E merkure, 11.12.2024, 05:38 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Garderoba e Britney Spears

E diele, 02.12.2007, 06:44 PM


Jeni të interesuar se cili është stili i ish këngëtares së muzikës pop? Dëshironi të visheni si ajo? Atëherë kushtojini pak minuta kohë gardërobës së saj për të parë më nga afër mënyrën e jetesës dhe për të kuptuar momentet e vështira që ka kaluar gjatë kohëve të fundit, të cilat vërtetohen mjaft mirë edhe me këto foto.

Xhinse tepër të ngushta dhe çizme të njëjta
 
Luku kazual është stili i saj i preferuar. Të pamungueshme thuajse kurrë në gardërobën e saj janë veshjet xhins, pantallonat tepër të ngushta, shpesh herë edhe transparente, por nuk duhen harruar edhe çizmet, të cilat ka mundësi të jenë të njëjtat gjithmonë.

Një baule, jo dy të tilla

Se çfarë ka vendosur brenda dy çantave të mëdha të njëjta nga forma dhe ngjyra, nuk dihet, por Britney preferon të jetë e sigurt se ka me vete gjithçka që i nevojitet.

Stili gjimnastikës
 
Sipas disa personave, Brit kishte vendosur të rikthehej në formën e mëparshme fizike. Dhe për të qenë sa më e sigurt në arritjen e rezultateve kishte dëgjuar se duhej të merrej me më tepër gjimnastikë, dhe kështu ka vepruar. Ndër të tjera këtë fizik të ri ajo duhet ta arrinte për këngën e re të saj. Nga fotot që paraqiten duket se vullneti i saj nuk ka munguar, por përzgjedhja e rrobave të duhura lë pak për të dëshiruar.

Kurrë pa syzet e diellit

Duke u nisur nga imazhet e shumta që paraqesin ish këngëtaren me syze dielli madje edhe në orët e vona të mbrëmjes, arrijmë në një konkluzion të vetëm, se Brit është tepër e pasionuar pas syzeze. Moda e tyre? Nuk ka rëndësi nëse janë të modës së fundit, apo jo, rëndësi ka që ato të jenë prezent në fytyrën e këngëtares pothuajse në çdo rast. Qëllimi i tyre është një dhe i vetëm, të mos bjerë shumë në sy.

Gjithçka në pah

Një gjë është tepër e qartë: Britney nuk adhuron të vesh të brendshme. Nëse do t’i referoheshim fotove të disa kohëve të mëparshme do të arrinim në përfundimin se Brit mund të ketë ‘alergji’ nga të brendshmet ndaj shpesh herë në festa të ndryshme nuk i ka mbajtur veshur fare ato, kjo ka ndodhur më shpesh gjatë stinës së verës. Veshjet e saj sensuale nuk kishin sesi të mungonin në një stinë kaq të nxehtë, ku spikasin pantallonat e shkurtra stili denim. Një veshje që këngëtarja e ka mbajtur veshur gjatë stinës së verës, jo vetëm gjatë ditës por edhe në mbrëmje.

Tepër e shkurtër!

Ndërsa përpiqej të hynte në makinë, Brit është fotografuar pa të brendshme. Faji ka qenë i tërë i veshjeve të shkurtra, të cilat nuk kanë qenë të përshtatshme për veprime të tilla. Edhe pse ka parë këto foto disa ditë më pas, Brinty nuk ka ndryshuar stilin e veshjes, dhe nuk është përpjekur t’i zgjas ato, veshjet e saj tepër, tepër të shkurtra.

Zonja e kapelave

Me përbërje leshi, sportive, stil marinari, stil sherifi ... Kapela është një ndër aksesorët e tjerë të shumtë në gardërobën e biondes, ajo është e pranishme pothuajse në çdo kohë, sidomos pas qethjes së flokëve të saj zero. Ajo që deri më parë është parë me të vetmin qëllim për të mbuluar mungesën e flokëve, tani është bërë një aksesor i pandarë nga jeta e saj, që mund të marrë emrin e firmës së stilit Britney.

Bionde, brune ... apo flokë kuqe?

Britney ka luajtur shumë me ngjyrën dhe gjatësinë e flokëve. Për të mbuluar defektet e qethjes zero, ka kërkuar ndihmë tek parukieri, i cili i ka rekomanduar paruket e llojeve të ndryshme, të cilat e kanë ndihmuar të ndryshojë jo vetëm gjatësi floku, por edhe ngjyrë të tij, stil duke u përshtatur me tekat e momentit.

Çfarë konfuzioni!

Ajo që mungon në stilin e Britney është një linjë e mirëfilltë stili. Pra këngëtarja e muzikës pop nuk është se shquhet shumë për performancën e saj moderne. Edhe pse vishet sipas mënyrës së saj, ndonjëherë harron të vështrojë edhe defektet që shfaqen në veshjet. Njëri prej këtyre defekteve nuk ka nevojë për shumë përqendrim, është tepër i dukshëm në getat e saj. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora