E diele, 28.04.2024, 03:35 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Shqiptaret nen “kthetrat” e semundjeve te zemres

E diele, 07.10.2007, 06:15 PM


Semundjet e zemres zene vendin e pare ne vendin tone, ne renditjen e semundshmerise, dhe po keshtu edhe shkaktaret kryesore te vdekjeve. Shkak mbetet duhani, alkooli, si dhe obeziteti. Keto jane te dhenat me te fundit qe japin mjeket kardiologe ne vendin tone. Po nuk jane vetem duhani dhe alkooli shkaktaret e ketyre semundjeve, por edhe ushqimi me shume yndyre, menyra e jeteses, qendrimi ne pune apo edhe lenia pas dore e vetes, shkaktojne probleme ne zemer, qe sjellin perkeqesim te shendetit. “Cdo vit ka nje rritje te numrit te nderhyrjeve ivazive te pacientet qe vuajne nga semundjet kardiovaskulare. Keshtu, gjate vitit te kaluar kane qene rreth 750, ndersa per kete vit numri eshte dyfishuar, duke shkuar ne 1500”, eshte shprehur Spiro Qirko, shef i kardiologjise, klinika II. Kurse nga studimet e kryera, shifrat mbeten te njejta ne te gjithe boten, ashtu edhe ne vendin tone, ku gjysmen e shifrave e zene semundjet kardiovaskulare dhe rreth 40 deri ne 50 per qind e shkaqeve te vdekjeve vjen serish nga semundjet e zemres.

Me te rrezikuar jane meshkujt, ndersa per sa u perket femrave, ato rrezikohen pas menopauzes. Kardiologet po shkojne gjithnje drejt eliminimit te ilaceve, ndersa theksojne se femrat kane nje zemer me te forte sesa meshkujt. “Raporti i semundjeve te zemres midis dy gjinive rezulton te jete 9 me 1. Nderkohe qe kjo shifer balancohet kur grate e kalojne periudhen e menopauzes dhe behen me te prekshme nga keto lloj semundjesh”, pohon Artan Goda, shef i kardiologjise.

Por ajo qe mbetet problem ne vendin tone, sipas mjekeve, eshte financimi i paket per shendetesine nga shteti. Sipas te dhenave, jo me shume se 70 euro ne vit paguan shteti dhe shoqeria per cdo pacient, nje shifer qe, nese nuk dyfishohet sherbimi shendetesor, do te jete serish ne nivele te uleta. “Faktikisht, nje shqiptar, ne saje te mekanizmave te paformuara sic duhet ne sistemin e tregut te lire, paguan per shendetin e tij nga keto mekanizma te ndertuara nga 70 euro per person. Nderkohe qe kjo shifer tregon qe sistemi jone eshte tejet i nenfinancuar, ne raport me sistemet e tjera dhe kjo kerkon nje rregullim urgjent”, ka pohuar Goda. Sipas tij, kjo gje nuk lejon permiresimin e kualitetit, spitaleve dhe procedurave ne cdo spital te vendit. E vetmja zgjidhje, sipas specialisteve, mbetet nderhyrja e ISKSH-se, e cila duhet te mbledhe parate e njerezve dhe t’i drejtoje ato aty ku duhen per te ndihmuar keta njerez.

Shkaktaret e semundjeve te zemres

Menyra e ushqimit
Alkooli
Duhani
Obeziteti
Aktiviteti fizik
Stresi

Te dhena

40 per qind e pacienteve vuajne nga semundje te zemres
50 per qind e pacienteve vdesin nga keto semundje
9 me 1 eshte raporti meshkuj femer per semundshmerine
1500 nderhyrje jane bere ne QSUT kete vit
750 jane kryer nje vit me pare

QSUT Per here te kryhet vendosja e defibrilatoreve te platinueshem te nje 56-vjecar



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora