E diele, 06.10.2024, 08:20 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Martesa, kalvari i mundimeve të dashurisë...

E enjte, 09.08.2007, 07:15 PM


Në anketën tonë do keni mundësinë të gjeni përplasjen e të gjithë fenomeneve... aktuale

Shumë shprehje janë thënë për këtë fenomen të rëndësishëm njerëzor. Ne po ju rikujtojmë një thënie pikante që thotë: martesa është kështjellë ku ata që kanë hyrë brenda, e dinë se sa e vështirë është të jetosh në të. E ata që janë jashtë, duan të futen brenda...

I martuar, i vetëm, bashkëjetesë, apo i divorcuar….

Të menduarit si modernë, duket se është shumë larg të vepruarit si të tillë. Njohja e gjatë përpara se të ndërmerren hapa të rëndësishëm në jetë mbetet sërish tabu për shqiptarët.

Nëse e do le ta marrë, por duhet t’i drejtohet shtëpisë, e kështu periudha e njohjes mbetet një tension më vete. Gjatë asaj periudhe të shkurtër duket se dhe aktori më pak i talentuar të dijë ta bëjë mirë rolin e shtirjes, apo një prezantim që të lë gojëhapur, duke thënë me vete: ÇFARË FATI!!!!  dhe si rezultat një zhgënjim pafund.

Pamundësia për ta njohur personin me të cilin kërkon të lidhësh jetën, është një ndër të shumtat arsye të cilat çojnë në një rrjedhë të gabuar të jetës.

E si përfundim mbetet që dashuria të konsiderohet si armiku i mijëra çifteve.

Është e rëndësishme të kuptohet që dashuria është një arterie që të bën të ecësh përpara, por jo një rrugë drejt,  së cilës duhet të ecësh gjithmonë.Duket se lidhjet bazohen në disa takime të fshehta, ku gjithçka është ideale dhe sapo përballen me realitetin, shihet se dashuria është aq e vogël për të mbijetuar. Martesa duhet të bazohet në një jetë reale në të cilën mund të mbijetojnë dy njerëz dhe jo një moment ëndrre që është më tepër një zhgënjim se një ëndërr, të cilës ia vlen t’i kushtosh gjithë jetën tënde.

Citimet e mësipërme nuk janë thjesht thënie poetike që janë rreshtuar nga ana jonë, por inspirim konkret e të dala nga goja e 200 personave që kemi intervistuar.

Me anketën tonë do keni mundësinë të gjeni përplasjen e të gjithë fenomeneve... aktuale 85*ishin të martuar; 74 beqarë; 20 bashkëjetonin; 21 të divorcuar. 

I besoni një lidhje me dashuri apo me mblesëri?

Duket se të anketuarit e kanë të vështirë të zgjedhin. Vetëm 25% e tyre janë totalisht të bindur për një përparësi e lidhjes me dashuri; 55% mendojnë se lidhja më shkuesi është më e qëndrueshme, por mund të jetë më pak funksionale; 20% e të tjerëve mendojnë se është çështje fati

Përse mendoni se ka më shumë çifte të divorcuara?

Arsyet që ata japin, janë nga më të ndryshmet, por rreth 70% mendojnë se janë veprimet e pa menduara, ato që çojnë në të tilla përfundime, ndërsa pjesa tjetër mendojnë se është dyfytyrësia që vjen duke u shfaqur nga dita në ditë, ajo që të çon në përfundime të tilla.

Më mirë i martuar apo…

Të gjitha alternativat kanë anët pozitive dhe negative. Rreth 90% e të anketuarve e mendojnë martesën si një fenomen të domosdoshëm, përsa kohë familja është e shenjtë edhe martesa e tillë mbetet. Por një martesë e dështuar është më keq se një beqari e përhershme. Një tjetër element shihet tek të martuarit dhe beqarët. 100% e të anketuarve shprehen se martesa është një shtëpizë e bukur, themelet e të cilës nëse nuk hidhen me bazë do ishte mirë të mos ndërtoheshin fare muret e tyre.

Martesë apo bashkëjetesë...?

Rreth 40% e të anketuarve janë për një bashkëjetesë në thonjëza, që do të thotë më mirë një njohje e gjatë, se sa një vendim i shkurtër. Ndërsa 45% janë për martesë dhe totalisht kundër bashkëjetesës, ndërsa 15% janë indiferent dhe mbështeten në karakterin e personave për të zgjedhur midis bashkëjetesës apo martesës.Ka me mijëra çifte që rrinë bashkë, sepse s'kanë alternativë tjetër.

Ç'mendoni ju për këtë fenomen?

Pas zhgënjimeve të herë pas hershme është e kotë të vazhdosh të rrish bashkë për forcë zakoni; një shprehje e goditur popullore thotë: “buka e thyer nuk ngjitet”. Mendohet se edhe pse të thyer, shumë çifte duke mos patur alternativë tjetër si: ekonomike, apo për hir të fëmijëve të tyre, zgjedhin atë më të lehtë, vuajtjen e vazhdueshme dhe pajtimin me zhgënjimin. Rreth 79% e personave thonë që nuk është mirë edhe pse pranojnë që për të mbijetuar është zgjidhja më e mirë e mundshme, ndërsa 21% mohojnë në mënyrë kategorike qëndrimin bashkë për çfarëdo lloj arsyeje. Por duket se pamundësia për të përballuar jetën; fëmijët;  apo edhe "frika" ndaj një familje të "fortë", i mban të lidhur dy persona të cilët nuk janë lidhur kurrë. 

Divorci duket një zgjidhje për t’i dhënë fund dhimbjes?

Divorci është fundi i një dhimbjeje dhe kalvari i qindra mundimeve…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora