E marte, 23.04.2024, 10:21 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Dielli në një shishkë

E shtune, 28.07.2007, 08:29 PM


Një ngjyrë e bukur dhe lëkurë e artë që në ditët e para të verës! Është shumë e thjeshtë me autoabronxuesit. Formula të lehta, të lëngshme, të freskëta, të pasura me agjentë hidratues dhe mbrojtës, që të bëjnë më të bukur në një kohë rekord.

Por kujdes, duhet të zgjedhësh të duhurin. Ndiq këshillat tona dhe... jepi. Të duhet një lëkurë e bonxtë.

Për një nxirje të arrirë të lëkurës, është mirë të zgjedhësh produktin duhur: spraj, krem, locion, xhel apo peceta. Dhe mos harro sekretet e aplikimit të autoabronxuesit: një gommage e thellë para së të vendosësh produktin, një mënyrë e veçantë për ta përhapur dhe mbi të gjitha disa rregulla bazë për të kuruar lëkurën dhe për të bërë që efekti nxirës të zgjasë sa më shumë.

Spraj

Ideal për trupin, lejon një shpërndarje prej 180 gradësh dhe të lejon të arrish edhe zonat më të vështira, si shpina, pjesa e pasme e këmbëve... spërkatu 30 cm larg nga trupi, nga poshtë lart, nga duart të shpatullat nga këmbët tek kofshët.

+

Praktik dhe i shpejtë si në aplikim ashtu edhe në tharje. Dhe menjëherë më pas mund të veshësh rrobat.

E vështirë ta mbash larg një zone që nuk dëshiron. Sprucohet pak në të gjitha vendet. Edhe aty ku nuk duhet.

Këshilla jonë

Ideal kur je me nxitim: sprucon pakëz mbi këmbë, sidomos kur janë të nxira dhe del. Kujdes kur e përdor për herë të parë. Rrezikon të gjesh njolla më të errëta në trup. Mos e përdor kur duhet të dalësh për raste të veçanta.

Xheli 

Është perfekt për trupin dhe shumë i lehtë për t’u aplikuar. Xheli është i freskët dhe depërton shumë shpejt në lëkurë. Mjafton një masazh i lehtë.

 +

I thjeshtë për t’u përdorur.  

-

Rrezik për njolla të vogla, nëse nuk shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme.


Këshilla jonë

Është mirë të përdoret në një lëkurë jo shumë të thatë, sepse ky produkt nuk është shumë ushqyes. Prandaj depërton dhe thahet shpejt.

Kremi

Wshtw më i përshtatshëm për fytyrën. Kremi është i bardhë, transparent ose lehtësisht i ngjyrosur. Shpesh përmban agjentë ushqyes. Duhet të aplikohen vetëm në mënyrë uniforme.

+

Një trajtim i vërtetë kozmetik.

-

Aroma ndonjëherë është shumë e fortë. Koha e depërtimit në lëkurë është më e gjatë.

Këshilla jonë

Mund të përdoren sidomos në ato raste kure lëkura është shumë e thatë.

Pecetat abronxuese

Janë tërësisht të ngjashme me pecetat e lagura që përdoren për pastrim. Shumë praktike për t’u mbajtur gjithmonë me vete.

+

Nuk zënë shumë hapësirë dhe e abronxojnë shumë shpejt lëkurën.

-

E vështirë për t’u aplikuar në mënyrë uniformë në të gjithë trupin.

Këshilla jonë

Ideale për t’u përdorur në momentin e fundit, për raste të veçanta.

Para së gjithash skrabin

Për të arritur një rezultat të mirë, fërko lëkurën në dush me skrab, duke përdorur lëvizje rrethore të lehta, për të eliminuar qelizat e vdekura në sipërfaqe të lëkurës. Epiderma do të bëhet më elastike dhe e gatshme për të përthithur autoabronxuesin.

Apliko si një eksperte  

Vendos produktin mbi lëkurën e thatë, duke e shpërndarë me masazhe të lehta, me pëllëmbët e duarve të hapura mirë. Shmang vendosjen e produktit në rrënjët e flokëve dhe tek pjesa e vetullave. Laj mirë duart dhe pastro thonjtë pas përhapjes së produktit, për të shmangur ngjyrosjen e tyre.  

Mos e ekzagjero me sasinë. Për të riformuar ngjyrën, vendos sërish pak produkt tre orë pas aplikimit të parë, deri sa të arrish ngjyrën e dëshiruar.

Koha e përshtatshme është mbrëmja, sepse do të jesh më e qetë dhe do të kesh më shumë kohë. Prit derisa produkti të jetë tharë plotësisht para se të veshësh rrobat.

Zgjat efektin

Për të bërë të mundur që efekti i nxirjes të zgjasë sa më shumë, përsërit operacionin 1-2 herë në javë dhe mos harro përdorimin e një kremi të mirë hidratues. Nuk ka nevojë të përdorësh një krem pas dielli, që është shumë ushqyes dhe në të njëjtën kohë shumë i yndyrshëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora