Shtesë » Shoqëria
Pse seksi kërkon gjithmonë angazhim nga femrat
E marte, 17.07.2007, 06:55 PM
Përfundimi i psikologëve: Meshkujt duan më shumë ngrohtësi
Nuk është sekret fakti që femrat janë shpesh faktorë për ndryshimin e një marrëdhënieje. Mënyra se si gjërat funksionojnë ditët e sotme bëjnë që femrat të jenë më pjesëmarrëse se sa partneri i tyre, si në jetën shoqërore, në familje dhe në shtëpi, këto janë shprehje të mbështetjes dhe kujdesit të femrës. Por ndryshimet shpesh sjellin ankesa nga partnerët e tyre. Ajo çfarë vjen si pasojë e kësaj gjendjeje është një marrëdhënie e mënjanuar dhe pushim absolut të aktivitetit seksual, i cili largon energjitë e cilitdo partner.
Çfarë kërkon femra
Çdo individ ka mënyrën e vet të të qenit i dashuruar dhe të ndjerit dashuri. Për disa njerëz dashuria bëhet përmes fjalëve, pra fjalë të cilat të thëna nga parteri i bëjnë të ndihen të ledhatuara. Për të tjerë është thjesht një veprimi, për shembull njeriu i zemrës u përgatit një filxhan çaj, apo u vendos në sfond muzikë të lehtë dhe joshëse, dhe ndoshta edhe i thotë një poezi dashurie në mbrëmje. Ndërsa për individë të tjerë, dashuria është një formë komunikimi mes prekjes dhe seksit, strukur pranë njëri-tjetrit duke ledhatuar partnerin plot eksitim. Gabimi që bëjnë çiftet në një marrëdhënie është, se flasin me gjuhën e marrëdhënies së tyre, në vend që të flasin me atë të partnerit. Nëse martoheni me dikë nënkupton dashuri mes prekjesh. Sipas studiueses Micela Davis, nuk është që e thënë që femra të bëjë të gjitha punët, por të thotë që të punojë me zgjuarsi, pra t'i japë parterit atë që dëshiron dhe ka nevojë.
Fjalët dhe veprat
"Femrat thonë se kanë provuar gjithçka, por janë mërzitur. Por ajo çfarë kanë bërë në të vërtetë, është se kanë thënë gjithçka", vazhdon studiuesja. Davis mendon se, nuk është e drejtë të mendohet se përmirësimi i komunikimit në një marrëdhënie arrihet në sajë të aftësisë që kanë ata për të përdorur fjalën, kur në fakt pjesa më e madhe e komunikimit nuk është verbal. Për meshkujt është e rëndësishme të përmirësojnë aftësinë e tyre të fjalës, të njëjtën rëndësi duhet të kenë edhe për femrat, të jetojnë një botë më vepruese, më aktive dhe të egër. Ashtu si u pëlqen në të vërtetë meshkujve. Nëse individi ndihet i sigurt, i dashuruar, i dëshiruar përmes prekjeve e lejon veten e tij të jetë më i hapur dhe më "i lëndueshëm" në nivele të ndryshme. Personi është i gatshëm të dhurojë emocione e dashuri, gjë të cilën nuk mund ta bëjë kurrsesi nëse nuk ndihen në qendër të vëmendjes dhe nuk merr prekjen që dëshiron. Duke i dhënë parterit atë çfarë ai ka nevojë, nuk është një akt më të cilin nënvlerësoni veten tuaj. Është rritje e interesit vetjak. Ju "shpërbleheni" në formë të ndryshme dhe padyshim është përfitimi më i mirë, është ai i drejtpërdrejtë seksual. Marrëdhënia gjithashtu arrin të ndikohet nga ky fakt dhe në nivel të lartë sepse rritet intimiteti, partneri juaj është më i hapur dhe i drejtpërdrejtë më anë të fjalës si pasojë e të qenit fizikisht i lidhur. Kjo krijon energji dhe ju ndiheni më "i gjallë". Po ashtu përfton edhe mbrojtja e vetes sepse rrit ndjenjën e vetvetes si një qenie seksuale.
Koha për sulm
Kur kuptoni se keni folur për ndjenjat tuaja, i keni shpjeguar gjërat njëra pas tjetrës, jeni kërcënuar, fajësuar dhe përsëri pavarësisht asaj çfarë keni thënë, nuk keni vënë re asnjë ndryshim, atëherë është koha për t'i dhënë fund fjalëve dhe të pretendoni sikur parteri nuk mund të dëgjojë asnjë fjalë nga ato që thoni. Bëni diçka të ngjashme me një eksperiment. "Ajo çfarë u këshilloj femrave për të qenë më shumë seksuale nuk është vetëm të jenë nismëtare të marrëdhënies, edhe pse kjo është një pikë kyçe, por të bëjnë parterin e tyre të ndihet i dëshiruar", thekson Davis. Komplimentet, një shënim dashurie ndonjëherë me ngjyrime seksuale, mënyra se si joshni partnerin me veshjen dhe sjelljen tuaj janë pjesë të shumë të rëndësishme për të krijuar një marrëdhënie të mirë seksuale. Mbani pasionin dhe ndizni veten tuaj, atëherë ky "eksperiment" të jeni të sigurta se do të funksionojë.
10 sekrete për të patur sukses
1. Tregoni kujdes në takimin e parë sepse ka shumë rëndësi. Kini paraqitjen tuaj më të mirë dhe veproni siç duhet.
2. Jini i vëmendshëm. Merrni disa minuta kohë për të thithur më shumë informacion për partnerin tuaj.
3. Bëni komplimente. Gjeni diçka për personin që ju pëlqen. A ka apo jo flokë të bukur, apo sy të bukur etj?
4. Lëreni negativitetin mënjanë. Puthja e vdekjes është kur risillni në mend gjëra të këqija.
5. Flirtoni. Një libër i tërë mund të shkruhet për efektin pozitiv që ka flirtimi tek një njeri.
6. Kërkoni atë që dëshironi. Të kërkosh nuk garanton se do të marrësh atë çfarë dëshiron, por sigurisht që shton numrin e shanseve.
7. Kontrolloni veten. Ndryshimi mes intimitetit romantik të “papjekur” dhe atij të “maturuar” qëndron në faktin se të rriturit mësojnë të kontrollojnë impulset e tyre.
8. Mos ngatërroni fantazinë me realitetin. Keni njohur një person shumë të dëshiruar dhe në mendjen tuaj e dini se do të mund të kishit në lidhje romantike shumë të bukur së bashku.
9. Vendosni limite mes njëri tjetrit dhe qëndrojini besnik atyre. Komunikoni hapur rreth asaj çfarë pëlqeni dhe jo , cilat fjalë apo fantazi janë eksituese dhe cilat jo.
10. Jini të sjellshëm. Disa nga fjalët më seksi në të gjitha gjuhët e botës janë “të lutem”, “faleminderit”. Sado e rëndë te jetë situata, sjellja e mirë tregon se keni respekt për partnerin dhe se vlerësoni shoqërinë e tij.