E shtune, 12.10.2024, 01:29 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Telematika në mjekësi

E shtune, 25.08.2007, 03:01 PM


Të marrësh vesh çfarë sëmundje ke edhe në distancë kilometrike

Leontina Nika

Zhvillimi teknologjik ka bërë të mundur në këto vitet e fundit  një aplikim me vlerë të telematikës dhe informatikës në fushën e mjekësisë. Rolin që merr teknika në mjekësi (telemedicine) në limitet e asistencës shëndetësore në një  zonë, po del gjithnjë e më tepër në plan të parë. Telematika e zemrës  ka shënuar hapa të mëdha përpara, duke i dhënë  prioritet shërbimit për të sëmurët që vuajnë nga zemra dhe që kërkojnë ndihmë të menjëhershme ose kontroll periodik e asistencë në shtëpi.

Kohët e fundit po propagandohet me të madhe për telematikën në mjekësi, si është gjendja konkrete
Teknologjia informatike shumë e pranishme në të gjitha sferat e jetës, ka një paradoks në mjekësi. Duhet pranuar se sektori i mjekësisë fatkeqësisht jo vetëm në vendin tonë, por dhe në vende të zhvilluara është akoma i prapambetur për sa i përket teknologjisë informatike. Kjo nga që bota informatike është diçka larg asaj mjekësore, më shumë për shkaqe psikologjike, por dhe të tjera, ngaqë mjekët e kanë të vështirë të mbështetin kompetencat e veta tek teknikët-informaticien. Nga ana tjetër këto sisteme informatike janë shumë të kushtueshme, pa marrë parasysh këtu dhe frikën e pacientëve për mjekësinë instrumentale me kompjuter në distancë (kjo e mban mjekun larg, nuk ka kontakt direkt) Telemedicina  zhduk distancën ndërmjet mjekut e pacientit, e cila është më shumë territoriale sesa organizative.

 Sa janë mundësitë reale për zhvillimin e telematikës?!
Zhvillimi i telematikës është i lidhur me aftësitë e mjekut. Sa më të mëdha janë njohurit e tij, aq më e zhvilluar është telematika. Telemedicina, si teknologji informatike është një instrument që unifikon mjekun me të sëmurin, që bën të mundur ruajtjen e kontaktit midis tyre dhe në distanca të mëdha, pra nuk shihet si një shërbim qetësues, por si një metodë efikase dhe eficente ndjekje. Me anë të saj mund të raportohen ekzaminimet në distancë duke dhënë, transmetuar imazhe radiologjike, duke ndjekur të sëmurët me EKG-E, kapacitetin vital të mushkërive, gjendjen e fëmijës te gratë shtatzënë etj.
 
Principet bazë të kësaj metode
  
Telemedicine u lejon specialistëve të ndryshëm mjek që dhe në largësi të mëdha, të arrihen të bëhen konsulta me të sëmurët, duke patur në dispozicion të gjitha të dhënat klinike, në mënyrë të menjëhershme dhe të sigurt. Me anë të kësaj teknike mund të merren të dhëna klinike nga i sëmuri konkret, pa qenë i detyruar që të vijë në spital, por duke  i transmetuar apriori direkt nga shtëpia e vet dhe në distanca të largëta, kjo metodë i vjen  në ndihmë veçanërisht të sëmurëve, që nuk kanë mundësi fizike për të lëvizur. Të dhënat e marra nga aparatura nxirren, arshivohen dhe vihen menjëherë në dispozicion të mjekut, duke spostuar kështu lidhjet logjistike, që do të vononin e do të kufizonin kohën për t’u lidhur me mjekun.

Ka rreziqe Telemedicina…
Ky mentalitet rrjedh sigurisht nga keqkuptime ose mosnjohja e telematikës në mjekësi. Telematika në thelb është mjekësi përpunuese dhe si e tillë ajo u përmbahet dhe u përgjigjet kërkesave sipas kushteve të paracaktuara. Në këtë kontekst duhet kuptuar se: telematika është një mënyrë komunikimi për të transmetuar, ose për të marrë të dhëna, pra nuk është një vizitë mjekësore  ose një sistem i ri konsulte telefonike. Gjithnjë përfshin brenda saj mjekun, çdo gjë kalon nëpërmjet tij dhe nuk është asnjëherë vetëmjekim.

Ja çfarë është Telekardiologjia
Përdorimi i telematikës mjekësore në të sëmurët që vuajnë me zemër (telekardiologjia) lejon të kryhet ekzaminimi kryesor, siç është EKG-ja(elektrokardograma). Nëpërmjet EKG-es varet çdo ndërhyrje për të trajtuar të sëmurin me zemër: si në rastet e prishjes së ritmit të zemrës ( arithmi) apo të infarktit të zemrës, ku çdo vonesë  mund të ketë pasoja deri fatale për të sëmurin, pra kjo vërteton menjëherë shqetësimin e pacientit dhe i jep në vend rrugëzgjidhje. Pra teknologjia ka mundësi ekzekutimi dhe në distancë, merr dhe jep informacione dhe përcjell imazhe, si dhe i raporton ato menjëherë tek kardiologu i qendrës së pritjes, duke kryer veprime dhe terapeutikë në kohë rekord.

Përparësitë e telemedicinës së zemrës për të sëmurët
Nëpërmjet telekardiologjisë bëhet kontakti midis mjekut dhe të sëmurit, duke përmirësuar cilësinë dhe kohën e ardhjes së mjekut dhe në të njëjtën kohë duke garantuar cilësi të mirë të ecurisë së pacientit. Kështu që shoqëria e Telekardiologjisë “ Sorin life watch” ka afruar mbështetje për të sëmurët, duke i ndjekur me monitorin e EKG-es, duke i dërguar ato me telefon, ku operatori i qendrës në lidhje direkte vlerëson të dhënat dhe ia dërgon fishën e EKG-es mjekut kardiolog të shërbimit, që është prezent në çdo kohë dhe sipas rastit ndërmerren masat e duhura dhe jepet përgjigjja në kohë rekord pacientit. Pra telemedicina është instrument i përshtatshëm, si për të sëmurin dhe për mjekun. Kohët e fundit ka filluar monitorimi i presionit parcial të oksigjenit në gjak. Po aplikohet edhe Telespirometria (matja e kapacitetit vital të mushkërive) dhe po monitorohet gjendja e fëmijëve me probleme tek gratë shtatzëna e të gjitha këto dhe në distanca  me kilometra. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora