Shtesë » Shoqëria
Duhani dhe Familja
E shtune, 21.04.2007, 05:16 PM
Përdorimi i cigares tek adoleshentët ndikon në tru
Duaje veten dhe te tjeret - STOP! |
Të rinjtë që fillojnë përdorimin e cigares në moshe të re e kanë me të vështire ta lënë cigaren. Eksperimentet janë bërë duke vendosur nikotinë tek minjtë. Aty u vu re se minjtë femra, me moshë pothuaj të njëjtë me një vajzë rreth 14 vjeçare, morën dy herë më shumë nikotinë se minjtë më të vjetër.
"Rezultatet tregojnë se nikotina në vitet e hershme mund të lëre pasoja të përhershme në trurin e njeriut" "Truri vazhdon të zhvillohet gjatë viteve të adoleshencës. Përdorimi i hershëm i nikotinës mund të shkaktojë ndalesën e parakohshme të zhvillimit të mëtejshëm të trurit" - tha Levin. Të rinjtë që përdorin cigaret në adoleshencë kanë më shumë mundësi për të qenë duhanxhinj të përjetshëm dhe e kanë më të vështirë të lënë cigaren, tha Edward Levin, i cili udhëhoqi studimet në Universitetin Mjekësorë të Durham-it në Karolinën Veriore, SHBA.
Shumica e pirësve të duhanit marrin këtë zakon të keq gjatë viteve të tyre të adoleshencës. Në SHBA 88% e duhanxhinjve ka filluar të përdorë duhanin para se ti mbushin 18 vjeç.
Fëmijët e çifteve që pijnë duhan qajnë më shumë
Nëse nëna dhe babai pinë duhan, bebet qajnë më shumë. Nëse babai pi më tepër se një paketë në ditë, ose nëse nëna gjatë muajve të shtatzënisë ka pirë maksimumi 10 cigare në ditë, lotët e bebit dyfishohen.
Lajmërimi vjen nga një studim holandez i publikuar në revistën "Acta Paediatrica". Sipas autorit, Sijmen A. Reijneveld, që punon pranë Universitetit të Groningenit, lidhja që ekziston mes të qarave të shpeshta të bebeve dhe vesit të duhanit, mund të gjendet në faktin se ekspozimi ndaj tymit të duhanit mund të shtojë dhimbjet e barkut te i vogli.
Në një studim të mëparshëm, i njëjti studiues kishte arritur të tregonte se te të sapolindurit, si duhani i nënës, ashtu dhe ai i babait, favorizon problemet intestinale, ndoshta për shkak të substancave irrituese që prodhon duhani. Autorët kanë studiuar rastet e 3 670 të sapolindurve nën 3 muaj dhe prindërve u është kërkuar të shënonin se sa kohë kishin qarë të vegjlit javën para intervistës dhe sasia është quajtur relativisht e konsiderueshme nëse kalonte tre orë për të paktën 3 nga 6 ditët që ishin marrë nën vëzhgim.
Të dhënat kanë treguar se fëmijët, prindërit e të cilit pinin duhan, kishin një propabilitet 69% më të lartë në krahasim me fëmijët e prindërve që nuk pinin duhan. E jo vetëm kaq. Rreziku për të qarë më shumë dyfishohej nëse babai i bebit pinte më shumë se 15 cigare në ditë dhe më tepër nëse nënat gjatë shtatzënisë kishin pirë të paktën 10 cigare në ditë.