E premte, 08.11.2024, 10:34 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Kur dieta përfshihet në stilin e jetës

E shtune, 28.07.2007, 07:46 PM


Vrapo për t’iu larguar nepsit. Shih çfarë ha. Respekto ca rregulla krejt ndryshe nga ato gramaturat e mërzitshme të dietave që të stresojnë. Dhe do shohësh që forma perfekte nuk është pamundur

Tani po që nuk mund të shtyhet më ndryshimi i programit dhe regjimit për ta përshtatur me kriteret që stina e dekolteve dhe minifundeve, madje dhe e rrobave të banjës, kërkon. Duhet të vendoswsh në qendër të objektivave formën perfekte trupore. Të arrish peshën ideale, por dhe ta ruash atë, kërkon pak a shumë të njëjtin kujdes: duhet të hash ushqime të shëndetshme, të kontrollosh masat e porcioneve dhe të bësh ushtrime rregullisht. Po që trupi të mos pranojë kilogramët shtesë, duhet të mësohet me disa “rregulla”, të cilat duke i futur në rutinën e sjelljes nuk do duken aspak të bezdisshme, përkundrazi pas pak kohësh do bëhen pjesë e natyrshme e jetës së përditshme. Ja ku janë 20 ide që të përforcosh stilin e shëndetshëm të jetës dhe të kesh një shqetësim më pak për sa i përket paraqitjes. 

Ushtrohu 30 -60 minuta çdo ditë. Po ta kesh kohën të kursyer, bëj ushtrime disa herë gjatë ditës për periudha të shkurtra, për shembull tri herë nga 10 minuta deri në një herë të vetme 30 minuta.

Ha tri vakte të shëndetshme gjatë ditës përfshirë një mëngjes të pasur. Të mënjanosh vaktet do të thotë të rrisësh urinë. Kjo mund të shpjerë në tejngrënie.

Përqendrohu te frutat dhe perimet. Mbushe pjatën me drithërat e mëngjesit, me luleshtrydhe ose banane të prera. Përzieje kosin me manaferra dhe pjeshkë. Mbushe sanduiçin me perime, si domate, lakër, qepë, speca dhe kungull.

Pesho veten rregullisht. Kontrolli i peshës tregon a po funksionojnë mënyrat  e tua dhe ndihmon të spikasësh shtesat e vogla para se të bëhen të mëdha.

Mos mbaj ushqime të gatshme në shtëpi. Po të jesh nga ato që sa herë mërziten kanë nevojë për ushqime të yndyrshme dhe shumë kalorike, më mirë mos të kesh të tilla afër. Ushqimi i gatshëm është një nga nxitësit për të ngrënë.

Planifiko një aktivitet familjar. Me gjithë familjen shkoni për një shëtitje me biçikletë, për vrap, apo thjesht luani me top.

Ha në fillim ushqime të shëndetshme. Ha ushqime të shëndetshme dhe të varfra në kalori fillimisht, që kur të vijë koha për të provuar të preferuarat e tua, të skuqura apo ëmbëlsira, nuk do jesh aq e uritur.

Kushtoju rëndësi racioneve. Shërbeji ushqimet të vendosura në pjatë në vend që të vendosësh një supierë apo të ngjashme me të mbi tavolinë. Servir më pak se sa mendon se do hash. Mund të marrësh përsëri nëse vërtet do jetë e nevojshme.

Krijo mundësi për të qenë aktive. Shko përherë në këmbë në dyqan. Ndiqi pas fëmijët në lojërat e tyre.

Ulu në tavolinë me familjen për vaktet. Shmang ngrënien para televizorit. Ndjekja  e televizionit ndikon shumë në çfarë dhe sa hanë njerëzit.

Shiko çfarë ha. Të hash direkt nga ambalazhi nuk të jep idenë e sasisë që po ha. Ta shikosh ushqimin në pjatë të bën të ndërgjegjshme për sa po ha.

Alterno aktivitetet e tua. Ndrysho rregullisht rutinën e aktivitetit tënd për të shmangur  veljen me një ushtrim. Ec disa ditë, noto një tjetër dhe bëj shëtitje me biçikletë. Zbulo aktivitete të reja: karate, kërcim, tenis.

Qetëso ditën tënde. Stresi mund të të shkaktojë uri. Krijo strategji që të ndihmojnë të qetësohesh kur kupton se je e stresuar. Bëj ushtrime, merr frymë thellë, madje dhe teknikat e çlodhjes  së muskujve apo një e qeshur mund ta lehtësojnë mërzinë.

Ha në shtëpi. Njerëzit hanë më shumë ushqim në restorant se sa në shtëpi. Përcakto sa shpesh ha në restorant. Nëse vërtet ha shpesh jashtë, atëherë vendos çfarë dhe sa do hash para se të porosisësh.

Planifiko vakte të ndërmjetme të shëndetshme. Vaktet më të mira të ndërmjetme përfshijnë frutat, perimet, drithërat dhe produkte bulmeti me pak yndyrë. Frutat të freskëta apo frutat e prera në kos, krekërsa me drithëra janë të gjitha zgjedhje të mira.

Përgatit një mëngjes me drithëra shumë fibroze

Kërko ato thekra që përmbajnë në  emërtim “me krunde” ose “fibra’”. Ose shto pak lugë gjelle miell të plotë në drithërat e tua të preferuara.

Ec 10 minuta në orarin e drekës. Ose zgjohu disa minuta më herët në mëngjes dhe bëj një shëtitje të shkurtër.

Planifiko një pazar të përjavshëm. Bëj një listë të detajuar kur shkon për të blerë ushqime, që të shmangësh ato vajtjet urgjente në dyqan, ku i nënshtrohesh impulsit.

Kërko të shpërqendrohesh kur po lufton me nepsin. Telefono një mikeshë, vër muzikë dhe bëj ushtrime ose kërce, bëj punë shtëpie ose nisja vrapit. Kur mendja nis të punojë për diçka, nepsi largohet.

Shpërble veten. Të biesh në peshë është një arritje e madhe. Shpërbleje veten me çmime jo ushqimore, një veshje të re, ose një dalje me miqtë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora