Shtesë » Shoqëria
Cindy Crawford
E shtune, 26.08.2006, 10:55 PM
KRAUFORD, SIMBOL I MODES DHE EKRANIT TE MADH
Cindy Crawford |
Edhe para saj dolen modele te cilat shenuan epoka te caktuara ne boten e modelingut, por me paraqitjen e Sindi Krafordit, Naomi Kempbell dhe Kejt Mos, u statizua praktika me te cilen modelet nuk jane vetem bukuroshe te faqeve te para te revistave moderne apo kalendareve, por nje figure eminente te cilat me popullaritetin e tyre rrezikonin edhe artistet dhe kengetaret e ndryshem.
Sindi ishte ne nje familje te varfer. Prinderit ishin ndare qysh kur ishte e vogel, dhe kur ishte adoleshnete i vdiq edhe vellai me i ri nga leuçemia. Ishte nje nxenese e shkelqyer, regjistroi fakultetin, por nuk ia arriti ta perfundoje per shkak te perkushtimit si modele.
Suksesi i pare i madh i saj ishte ne vitin 1982, kur u zgjodh si model i vitit nga ana e agjensise Elite Look dhe kur u paraqit ne faqen e pare te revistes "Vogue".
Popullaritetin e arriti edhe me inçizimin e kasetave me fitnes, ushtrime, Tv reklama por edhe filmit "Fair game". Asnje modele para saj nuk kishte bere kaq reklama, kryesisht per parfume apo prodhime te shtepive te modes. Ajo kishte nje kontrate milioneshe me Pepsi Cola.
Ne vitin 1991 u martua me Richard Gere. Martesa e tyre ishte qe nga fillimi nen fokusin e shtypit te verdhe, keshtu qe çdo here silleshin fjale per probleme te tyre. Pas ndarjes me aktorin e njohur, Sindi Kraford eshte martuar me Rande Gerber, nje pronar i klubeve te nates ne Amerike. Ata kane dy femije. Qe atehere ikona e modes ka qendruar larg shtypit.
Koha Jone