E marte, 08.10.2024, 03:41 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Yoga dhe Shtatzania

E enjte, 23.08.2007, 03:09 PM


Lidhja nënë – fëmijë, është fije e hollë që rritet dhe ushqehet ditë pas dite; është pikërisht kjo lidhje e thellë që gjeneron dhe mbështet jeten. Shtatzania për çdo femër është një moment i veçantë, i përbërë nga ndryshime të mëdha dhe emocione të forta. Trupi merr një formë të re, në mënyrë krejt spontane dhe të pakontrollueshme, nevoja për dashuri dhe sensibiliteti amplifikohen, ndërsa energjia bie.
Për këtë arsye, në këtë artikull të Revistës Spekter, do të gjeni këshilla të nevojshme për gratë shtatzëna, nga Beatrice Calcagno, mësuese e yogas për më shumë se 18 vite.  “Të praktikosh yoga, gjatë shtatzanisë – pranon Beatrice e cila për më tepër edhe vetë është shtatzënë – garanton një formë të përkryer fizike sepse parandalon të gjitha problemet e lidhura me 9-të muajt si: të vjella, fryrje, sensi i rëndesës në përgjithësi, shqetësime me tretjen etj. Trupi i gruas krijon, ushqen dhe mban, një tjetër qënie që është në formim e sipër. E gjithë kjo, aktivizon një proces ngadalsues për të gjithë organizmin: qarkullimi i gjakut është më i ngadaltë, kemi frymëmarrje të paktë, vazhdimisht kemi një ndjenjë lodhjeje dhe dembelizmi për të bërë çdo gjë. Praktika e yogas, konsiston në faktin e të jetuarit në harmoni me të gjitha mutacionet që pëson trupi ynë gjatë shtatzanisë. Ndjeshmëria, perceptimi i vetvetes, dobësitë, të gjitha karakteristika të një gruaje shtatzane, me yoga, zhvillohen në mënyrë pozitive. Dhe kjo lejon që momenti i lindjes të jetë edhe më magjik e i pasur.” Yoga, do të thotë “të bashkosh, unifikosh, dhe falë praktikës, mëson të përballesh me unifikimin e trupit dhe trurit, që janë të lidhur reciprocikisht. Në fakt, çdo mendim, qoftë i mirë apo i keq, ka një influencë të drejtëpërdrejtë në të gjithë organizmin dhe në mënyren e përballimit me realitetin. Në këtë mënyrë, praktika e yogas, vjen në ndihmë dhe mëson të riekuilbrohen energjitë pozitive dhe negative të trupit, si dhe të gjehet harmonia e humbur. “Gjatë shtatzanisë – vazhdon më tej Beatrice – gruaja është e ndrotjur dhe e trembur me iden se po nis diçka të re, por pozicioni “asana” e bashkangjitur me frymëmarrjen, e çojnë mamin e ardhshme në një gjendje të qetësisë së brendshme, sepse e vendos në një kontakt, intim dhe të çmuar, me vetveten. Kjo i lejon të gjejë, harmoninë që e ndihmon më pas në rritjen e fëmijës.
Gjatë shtatëzanisë, gruaja duhet të inkurajohet të bëj yoga, sepse ekzistojnë pozicione që e bëjnë të gjithe periudhen e shtatzanisë më intense dhe interesante. Sigurisht ka disa gjëra për tu theksuar. Për shembull, është mirë të evitohen përkuljet para dhe prapa, ushtrimet që kontraktojnë dhe shtypin barkun dhe muskulaturen e barkut, si dhe tërheqiet shumë impenjative. Së fundi, duhet evituar çdo gjë që lodh, pakson dhe ndërpret apo mban frymëmarrjen.”

Nese praktikohet gjatë shtatzanisë, yoga, ka fuqi ta bëjë trupin e gruas të përshtatshëm dhe perceptues, për lindjen e fëmijës dhe pikërisht për këtë motiv, gjatë nëntë muajve, vetë-dëgjimi i trupit dhe nevojshmërive të tij, bëhen hapat e parë për të favorizuar një rrijte të shëndetshme dhe harmonike të vogëlushit. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora