E enjte, 10.10.2024, 09:07 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

A mund të udhëtojmë në kohë?

E marte, 19.02.2008, 07:34 PM


Mundësinë e ofron Qendra Evropiane për Kërkimet Bërthamore (CERN) në Gjenevë

Sipas teorisë së dy matematikanëve rusë ekzistojnë kushtet

Dy matematikanë rusë kanë sugjeruar se thërrmuesi gjigant i atomeve që po ndërtohet në CERN, Qendra Evropiane për Kërkimet Nukleare, pranë Gjenevës, është në gjendje të krijojë kushtet për të udhëtuar prapa dhe përpara në kohë. Në thelb, Irina
Aref‘eva dhe Igor Voloviç besojnë se pajisja që po ndërtohet në CERN, e
cila do të vihet në punë për herë të parë gjatë këtij viti, do të jetë në gjendje
të krijojë "vrima krimbi" të vogla në hapësirë, të cilat mund të lejojnë disa
forma të limituara udhëtimi në kohë. Në rast se rezulton e vërtetë, ngjarja
do të shënojë rastin e parë në historinë njerëzore kur është mundur të
krijohet makina e kohës. Në rast se kthimi prapa në kohë është i mundur,
teorikisht do të jetë i mundur vetëm kthimi në çastin kur është krijuar
makina, që do të thotë se udhëtuesit kohorë të së ardhmes do të kenë
mundësi të na vizitojnë. Siç sugjeron artikulli i kësaj jave i revistës "New
Scientist", ky vit - pra 2008-a - mund të bëhet viti zero për udhëtarët e
kohës.
Sa serioze është teza?
Artikulli i "New Scientist" nënvizon se udhëtimi në
kohë përmbledh shumë probleme praktike dhe
paradokse teorike. "Pavarësisht, ekziston një mundësi
e vogël që ne të shohim vizitorë nga e ardhmja gjatë
vitit që do të pasojë", shkruhet në artikull.
Duhet thënë se vetëm pak shkencëtarë e pranojnë
idenë se pajisja në fjalë do të krijojë ato kushte të cilat
mendohet se janë të nevojshme për të udhëtuar në
kohë. Pajisja është projektuar për të shqyrtuar forcat
misterioze që ekzistojnë në nivel grimcash sub-atomike
dhe me ta bërë këtë do të jetë në gjendje t‘u japë
përgjigje shumë pyetjeve, siç është natyra e vërtetë e
gravitetit. Nuk është dizajnuar si makinë për të udhëtuar
në kohë.
Megjithatë, nëse aksidentalisht kthehet në makinë
kohe, do të funksionojë vetëm në nivel sub-atomik,
kështu që nuk do të kemi shans të dëgjojmë histori
si ato që tregohen nëpër filma, ku njerëzit barten përpara
e prapa në kohë.
Ç‘thonë ekspertët për
udhëtimin në kohë?
Mundësia teorike është debatuar gjerësisht, por
të gjithë bien dakord që problemet në nivel praktik
janë aq të stërmëdhenj, sa, me të gjitha gjasat, nuk do
të ndodhë kurrë. Brajën Koks, një studiues i Universitetit
të Mançesterit, vëren se edhe sikur ligjet e fizikës
të mos e pengonin udhëtimin në kohë, kjo nuk
do të thotë aspak se diçka e tillë është e mundur, sigurisht
në terma të kthimit prapa në kohë.
"Të thuash se ato ligje fizike që njohim lejojnë
kthimin në të shkuarën, është si të thuash po citoj Bertrand Rasellin, se
lejojnë që një çajnik të orbitojë përreth Venusit", thotë dr. Koks. Pra, është
e mundur, por nuk ka gjasa të bëhet.
"Udhëtimi në kohë është tërësisht i mundur, në fakt koha në orbitë
kalon me ritme të ndryshme nga ato ritme që njohim në tokë dhe kjo duhet
marrë në konsideratë nëse duam që sistemet naviguese të satelitëve
të funksionojnë. Por, udhëtimi në të shkuarën, megjithëse lejohet teknikisht
nga teoria e Ainshtainit, do hidhet poshtë nga shumica e fizikanëve,
në rast se arrijmë të kuptojmë më mirë rregullat e fizikës - dhe kjo është
edhe detyra e pajisjes që po ndërtohet në CERN".
Përse është marrë parasysh mundësia
e udhëtimit në kohë?
Vjen bashkë me teorinë e relativitetit të përshkruar nga Albert Ainshtaini
në vitin 1905. Është teoria më e mirë që kemi deri tani lidhur me
natyrën e hapësirës e të kohës dhe ishte Ainshtaini që formuloi ekuacio-
Dy matematikanë rusë kanë sugjeruar se thërrmuesi gjigant i
atomeve që po ndërtohet në CERN, Qendra Evropiane për
Kërkimet Nukleare, pranë Gjenevës, është në gjendje të krijojë
kushtet për të udhëtuar prapa dhe përpara në kohë
net matematike që i lidhin kohën dhe hapësirën në një entitet të quajtur
- "kohë-hapësirë". Ato ekuacione dhe vetë teoria nuk e përjashtojnë idenë
e udhëtimit në kohë, megjithëse që nga koha e Ainshtainit janë bërë përpjekje
të shumta për të provuar se udhëtimi në kohë është i pamundur.
Ka ndonjë element që mund ta
mbështesë këtë teori?
Shumë shkrimtarë librash fantastiko-shkencorë janë kënaqur duke
imagjinuar mundësinë e udhëtimit në kohë, duke nisur që nga H.G. Wells,
libri i të cilit "Makina e Kohës" u publikua në vitin 1895 - 10 vjet përpara se
Ainshtaini të dilte me teorinë e relativitetit. Në mënyrë shumë interesante,
do të ishte një tjetër vepër e fantashkencës ajo që do të ringjallte interesin
për udhëtimet kohore në epokën moderne.
Kur astronomi amerikan, Karl Sagan, shkruante në vitin 1986 romanin
"Kontakti", kërkonte një rrugë gjysmë të mundshme për të anashkaluar
problemin e pamundësisë për të udhëtuar më shpejt
se drita - gjë që do të thyente një rregull bazë të fizikës.
Atij i duhej që personazhet e librit të përshkonin
distanca gjigante në hapësirë, kështu që i kërkoi Kip
Tornit, mikut të vet kozmolog, t‘i zbulonte një rrugë,
që kjo të ishte e mundur pa pasur nevojë të udhëtohej
më shpejt se drita. Torn sugjeroi se duke manipuluar
vrimat e zeza bëhej i mundur krijimi i "vrimave të
krimbave", në hapësirë-kohë që do të lejonin njerëzit
të udhëtonin brenda çastit nga një pikë e universit
në një tjetër. Më pas mendoi se kjo ide mund të
shfrytëzohej teorikisht edhe për t‘u kthyer prapa në
kohë. Sigurisht që bëhej fjalë veç për një teori dhe
askush nuk mund të imagjinonte se vrimat e zeza
mund të manipuloheshin vërtetë duke krijuar "vrima
krimbash". Por ideja tingëlloi e pranueshme, e
shtoi ndjeshëm interesin mbi "vrimat e krimbave"
dhe mbi udhëtimin në kohë, duke përfshirë edhe dy
matematikanët rusë.
Përveç pamundësive praktike, çfarë
tjetër e pengon udhëtimin në kohë?
Problemi më i madh teorik njihet si paradoksi i
udhëtimit në kohë. Nëse dikush kthehet në kohë dhe
ndërmerr diçka për të ndaluar ekzistencën e vet, si
mund të jetë i mundur udhëtimi në kohë? Shembulli
klasik është ai i të kthyerit në kohë që vret të gjyshin
përpara ardhjes në jetë të babait të tij.
Kozmologët, të njohur për fantazinë e shfrenuar, e
kanë shmangur problemin, duke i ardhur rrotull.
Kanë sugjeruar se nuk ekziston një univers i vetëm,
por se janë të shumtë - aq të shumtë sa ka vend për
çdo ngjarje të mundshme. Në këtë model universi të
shumëfishtë, apo "multiversi", një grua që kthehet në kohë për të vrarë
gjyshen nuk cenon ekzistencën e vet, pasi në universin fqinj gjyshja jeton
për të sjellë në jetë një bijë, e cila bëhet nëna e vrasëses.
Ku do na shpjerë makina e Gjenevës?
Fizikani dhe shkrimtari Xhon Gribin, i cili di t‘i shpjegojë këto gjëra më
mirë se pjesa dërrmuese e njerëzve, përmend një proverb fizikanësh:
gjithçka që nuk është e ndaluar, në një çast do të ndodhë. "Kështu që ata
mendojnë se makinat e kohës mund të ekzistojnë. Problemi është se ‘tuneli
kohor‘ që do të prodhohet nga pajisja do të jetë një ‘vrimë krimbi‘ aq e
vogël sa në të do mund të kalojë vetëm një atom. Kështu që në Gjenevë hë
për hë nuk do kemi asnjë vizitor nga e ardhmja. Të gjithë këtë unë nuk
mund ta përtyp pa i hedhur pak kripë, por sigurisht që nuk është kokë e
këmbë çmenduri".
Pra, jo marrëzi kokë e këmbë, por një marrëzi e vogël.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora