E merkure, 04.12.2024, 09:02 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Luana Vjollca emocionet e të shkelurit në “Fashion TV''

E diele, 24.06.2007, 10:06 PM


Modele - Luana Vjollca emocionet e të shkelurit në “Fashion Tv”

Modelja 15 vjeçare është zgjedhur imazhi i agjensisë “Elite Model Look”

Është vetëm 15 vjeç, por mosha për modelen Luana Vjollca nuk është aspak një pengesë. E zgjedhur nga agjensia prestigjoze e modës “Elite Model Look” ajo do të jetë edhe imazhi i sfilatës së Joni Peçit e cila do të organizohet në Paris dhe ku do të prezantohet në kanalin “Fashion Tv”. Por jo vetëm kaq, Luana është zgjedhur të jetë edhe  imazhi i sfilatës surprizë e cila pritet të fillojë së shpejti në Tiranë.
Adoleshentja po hedh fuqishëm dhe fort e sigurtë hapat e saj të parë në botën e ethshme të modës.

Kush ju ka zbuluar si modele?
Ishte vërtet një rastësi. Parukieri ku unë shkoj është mik me Joni Peçin. Ai më thoshte shpesh të takoja Jonin dhe një ditë unë vendosa ta bëja një gjë të tillë. Por dua të theksoj faktin se edhe nëna ime ishte një shtyse shumë e fortë. Që nga ai moment unë fillova të angazhohem seriozisht në sfilatat që organizonte Joni dhe të jem një ndër modelet e agjensisë së tij.

Si fillon dhe si mbaron dita juaj?
Normalisht fillon me shkollën, pasi jam nxënëse në vitin e dytë të shkollës së mesme. Pasditja shoqërohet me ndonjë kafe,  shpesh shkoj në palester. Ndërkohë që një pjesë të rëndësishme të ditës e zë angazhimi im si modele në agjensinë e Jonit.
Profesioni i modeles kërkon një trup perfekt. A ju nxit kjo për të mbajtur dietë?
Absolutisht jo. Unë ha çdo gjë, madje të preferuarat e mia janë çokollatat dhe patatinat. Mendoj se fakti që unë ha pak dhe shpesh bën që të kem një trup të mirë. Sigurisht që edhe palestra ndikon në ruajtjen e linjave.

Sa shpesh e frekuentoni palestren?
Sa herë që kam kohë të lirë e shfrytëzoj. Përgjithësisht shkoj një herë në dy ditë për rreth dy orë.

Ju jeni motra e balerinës bjonde të Fiks –Fare, Marinës. Sa ju ka ndihmuar dhe sa ju ka penguar popullariteti i saj në rrugën që keni nisur?
Përsa i përket modës nuk ka ndikuar fare, por sigurisht që ndjehem krenare që kam një motër të tillë.

Ju ende nuk keni përfunduar shkollën e mesme. Modën e shihni si profesionin tuaj primar apo do të zgjidhni diçka tjetër?
Dëshiroj shumë që të vazhdoj edhe universitetin, pavarësisht se nuk e kam vendosur ende çfarë dege do të zgjedh. Mendoj se kam ende kohë për  të bërë një zgjedhje të tillë. Përsa i përket modës e kam më shumë pasion të qenit modele të cilën pse jo mund ta kthej edhe në profesion.

A të frikëson e ardhmja apo e pret me shpresë e optimizëm?
Absolutisht jo. Nuk më step aspak, pasi mendoj se deri tani kam bërë zgjedhjet e duhura. Ndërsa për sa i përket së ardhmes jam po ashtu optimiste. Unë çdo gjë e marr me sportivitet.

Sa e vështirë është puna si modele?
Normalisht që është e lodhshme, pasi jam në fillimet e mija, por dëshira për të ecur përpara ma shkarkon çdo lodhje të mundshme.

Kujt ja dedikon arritjet e deritanishme?
Sigurisht familjes dhe në veçanti nënës time e cila më është gjendur pranë në çdo moment duke më dhënë forca edhe atëherë kur dukej e pamundur. Një falenderim të madh ja dërgoj edhe Joni Peçit i cili më dha mundësinë për të nisur një karrierë të tillë si modele.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora