E merkure, 09.10.2024, 02:26 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Vicky, shqiptarja që refuzoi Playboy & Penthouse!

E diele, 03.02.2008, 12:12 AM


Vildane Zeneli
Modele ONE: Vildane Zeneli

Datëlindja: 8 Tetor 1985
Vendlindja: Prishtinë
Vendbanimi: Amerikë
Gjatësia: 1.77 cm
Pesha: 52 kilogramë
Studimet: HUNTER COLLEGE (Nju Jork) dhe NEW YORK UNIVERSITY
Motoja: Të kem besim te vetja
Ambiciet tuaja: Të jem dikushi në botë dhe të di të vlerësoj të tjerët, të cilët nuk e kanë këtë mundësi si unë
Vlerëson: Të besoj në Zot dhe të kem raporte të afërta me familjen time. Të jem mirënjohëse prej nga kam ardhur që të mundem të jem mirënjohëse për atë që kam dhe ku do shkoj.

Nga Edmond Prifti

Amerikanët e kanë shumë të vështirë ta thërrasin Vildane. Eh, e pyesin nja 10 herë atje kur jep të dhënat e saj dhe më në fund detyrohet t´ua gërmëzojë. Emri i saj vjen nga turqishtja: besnike. Vildane, Besnike apo…?! Shkurt, më mirë, thirreni Vicky vajzën e mbuluar me kokrriza rëre, që mund t´ju ngrejë libidon në minutat e ardhshme. Pranoi me dëshirë të pozonte në faqet e revistës ONE, pas refuzimit që i bëri revistave “Playboy” dhe “Penthouse” – ku kjo e fundit përdor kryesisht edhe objekte midis... Nejse! Shkurt thirreni Vicky ish-karateisten prishtinase, e cila nga jashtë ka format e mrekullueshme të një femre, ndërsa nga brenda ndihet mashkull. Tetë vite e gjysmë më parë ajo gjeti rrugën e modeles në Amerikë dhe shumë të tjerave, ndoshta më pas...

Modele e muajit “të lagësht”, ONE

“Çdo gjë dhe gjithçka është e mundur, nëse ke një ëndërr të madhe”. Paksa shkurt, por kuptohet besoj! Pranoi të dilte në ONE, si e para “shqiptare e diasporës” në kopertinën e një reviste shqiptare për meshkuj. Ishte ajo nxënësja e dikurshme e gjimnazit të Prishtinës dhe “Miss Lagjja”, e shoqëruar nga shikimet “lëpirëse” të djemve. Nga ana tjetër ishte po ajo Vicky, që mbetej para pasqyrës duke rregulluar flokët - ato flokë të shpupuritura - pak buzëkuq, këpucë fine me takë, apo siç i thonë në dialekt “shtiklla” dhe shumë aromë ferme… Mendon format e saj kur shikon veten aty. Të qenit femër midis djemve, e lakmuara apo lajkatarja. Mmm... mos imagjinoni më tej, se gjithçka e keni reale në këto faqe. Rreth nëntë vjet më parë u regjistrua në një agjenci mode. E përse?! Normale, për format e saj. Është një pyetje retorike. Quhej “Dovercheli Modeling Agency”, me stilin amerikan “yankee” dhe atë “makaronaxhi”, por shpërngulja e kësaj agjencie në Majami do t’i krijonte shumë probleme nga Nju Jorku i stërmadh, ku jetonte. U regjistrua për herë të dytë te “Boutique Models” dhe qëndroi me ta për një kontratë 1-vjeçare. Tashmë gjendet te “Whilhelmina Modeling Agency”, në divizionin Creative, por edhe me “Abrams Artist Modeling Agency”. Juria e tyre?! Gjithmonë kuriozë për origjinën e saj. “A janë kaq të mira edhe femrat e tjera shqiptare?!”, e pyesin atë shpesh. Meqenëse ndihet si mashkull, sikur për disa momente të marrim brendësinë e saj, ç´femër do preferonte ajo të ishte?! “Me personalitet gjithsesi, besim në vetvete dhe të jetë ajo e tëra, ashtu siç është”. Në lidhje me djemtë, ajo thotë se nuk është e lidhur me njeri për momentin (një femër si ajo, a besoni të jetë single?!), por mendon që ai duhet të jetë i kompletuar.  “…nji mashkull i cili ka respekt, osht i sinqert, mendon jo vetëm për veten po edhe për tjerët, me edukatë, dikush që ma bon qefin shumë, se unë jam tepër e lazdruar... hahahha”.  Shumë folëm apo jo?! – domethënë shkruam. Më mirë... shijoni pozat e saj!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora