E premte, 11.10.2024, 07:09 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Eranda Libohova, ja personi që më jep shkas për të vezulluar...

E enjte, 09.08.2007, 06:18 PM


Edhe pse stili im është sport i alternuar me ekstravaganten, di t’i përshtatem mirë rastit ku ndodhem

Gjithmonë na ka befasuar me daljet e saj skenike.  Sharmi, eleganca dhe vezullimi ndërthuren më së miri në karakterin e këngëtares së talentuar të muzikës së lehtë, Eranda Libohova. Ajo nuk mohon faktin se pas këngës një vend shumë të rëndësishëm në skenë e zë  edhe veshja. Ajo tregon se pas veshjes së saj qëndron qoftë dora ose sugjerimi i stilistes Rezarta Skifteri. Ekskluzivisht për revistën “Spekter” ajo rrëfen shijet, ngjyrat dhe stilin e saj të preferuar...

Çfarë përfaqëson veshja për ju?
Përfaqësim, për mua do të thotë stil, ose karakter, që gjithnjë e kam individuale.

Një veshje për ju është e kombinuar mirë nëse ka...
Veshja ime mund të jetë e thjeshtë, por kurrsesi nuk do ta kisha imagjinuar të mos më shkonte për shtat, apo rrinte mirë tek unë. Patjetër për t’u plotësuar ajo duhet të ketë, sandalen ose këpucën në stinën e saj, por edhe aksesori varëse është element që rrallë e ndaj në shfaqjet e mia në skenë.

Gjatë karrierës tuaj televizive, kujt ia keni besuar veshjen tuaj?
Dalja e parë në ekran për mua ishte mosha 17 vjeç, adoleshente dhe mendo, vështirë asokohe të ishe ndryshe dhe të bije në sy me veshjen tënde. Por gjithmonë jam munduar që edhe pse ma kanë qepur të tjerët, të jepja dhe unë idetë e mia, ajo që nuk më shkon them se e kam dalluar që herët në vegjëli. Rezarta Skifteri mbetet një ndër stilistet, mikeshë e imja që i besoj, ajo më ka shoqëruar në çdo spektakël dhe kur paraqitja ime ndonjëherë nuk ka mbajtur firmën e saj, këshilla sigurisht është gjithnjë e saj.

Kur shikon veten në TV, në ndonjë spektakël të disa viteve më parë, çfarë mendon?
I them gjithnjë vetës që për atë kohë kam qenë mirë. Unë s’mund të ndryshojë asgjë tani, ajo që është shkruar në ato vite, sigurisht është e pëlqyeshme. Nuk mbaj mend që të jem bërë keq asnjëherë për paraqitjen time në skenë, të cilitdo vit që mund të kem parë në TV.

Sa të rëndësishme e konsideroni veshjen në fushën tuaj?
Padyshim është komponenti kryesor pas këngës, për mua edhe mënyra e të veshurit është komunikim, rëndësinë e saj e ndjen cilido, nëse nuk je e kohës të mbeturit “demode” të lë shumë pas, mendja ecën, por edhe look-u gjithashtu.

Ndryshon një veshje skenike me atë që ju krijoni për klipe?
Kjo varet, jo domosdoshmërisht duhet të ngjajnë, por nëse në skenë daljet janë më të shpeshta dhe për to preokupohem më shpesh, videoklipi është tjetër gjë, performohet ndryshe, ku dhe veshja është në varësi të tekstit dhe këngës. Pra varet prej natyrës së saj, mund të jenë dhe me veshjet e së përditshmes.

Sa ju kushton realisht një dalje në skenë dhe sa kohë më parë  përgatiteni?
Një veshje skenike sigurisht që është e kushtueshme, këtu e kam fjalën edhe për para, por edhe për kohë. Duhet të mendohem paraprakisht sipas evenimentit.

Sa shpenzon Eranda për veshje?
Ah, Eranda është nga ato, paratë që ka i bën rroba. Në fakt kosto është gjithçka, pasi në skenë nuk dal me të njëjtën veshje dhe kjo hyn besoj tek shpenzimet, por për t’u dukur tërheqëse gjithnjë ia vlen.

Cila është veshja më e shtrenjtë në gardërobën tuaj, çfarë firme është dhe sa ka kushtuar?
Janë një palë pantallona xhins të firmës Guess të qëndisura që kanë kushtuar rreth 500 €.

Aktualisht ka ndonjë person që fshihet pas vezullimit të pamjes tuaj?
Jo, për t’u fshehur asnjë, dikush qëndron përballë dhe po kështu flasim për veshjen. Janë shumë njerëz ata që më bëjnë të ndihem mirë, por sigurisht është një që më jep këtë shkak për të vezulluar.

Me kalimin e viteve ka ndodhur një ndryshim shijesh, nëse po, ku konkretisht në stil...?
Në shije jo, s’ka ndryshuar, por stili sigurisht, sipas kohës besoj kam nuhatje për t’i paraprirë asaj që do vijë.

Kur ndiheni më mirë, kur veshjen tuaj ia besoni një stilisti apo kur e ideoni atë vetë?
Mirë ndihem në të dyja rastet, gjithnjë bashkëpunoj, stilistja bën sugjerimet e saj dhe unë sigurisht kam shtesat e mia. Por derisa i drejtohem një stilisteje do te thotë që i besoj.

Është i vërtetë fakti që ju Eranda shpesh ideoni vetë veshjen tuaj?
Sapo e thashë që flasim dhe rrahim idetë të dyja, por dhe kur nuk dalin nga dora e Rezartës veshjet, mendimi i saj është brenda.

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të ndërroni mendim për veshjen tuaj në momentin e fundit të daljes në skenë?
Po, edhe më ka ndodhur të kem ndërruar mendim momentin e fundit. Kam zgjedhur diçka tjetër nga veshjet që kisha marrë rezervë. Dhe e gjitha kjo për t’iu përshtatur sa më mirë vendit ku bëhej ky prezantim.

Jeni e fiksuar pas etiketave dhe cilat firma ju pëlqejnë?
Po t’i hedh një sy gardërobës time aty gjej; “DENNY ROSE”, “MISS SIXTY”, “FORNARINA”, “BSB”, sigurisht edhe ato me sport; “PUMA”, “LEVI’S”.

Ngjyra juaj e preferuar dhe dominante në gardërobë?
Ngjyrat më pëlqejnë, i përdor pothuaj të gjitha, por varet nga stina.

Sa ndryshon Eranda në veshjet e përditshme?
Këtu po, s’do t’i ngatërroja asnjëherë. Skena është gjë tjetër dhe e përditshmja është praktike, e lehtë, larg takave, krejt ndryshe sa për të ecur rehat dhe e pashqetësuar nga vështrimet.

Pëlqeni më shumë veshjet sportive apo klasike?
Jam sportive e alternuar me ekstravaganten. Por varet, këtë e  kushtëzojnë shpesh rrethanat dhe vendi ku jam e pranishme; p.sh, në një mbrëmje festive s’mund të përdor veshje sportive.

Ju jeni dakord me thënien që veshja në një farë mënyre tregon dhe personalitetin e një personi?
Është një tregues, sepse çdo gjë vjen nga brenda dhe me të arrin të prezantohesh, pra është pjesë e personalitetit të gjithkujt.

Sa vend zënë aksesorët në gardërobën tuaj dhe cilët janë më të preferuarit?
Kam një sënduk të vogël ku aty mbledh aksesorët e mi, varëse byzylyk, spila, vëth, etj. Varësja është më e preferuara, ajo them se të jep dritë dhe është më e dukshme se aksesorët e tjerë, si p.sh, vëth, që shpesh mund të mbulohen nga flokët.

Gardëroba juaj nuk do të kishte kuptim pa....
Sigurisht pa xhinset

Parfumi juaj i preferuar?
Burberry London

Produktet kozmetike?
Më pëlqen të përdor produkte cilësore, sepse ke të bësh me fytyrën, pamjen më të cilën prezantohesh, “MAC” është një ndër firmat e preferuara të kozmetikës profesionale.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora