E shtune, 20.07.2024, 11:43 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Misteri i satelitit spiun amerikan që pritet të bjerë në Tokë

E merkure, 30.01.2008, 09:29 PM


Shkruar nga Blendina Cara - TO   

Një satelit spiun amerikan i dalë jashtë kontrollit dhe me përmasat e një autobusi të vogël, pritet të përplaset në një destinacion të papërcaktuar ende në tokë brenda disa javësh. Por ekspertët e hapësirës janë shprehur se nuk besojnë se sateliti “i pabindur” përbën ndonjë kërcënim të madh për njerëzimin, shkruan agjencia britanike e lajmeve “BBC”. “Disa seksione të mediave, e kanë shfrytëzuar rastin duke përdorur krahasime të tilla si ai i filmit Armagedon, në të cilin një asteroid me një madhësi sa Teksasi i drejtohet tokës. Në film, një skuadër e udhëhequr nga Bruce Willis dërgohet për të shpërthyer shkëmbin nga brenda”, shkruan më tej “BBC”.
Por në realitet, një satelit spiun i drejtuar në mënyrë të pakontrollueshme drejt tokës nuk është diçka e pazakonshme, sipas Dr. Reudiger Jehn, një analist e mbetjeve hapësinore në Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA). Ai shprehet se satelitët dalin nga orbita dhe bien në tokë pa shkaktuar asnjë dëm, të paktën njëherë në vit. Normalisht, kur satelitët amerikanë dalin jashtë përdorimit ato shkatërrohen duke u hedhur në Oqeanin Paqësor, në mënyrë që askush të mos mësojë sekretet që mbartin.

“Rreziku”

“Kur ato hyjnë në orbitën e tokës ato zakonisht digjen në atmosferë për shkak të nxehtësisë së madhe”, shprehet Dr. Jehn. “Vetëm objektet shumë të rënda dhe ato që kanë rezistencë ndaj nxehtësisë, mbijetojnë. Ekziston rreziku që në këtë rast diçka do godasë tokën, por duke pasur parasysh se toka është aq e madhe, probabilitetit që dikush të lëndohet është shumë i vogël”, vazhdon më tej Dr. Jehn. Zyrtarët amerikanë kanë dhënë shumë pak detaje për satelitin, për shkak të ndjeshmërisë së natyrës së tij. Një pajise e tillë përdoret për grumbullim të dhënash dhe përmban mjaft sekrete. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë për gazetarët të shtunën, se nuk e dinë akoma se ku mund të bjerë satelitit spiun. John Pike, një ekspert hapësire dhe drejtor i “GlobalSecurity.org” në Virxhinia u shpreh për “BBC” se “deri tani sateliti nuk është më shumë se 150-200 kilometra lart dhe po bie me pothuajse 1 kilometër në ditë”. “24 orë përpara se satelitit të godasë tokën, mund të krijojmë një ide se ku do të bjerë”, thotë Dr. Jehn. Në vitin 1979 bota u përball me rrezikun e një satelitit që po binte nga qielli në mënyrë të pakontrollueshme. Laboratori hapësinor amerikan “Skylab I” që peshonte 77.5 tonë u ngul në tokë duke shpërndarë copërat e tij në oqeanin Indian dhe në pjesën perëndimore te Australisë. Ka pasur shumë spekulime se sateliti përmban sasi të larta lëndësh kimike që janë të dëmshme për njerëzit. Ekspertët besojnë se skenari më i mundshëm është që sateliti të bjerë diku në det duke pasur parasysh se pothuajse tre të katërtat e tokës janë të mbuluara nga uji. Sateliti, pjesën më të madhe qëndronte në hapësirën orbitore sipër Kanadasë, duke shmangur zonat e populluara të vendit.

Satelitët spiunë

Një satelit spiun është një satelit që vëzhgon tokën dhe shërben për aplikim ushtarak ose të shërbimeve të inteligjencës. Gjenerata e parë e këtyre satelitëve (lloji “Corona” dhe “Zenit”) bënin fotografi dhe më pas nxirrnin jashtë kutitë me filmat fotografikë, të cilët mbërrinin në tokë. Kapsulat e “Corona” kapeshin në ajër ndërsa zbrisnin me parashuta. Satelitët e mëvonshëm u pajisën me sisteme dixhitale fotografimi dhe i shkarkojnë imazhet nëpërmjet lidhjeve me radio. Informacionet që përmbajnë këto satelitë i shohin vetëm zyrtarët e lartë të shërbimeve të inteligjencës duke qenë se bëhet fjalë për të dhëna sekrete. Pikërisht për këtë arsye, e frika më e madhe e këtyre agjencive nuk është vetëm dalia jashtë kontrollit e këtyre satelitëve por edhe rënia në duart “armike” të të dhënave që përmbajnë satelitët.
 
Llojet e satelitëve

*     Armë anti-satelitore – Disa herë ato quhen “vrasës satelitësh” dhe janë satelitë të ndërtuar enkas për të shkatërruar satelitët “armiq”, armë të tjerë orbitale apo objektivat e caktuar. Dias janë të armatosur me sfera kinetikë, ndërsa të tjerë përdorin energji apo copëza armës për të shkatërruar satelitët. Edhe SHBA edhe Bashkimi Sovjetik i kishin këto armë.
  
 *     Satelitë astronomikë – janë satelitët e përdorur për vëzhgimin e planetëve të largët, galaksive dhe objekteve të tjera hapësinore.

*     Biosatelitë – janë satelitë të ndërtuar për të mbajtur organizma të gjalla, përgjithësisht për eksperimente shkencore.
   
*     Satelitë komunikacioni - janë satelitë të stacionuar në hapësirë për qëllime telekomunikacioni. Satelitët e komunikimit modern përgjithësisht përdorin orbita gjeo-sinkrone ose orbita të ulëta të tokës. 

 *     Satelitë në miniaturë – janë satelitë të masave dhe peshave jashtëzakonisht të vogla. Për këto satelitë janë krijuar së fundmi klasifikimet e reja: minisatelitët (200-500 kilogramë), mikrosatelitët (nën 200 kilogramë), nanosatelitët (nën 10 kilogramë).
   
*     Satelitë navigues – janë satelitë të cilët përdorin transmetimet e sinjaleve të radiove për të mundësuar marrësit në tokë për të përcaktuar vendndodhjet.
   
*     Satelitë zbulues – janë satelitë që vëzhgojnë tokën ose satelitë komunikimi që pozicionohen për përdorim ushtarak ose të shërbimeve të inteligjencës. Nuk dihet shumë për fuqinë e plotë të këtyre satelitëve, pasi qeveritë që operojnë me to e mbajnë sekret informacionin.

*     Satelitë vëzhgues të tokës – janë satelitë të krijuar për përdorim jo ushtarak, siç është monitorimi i mjedisit, meteorologjia, krijimi i hartave etj.
   
*     Stacionet hapësinore – janë struktura të krijuara nga njeriu dhe të ndërtuara enkas që njerëzit të banojnë në to në hapësirë. Një stacion hapësinor dallohet nga strukturat e tjera të hapësira nga mungesa e forcës shtytëse apo mekanizmat e uljes në tokë. Ndërsa pajisjet e tjera përdoren për të transportuar nga toka në stacion.

*    Satelitë të motit – janë satelitë që përdoren për monitorimin e motit dhe klimës së tokës.
 
Vendet që kanë satelitë

Vendi                           Viti i lëshimit
                                     të satelitit
                                     të parë                              
Bashkimi               1957          Sputnik 1
Sovjetik 

SHBA                       1958          Explorer 1

Francë                 1965          Asterix

Australi               1967          WRESAT

Japoni                 1970          Osumi

Kinë                       1970                 Dong Fang                      
                                                      Hong1

Angli                      1971          Prospero
                                                X-3

Indi                          1981          Rohini

Izrael                        1988           Ofeq 1

 

Fakte

¨    - Edhe Koreja e Veriut (1998) edhe Iraku (1989) kanë pretenduar se kanë lëshuar satelitë në orbitë, por këto pretendime nuk janë konfirmuar.

¨    - Përveç shteteve që kanë lëshuar me sukses satelitë në hapësirë edhe vende të tjera si Afrika e Jugut, Spanja, Italia, Gjermania, Kanadaja, Australia, Argjentina, Egjipti dhe kompani private si “OTRAG” kanë krijuar mekanizmat e lëshimit të satelitëve por nuk ia kanë dalë mbanë të dërgojnë satelitë në hapësirë.

¨    - Deri në vitin 2007, vetëm shtatë vende dhe një Bashkimi Evropian i përfaqësuar nga “ESA” (Agjencia Evropiane Hapësinore) kanë lëshuar satelitë në mënyrë të pavarur me aparaturat e tyre të lëshimit të satelitëve.

¨    - Shumë vende si Brazili, Irani, Koreja e Jugut, Malajzia, Pakistani dhe Turqia janë në faza të ndryshimi të zhvillimit të mundësive të tyre për ndërtimin e aparaturave që duhen për lëshimin e satelitëve në hapësirë.

¨    - Koreja e Jugut, me ndihmën e Rusisë po ndërton Qendrën e Hapësirës Naro në Goheung. Kjo mendohet të fillojë veprimet këtë vit dhe Koreja e Jugut do lëshojë raketën KSLV për të ngjitur në hapësirë satelitin e këtij shteti. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora