E premte, 29.03.2024, 11:11 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Goja nuk është vetëm për të folur (Nuk keshillohet qe ta lexojne moshat e reja)

E shtune, 28.07.2007, 07:05 PM


Nëse kënaqësia e provuar nga seksi oral është aq e thellë, kjo ndodh vetëm ngaqë goja është një organ kompleks, efikas dhe sensual.

Instrumentet e kënaqësisë

Goja
Mund t’i përmbajë disa pjesë të trupit: buzët, veshin, një porcion lëkure dhe natyrisht edhe penisin ose testikujt. Sepse goja është e nxehtë, e butë dhe e ndjeshme, që e bën një organ kënaqësie ekstremisht eksitues.

Gjuha
Gjuha bashkë me gishtat është zona më e ndjeshme dhe më elastike e trupit. Prandaj edhe ledhatimet e saj janë aq të efektshme. Është edhe organi i shijes dhe kjo bën që në të njëjtën kohë, personi që jep kënaqësi, merr gjithashtu duke shijuar trupin e tjetrit.

Buzët 
Janë barriera mes brendësisë dhe jashtësisë të trupit. Limiti mes puthjes së thjeshtë dhe french kish-it më penetrues është një metaforë e raportit seksual. Buzët janë aktive, sepse mund të thithin, të marrin frymë, të përkëdhelin dhe të kenë mbrapsht në mënyrë simetrike të njëjtat gjeste!

Dhëmbët
Në brendësi të butësisë dhe lagështisë së gojës dhëmbët janë si një shkëmb! Ky ndryshim i bën interesantë në praktikumin e seksit oral. Dhëmbët mund të provokojnë ndjesi të reja... me kusht që partnerët të kenë besim te njëri-tjetri!

Pështyma  
Është lubrifikuesi i sigurt i puthjes. Po dhe lubrifikanti natyral i takimeve “gojë-organ seksual”. Pikërisht si aroma e një pjate të mirë, dëshira provokon sekretimin e pështymës. Pështyma mund të përdoret me dëshirë si lubrifikues dhe gjatë penetrimit penis-vaginë. Është gjithmonë e lehtë për t’u pasur dhe e efektshme!

Shija
Të shijosh tjetrin me gjuhë, me gojë. Ka shije të ëmbël, të kripur, pak të hidhur? Kur e dëshiron të lind dëshira ta hash partnerin... Shija, ashtu si nuhatja, lejon ta eksperimentosh thellësisht seksin oral.

Nuhatja
Është më e vjetra, më primitivja nga të pesta shqisat. Seksi oral lejon ta njohësh vërtet intimitetin e tjetrit. Dhe kur dashurohesh, aroma e tjetrit të duket e ëmbël... por me kusht që higjiena të respektohet!

Fryma
Duke nxjerrë frymën mund të bëhen përkëdhelje më të lehta se një pupël, në gjithë trupin e tjetrit ... 

Kushtet e nevojshme

Përderisa seksi oral është një kënaqësi, dhe disa kushte janë të pashmangshme!

Higjiena
Zonat erogjene sekretojnë më shumë se çdo pjesë tjetër e trupit dhe këto sekrecione kanë një erë të fortë, prandaj duhet të laheni domosdoshmërisht shpesh dhe mundësisht dhe para takimit në shtrat. Kjo nuk do të thotë që higjiena duhet t’ju kthehet në një obsesion. Mund të mjaftojë dhe uji. Mos e tepro me detergjentin, për sa kohë zonat intime janë shumë të ndjeshme!

Parfumi  
I pakëshillueshëm! Sidomos deodorantët intimë alla amerikanë. Zonat gjenitale të partnerit me aromë çamçakëzi luleshtrydheje dhe menteje nuk janë eksituese. Në rast se ke frikë se higjiena (jotja apo e tija) nuk është nga më të mirat, propozoji të nisni me një dush të përbashkët!

Liri e plotë 
Goja jote ka dëshirë të përshkojë lëkurën e tij, të prekë trupin e tij, penisin e tij? Shumë mirë! Por kurrë mos u ndje e detyruar, mos lejo të ndikohesh. As mos i kërko të bëjë diçka që nuk ka dëshirë. Nuk ekziston kënaqësi e vërtetë pa liri. 

Ta ndani bashkë kënaqësinë  
Kur je në çift, duhet të jesh e vëmendshme ndaj të dhënit dhe të marrit. Në rast se shkëmbimi ndodh sistematikisht, rrezikoni të gjendeni në një ngërç. Merrni role të ndryshme, jini aktivë dhe pasivë me radhë. Kështu raporti do jetë më i ekuilibruar

Strisha apo brisk?
Brisku ose kremi janë praktikë, por qimet rriten më shpejt dhe më të ashpra, gjë që s’është e këndshme as për ty as për tjetrin që duhet të vërë gojën aty. Strisha të dhëmb më shumë, por lëkura është më e lëmuar dhe pse mund të formohen kokrriza. Atëherë të takon ty të zgjedhësh…

Zonat e kënaqësisë femërore
Shqisat e dëshirave të një gruaje janë të shumëfishta. Kështu që përkëdheljet mund të ngacmojnë zona ndjesore të panumërta …

Klitori   
Është organi i vetëm njerëzor i specializuar ekskluzivisht për kënaqësinë. Është pra elementi ideal për stimuj të shumëfishtë kur duhet të arrihet deri në fund të kënaqësisë. Disa femra preferojnë ngacmimet e fuqishme, disa më delikate, disa të tjera përkëdheljet jo të drejtpërdrejta rreth klitorit, që duke qenë shumë i ndjeshëm nuk i duron kontaktet e drejtpërdrejta. Një zonë e panjohur: baza e klitorit që ngjitet drejt kockës së pubisit: duke e stimuluar në mënyrë energjike këtë zonë mund të arrihet orgazma.

Buzët e vogla  
Të fryra prej dëshirës, formojnë një si hinkë në hyrje të vaginës. Ato fryhen sepse përmbajnë trupa erektilë dhe sepse janë organe seksuale. E megjithatë puthen, shumë më rrallë nga buzët e gojës edhe pse sjellin një kënaqësi shumë më tepër seksuale. Mëkat!

Hyrja e vaginës  
Goja mund të puthë hyrjen e vaginës, gjuha mund të hyjë për disa centimetra. Mjafton për të lindur kënaqësinë? Sigurisht! Në fakt zonat më erogjene janë ato afër hyrjes së vaginës që është dhe një zonë shumë e butë: mund të hapet dhe mbyllet, të lejojë hyrjen dhe ta ndalojë. Është një lojë shumë intime …

Gjoksi  
Ngacmimi i kokave të gjoksit, duke i thithur si një i sapolindur është shumë eksituese për pjesën më të madhe të femrave. Ato që nuk ndjejnë asgjë me sa duket e kanë pasur me ngut, s’kanë pasur kohën për të zbuluar ndjesi të reja. Thithja e kokave të gjoksit stimulon prodhimin e oksitacinës, hormoni i orgazmës dhe i prodhimit të qumështit te gratë me fëmijë në gji. Ia vlen barra qiranë të këmbëngulët pak!

Pjesa e brendshme e kofshëve 
T’i përkëdhelësh, t’i shtyrdhësh, t’i lëmosh duke lëvizur gradualisht drejt organit seksual është një strategji e mirë për të rritur tensionin dhe eksitimin. Burrat ekspertë në këto nxehje e dinë mirë!

Perineu  
Pas vulvës, ndërmjet hapjes së vaginës dhe anusit ndodhet një zonë e lënë pas dore. Edhe pse, më pak erogjene se klitori, përkëdheljet në zonën e perineut nxisin ndjesi të këndshme dhe madje shumë të fortë te disa gra.

Zonat e kënaqësisë mashkullore
Të lëvizësh gradualisht nga zonat më pak të ndjeshme te ato më të ndjeshme mund të rrisë në maksimum eksitimin. Ndiq këto këshilla …

Kokat e gjoksit  
Te meshkujt është një zonë shumë erogjene dhe e lënë pas dore. Më shumë efekt ka thithja energjike por që ta kënaqë partnerin. Kjo rrit ereksionin në rast se zgjat shumë.

Perineu
Është pjesa ndërmjet zonës së fundit të penisit, bazës dhe anusit. Në këtë zonë rrënja e penisit shtrihet nën lëkurë. Ta puthësh, ta përkëdhelësh me gjuhë, të shtrëngosh me buzë: në përgjithësi janë gjeste që vlerësohen. Por kujdes: mos ki frikë se po tregohesh shumë energjike: duke shtyrë mirë rrënjën e fshehur të penisit do mund ta ndjejë vëmendjen tënde. Përndryshe vetëm lëkura do e ndjejë përkëdheljen!

Testikujt
Është pjesa më e ndjeshme në trupin e meshkujve që ndjen çdo gjë, përkëdheljen e buzëve, lagështinë e gjuhës, gojës. Sidomos pjesa e bazës së penisit dhe fillimit të testikujve është shumë delikate.

Frethi
Është zona më erogjene e testikujve. Është mirë të mos nisësh nga kjo zonë shumë e ndjeshme, por të shkosh ngadalë pasi të kesh eksploruar çdo pjesë. Kujdes: Duhet të lëvizësh me shumë delikatesë. Një kontakt  i lehtë mjafton për ta bërë partnerin të provojë ndjesi të forta!

Penisi  
Është bërë për t’u përkëdhelur, por me forcë, sepse nuk është i ndjeshëm si testikujt. Është receptiv sidomos ndaj presioneve energjike, sidomos në zonën e sipërme, ku është më pak i fortë dhe gjatë ereksionit. Kur goja nis lëvizjet “vajtje-ardhje” penisi preferon kontaktet e fuqishme jo si testikujt që duan ëmbëlsi!  

Gjestet që duhen praktikuar

Për seksin oral na duhet goja dhe organet seksuale. Po si? Si ta bësh? Disa ide janë të qarta të tjera jo! Ideale është të provosh me gjithë përbërësit deri sa të gjeni recetat që ju pëlqejnë !

Lëpirja
Gjuha është e lëvizshme, e butë, e lagur dhe delikate. Është organi ideal për përkëdhelje shumë erotike. Ndërkohë të lëpish do të thotë të përkëdhelësh me gjuhë, por dhe të shijosh tjetrin, pra një kënaqësi e ndarë. Dhe gjuha mund të argëtohet, të bëjë rrathë, të dridhet, të lëvizë dhe gjithçka tjetër që mund të sjellë në mendje fantazia!

Thithja  
Thithja është një gjest që nxit zonën në të cilën praktikohet! Është shumë eksituese të thithen kokat e gjoksit, por mund të thithen testikujt, klitori, penisi ose edhe vulva.

Të frysh
Një përkëdhelje me ajrin që frymëmerr. Ajri i nxjerrë është i ngrohtë, i lagësht dhe kënaqësia që rrjedh prej kësaj është shumë e ëmbël. Nuk është shumë eksituese kur bëhet fjalë për një kontakt të drejtpërdrejtë, por dhe lehtësisht mund të jetë i parezistueshëm.

Shtypja
Të ushtrosh presion me gjuhë, me buzë dhe me dhëmbë. Të shtypësh ritmikisht, të ushtrosh një trysni të gjatë, ose ta alternosh me përkëdhelje më të lehta... Trysnia është shumë erogjene në zona si klitori dhe testikujt se aty receptorët e kënaqësisë janë shumë të ndjeshëm.

Kafshimi 
Dhëmbët mund të ngjallin kënaqësi ose dhembje. Atëherë duhet t’i përdorësh me kujdes duke kërkuar kufirin ndërmjet të mirës dhe të keqes...

Të përdorësh ushqime
Një kub akulli në gojë për të futur drithërimat, një çamçakëz me mente, çaj të nxehtë. Ka nga ato që pasi e kanë provuar kanë dëshirë të rifillojnë, disa parapëlqejnë të provojnë diçka tjetër! Po ti?

Sjelljet që duhen shmangur
Imagjinata nuk ka kufij, është e vërtetë. Po në rast se doni të krijoni me partnerin një fond kënaqësish të përbashkëta, nuk duhet harruar se ka disa sjellje që mund të rezultojën negative për çiftin. Ja më kryesoret

Të ushtrosh trysni mbi kokën
Gjatë seksit oral, disa meshkuj kërkojnë nga partnerja të gjunjëzohet para tyre dhe i mbajnë kokën duke imponuar me duar ritëm. Kjo është shumë e pakëndshme për partneren, që ka përshtypjen se është një skllave dhe jo një dashnore e apasionuar. Mos hezito të kundërshtosh në rast se nuk ndihesh mirë!

Ejakulim në fytyrë
Sigurisht nuk është e ndaluar, po duhet aplikuar vetëm kur dëshira është e përbashkët  dhe e pranoni të dy. Për disa femra është shumë eksituese... për të tjera krejtësisht e pakëndshme. Prandaj fillimisht duhet të flisni!

Kafshimi 
Kafshimi është shumë erotik kur bëhet butë. Por kujdes në testikuj, gjatë penisit, në klitor. Pyesni njëri-tjetrin është e këndshme ajo që po bëni dhe në mund të ushtroni më shumë forcë

Imitimi i X-it 
Në rast se pornografia bëhet pikë referimi rrezikohet që të zvogëlohet kënaqësia e vërtetë. Shumë e rëndësishme në seks nuk është të provosh sa më shumë gjëra të jetë e mundur, por të ndash një moment që ju bën të ndiheni më afër me partnerin. Të imitosh rregullisht sjellje arrogante mund të bezdisë, të bllokojë ose të ndalojë ndjenjën dhe bashkëpunimin, të përparojë. Në të kundërt nuk është e ndaluar të luani këtë lojë po t’ju duket e këndshme. Thjesht duhet ta njihni njëri tjetrin dhe në këto preferenca.

Hakmarrja   
“Në rast se nuk më bën këtë apo atë... do të hakmerrem”. Të detyrosh dikë të bëjë apo të pranojë një akt që nuk e pëlqen nuk është dashuri. Do të thotë ta poshtërosh ta trajtosh si objekt. Kur ndiheni të lirë, tentoni të çliroheni më shumë seksualisht! 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora