Shtesë » Shoqëria
30 sëmundjet në trupin e njeriut
E diele, 10.02.2008, 03:11 AM
Shkruar nga Blerina Kaca, Elberta Spaho
Thuajse të gjithë njerëzit kanë një shqetësim shëndetësor në organizmin e tyre. Shpesh njohja e simptomave përkatëse mund të ndihmoje shumë më mirë për të kuptuar se cili është organi që duhet kuruar, si duhet trajtuar sëmundja dhe mbi të gjitha për të gjetur saktësisht mjekun të cilit duhet t’i drejtohemi. Pikërisht për këtë arsye, revista javore “News Week” ka përmbledhur në një botim të veçantë 60 sëmundjet kryesore në trupin e njeriut dhe shfaqet e tyre. Gazeta “Tirana Observer” boton në suplementin e sotëm pjesën e dytë të këtij botimi me 30 sëmundjet e fundit.
Në shumë raste, veç simptomave përkatëse të shfaqjes së sëmundjes, specialistët amerikanë kanë dhënë edhe këshilla për kurimin e tyre.Ajo që e bën më të veçantë këtë përmbledhje sëmundjesh, lidhet ngushtë me faktin se për secilën nga rastet mjekët kanë shpjeguar se sa është mundësia për trashëgiminë e tyre, si dhe cilat janë fenomenet e ditëve moderne, të tilla si pagjumësia, parkisoni, obeziteti.
Në suplementin e sotëm do të mësoni më shumë rreth sëmundjeve të tilla si kanceri i veshkave, kanceri i prostatës, kanceri i mëlçisë, leucemia, llojet e infeksioneve të syrit, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, ato gjenetike apo sëmundjet nervore, gastritit, rënies së flokëve e shumë të tjera si këto.
1-Gastriti (Gastritis)
Gastriti është inflamacion i veshjeve të brendshme të stomakut. Këto veshje të stomakut bëhen fillimisht të kuqe, më pas nisin të irritohen dhe të fryhen, deri sa në fund personat e sëmurë më gastrit nisin të vjellin gjak.
Çfarë e irriton stomakun?
Sipas specialistëve amerikanë, janë disa arsyet që irritojnë muret e brendshme të stomakut deri në shkaktimin e gastritit. Si irrituesit kryesorë mbahen alkooli, duhani, përdorimi i shpeshtë i kortizonëve, si dhe sigurisht edhe prodhimeve të tjera mjekësore si aspirinat, Ibrufeni, Naproxen e shumë të tjera si këto. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gastriti i shkaktuar nga përdorimi i shpeshtë i medikamenteve të lartpërmendura e çon deri në 2 milionë numrin e pacientëve në vit. Megjithatë duhet theksuar se, zakonisht kjo sëmundje shfaqet pas moshën 60-vjeçare, tek atë njerëz që kanë përdorur shumë alkool, kanë qenë duhanpirës të rregullt, tek njerëzit që përdorin në mënyrë rutinë aspirinat dhe veçanërisht në doza të mëdha.
Simptomat:
1-Shqetësime abdominale që shfaqen më shumë pas të ngrënit
2-Dhimbje të vazhdueshme poshtë kërthizës që shkojnë deri poshtë brinjëve
3-Marrje mendsh, në ndonjë rast edhe të vjella
4-Mungesë oreksi
5-Në ndonjë rast personat me gastrit nxjerrin edhe shkumë të bardhë nga goja
6-Gromësira ose edhe ndjenja sikur jeni me stomak të mbushur.
2-Glaukomë (Glaucoma)
Glaukoma është ajo gjendje e syve gjatë së cilës vizoni humb si pasojë e dëmtimit të nervit optik. Nervi optik shpërndan informacionin nga syri tek truri. Në shumë raste nervi optik dëmtohet nga presioni i rrjedhjes fluide në pjesën e përparme të syve. Megjithatë glaukoma e syve shkaktohet edhe në raste të shpeshta të lotimi. Në formën e parë të glaukomës, e cila quhet edhe “engjëlli i hapur”, rrjedhja qëndron e përqendruar në brendësi të syrit përgjatë gjithë kohës. Kjo bën që personi të humbasë gradualisht shikimin, e cila në këtë rast është edhe simptoma e vetme e kësaj sëmundjeje. Forma më e vogël e sëmundjes e quajtur “therëse”, zhvillohet papritmas dhe zakonisht shkakton dhimbje dhe sy të skuqur. Në këtë formë të glaukomës, presioni rritet në mënyrë të shpejtë sepse fluidi normal rrjedh brenda syve të bllokuar. Kjo ndodh kur struktura e quajtur “engjëll” ose irisi mbyllet. Ekspertët janë të paqartë se përse format e glaukomës dëmtojnë plotësisht syrin. Sipas të dhënave, në Amerikë glaukoma është sëmundja e dytë kryesore që shkakton verbërinë.
3- Gonorrea (Gonorrhea)
Gonorrea është sëmundje seksualisht e transmetueshme, e cila shkaktohet nga bakteri i quajtur Neiser gonore. Këto lloj bakteresh mund të kalohen nga një person tek një tjetër gjatë aktivitetit seksual (vaginal, oral) kur infeksioni kalon nga zverku, në vaginë e më pas në tubin e urinës. Nëse nuk trajtohet infeksioni i gonorreas mund të përhapet në mënyrë të shpejtë në një pjesë të traktit riprodhues dhe shkakton në shumë raste inflamacion të prostatës dhe inflamacion të testikujve kjo tek burrat, ndërsa tek femrat sëmundje të ndryshme të legenit. Gonorrea gjithashtu shkakton inflamacion të anusit dhe zorrës së trashë, veçanërisht tek njerëzit që praktikojnë seksin anal. Nëse nuk trajtohet, gonorrea përhapet më pas në pjesë të tjera të trupit, të tilla si sistemi i qarkullimit të gjakut, jep ethe pa shkak në trupin e njeriut, bakteret mund të përhapen gjithashtu edhe në sy, tek fëmijët, nëse nëna është shtatzënë, e shumë të tjera si këto. Shumë njerëz të cilët janë të infektuar me këtë sëmundje, mund të ndodhë të mos kenë asnjë simptomë. Gratë madje janë më të pritura të mos kenë simptoma sesa meshkujt. Në rastet kur sëmundja shkakton simptoma të “dukshme” atëherë ato shfaqen 10 ditë pas atit seksual me një person të infektuar. Meshkujt mund ta zbulojnë këtë sëmundje gjatë urinimit, gjatë këtij procesi ata kanë shqetësime, kruarje, skuqje. Ndërsa femrat kanë probleme në zorrën e trashë.
4- Cerma/ Përdhesi (Gout)
Cerma është një sëmundje e kyçeve që në shumicën e rasteve rezulton në inflamacion të kyçeve që vjen pa “paranjoftim” dhe jep shumë dhimbje. Arthritis urica i njohur në gjuhën e popullit si cerma, përdhesi, është inflamim i kyçeve. Shpesh ndikohet vetëm një nga kyçet. Në rastet më të zakonshme është kyçi i gishtit të madh të këmbës që inflamohet. Inflamacioni vjen i shkaktuar nga krijimi i kristaleve të acidit urik në kyçe. Acidi urik është një produkt që krijohet në trup kur organizmi shpërbën një grup substancash të quajtura purina. Këto substanca janë pjesë përbërëse të të gjitha qelizave të trupit. Ato gjenden edhe në ushqime. Nëse koncentrimi i acidit urik është shumë i lartë, mund të krijohen kristale në radhë të parë në kyçe. Një tjetër vend ku kristalet mund të grumbullohen janë veshkat dhe në këto raste këto kristale formojnë gurë në veshka. Sasia e acidit urik që gjendet në gjak varet nga sasia që krijohet në trup, si dhe nga sasia e acidit që nxirret nga trupi nëpërmjet urinës. Përmbajtja e lartë e acidit urik nuk shkakton përdhes në të gjitha rastet. Nga të gjithë personat që kanë sasi të lartë acidi urik në gjak është vetëm një numër relativisht i vogël që vuan nga përdhesi. Përhapja e përdhesit është më e lartë ndër meshkujt dhe të moshuarit. Për burrat mbi 40 vjeç përdhesi është arsyeja kryesore e sëmundjes se kyçeve, pra kyçet zbuten dhe enjten. Meshkujt vuajnë më shpesh se femrat nga kjo sëmundje. Rreziku i sëmundjes rritet me moshën. Sasia e acidit urik rritet sa më i madh në moshë të jetë personi. Femrat kanë sasi më të ulët të acidit urik në gjak deri në periudhën e menopauzës, pastaj acidi urik i grumbulluar rritet edhe tek ato.
Simptomat
1-Zakonisht sëmundja shfaqet natën
2-Gishti i madh i këmbës dhemb dhe ënjtet
3-Kyçi nuk duron asnjë prekje
4-Dhimbja shoqërohet me ethe
5-Në shumë raste edhe me temperaturë
6-Lëkura vyshket.
5- Rënia e flokëve (Hair Loss)
Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por, përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre?
Shkaqet e rënies
Trashëgimia dhe faktorët gjenetikë. Rënia e flokëve, ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. Është i kotë riti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njëri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija, nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit. Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.
Kujdes
1-Kontrolloni stresin
2-Mbani një dietë të përshtatshme
3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë
4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me anë të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
4-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrnave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyralë, veçanërisht me vajin e ullirit.
5-Evitoni ushqimet e skuqura
6-Përdorini sallata të ndryshme
7-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët
8-Mos e ndërroni shpesh shampon.
6- Ataku në zemër (Heart Attack)
Shumë shpesh ataku kardiak që realizon ndalimin e zemrës, sidomos kur shfaqen simptomat e para dhe pacienti nuk i drejtohet spitalit që në orët e para kur ai ndjen shqetësimet më të para, të cilat vazhdojnë për më tepër se dhjetë minuta. Por është e vërtetë se ataku i zemrës nuk është përherë i paparashikueshëm, përkundrazi, më shpesh fillon me një intensitet të moderuar të lokalizuar në qendër të kraharorit, që herë shfaqet e herë zhduket. Kur këto shenja “alarmi” i shfaqen çdo personi, i lind dyshimi se diçka po ndodh. Për këtë arsye është e rëndësishme që të njihen mënyrat sesi shfaqet ataku kardiak dhe çfarë duhet bërë në ato momente.
Çfarë ndodh gjatë një ataku kardiak?
Para se të ndodhë ataku kardiak, trombocit i mpiksur gjaku mbyll arterien e zemrës duke bllokuar kalimin e gjakut nga zemra për në vena dhe arterie. Në këtë situatë muskuli i kësaj zone fillon të vdesë dhe ky është ataku miokardiak. Ekzistojnë mjekime farmaceutike që ulin mundësitë e mpiksjes së këtyre trombociteve, po ashtu ka mjekime që lirojnë arterien nga koagulimi i gjakut, si dhe është e mundur që vena e bllokuar të hapet me një operacion kirurgjikal. Në këtë mënyrë, ataku kardiak mund të parandalohet përkohësisht. Trajtimi mund të jetë më shumë efikas kur ndërhyrja kirurgjikale bëhet në orët e para kur shfaqen shenjat e atakut kardiak.
Faktorët që shkaktojnë atakun miokardial janë:
Një tromb që bllokon totalisht ose pjesërisht lumenin
Mosha, seksi
Histori familjare për sëmundje aterosklerotike
Duhani, përdorimi i kokainës
Diabeti melit
Hipertensioni
Obeziteti
Rritja e nivelit të homocisteinës
Jeta sedentare
Stresi psiko-social
Sëmundjet perivaskulare
Higjiena e varfër orale
7-Pagjumësia (Insomnia)
Çrregullimet e gjumit përfshijnë disomnitë dhe parasomnitë.
Në disomnitë, siç janë insomnia (pagjumësia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore është çrregullimi i sasisë dhe cilësisë së gjumit të bërë. Në këto kushte trupi juaj do të jetë gjithmonë i lodhur po ashtu edhe sistemi nervor.
Në parasomnitë, siç janë tmerrimi në gjumë, urinimi në shtrat dhe të ecurit në gjumë, simptoma kryesore është një ngjarje e pazakonte që çrregullon gjumin. Ky është një çrregullim që në pjesën më të madhe të rasteve prekin fëmijët e vegjël, gjendje e cila mund të zgjasë deri në moshën 15-vjeçare.
Çfarë është insomnia
Kërkesa e madhe për ilaçe gjumi është një simptomë e përhapjes së insomnisë (pamundësisë për të të zënë gjumi). Një vëzhgim tregonte se 6% e burrave dhe 14% e grave raportonin se vuanin nga ky lloj çrregullimi të gjumit. Ka shumë shkaqe dhe lloje të insomnisë. Disa insomniakë i zë gjumi lehtë, por shohin ëndrra sikur janë zgjuar. Si rrjedhojë kur zgjohen, ata ndjehen sikur po përpiqeshin ende që të flinin. Të tjerë e kanë të vështirë që t’i zërë gjumi për shkak të ankthit, frikës, stresit, depresionit ose problemeve të tjera. Drogat gjithashtu çrregullojnë ciklin normal të gjumit. Disa insomniakë vuajnë nga një gjendje e njohur si Apnea e gjumit. Ata i zë gjumi lehtë, por çohen pasi u ndalet frymëmarrja dhe zgjohen duke gulçuar për ajër.
Këshilla për personat që vuajnë nga pagjumësia:
1. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.
2. Shkruajini shqetësimet tuaja në vend që të filloni t’i risillni ato në mend ndërsa përpiqeni që të flini gjumë.
3. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.
4. Konsumimi i alkoolit mund të shqetësojë gjumin tuaj të natës, kështu që një çaj i ngrohtë me kamomil do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për të rënë në gjumë.
5. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.
6. Sigurohuni që të jeni shumë rehat në shtrat. Shtrati vetë duhet të jetë i ajrosur dhe i ngrohtë.
7. Në dhomën tuaj krijoni një mjedis të qetë dhe të ngrohtë.
8. Mos shkoni në shtrat derisa të ndiheni të lodhur.
9. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike.
10. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri. Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t’u bëjë naze”.
11. Zgjohuni në mëngjes në të njëjtën orë çdo ditë. Vini orën në zile dhe çohuni menjëherë nga shtrati, edhe nëse natën e shkuar keni qëndruar zgjuar deri vonë. Në këtë mënyrë, në fund të ditës ju do të ndiheni më të lodhur dhe do të flini në kohën e duhur. Nëse e bëni këtë gjë për disa ditë të mjaftueshme, do të sistemoni me sukses kohën për gjumë.
12. Për udhëtime të gjata me avion apo ose autobus, do të ishte mirë që të merrni një pilulë për gjumin nëse keni probleme me gjumin. Kjo duhet të jetë një pilulë shumë shpejt e efektshme me një efekt të limituar nga 5-6 orë. Duhet të konsultoheni me mjekun tuaj personal para se të merri medikamentin.
Shumë njerëz kanë gjetur si zgjidhje mjekime barishtore për të fjetur, në vend që të përdorin ilaçe. Ata përdorin agnushe, sanës ose vajra aromatikë, si një mënyrë për t’u qetësuar para se të shkojnë në shtrat. Këto janë më të vështira për t’u provuar nga studimet shkencore, por shihen si një eksperiment personal. Njerëzit mund të gjejnë zgjidhjen e pagjumësisë së tyre duke përdorur mjekimet e lartpërmendura, por duhet të konsultohen me mjekun për shkak të ndonjë efekti anësor.
8-Kanceri në veshka (Kidney Cancer)
Tumoret janë shumë të përhapura tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Përveç gurëve, edhe tumoret duhet të trajtohen sipas specialisteve me bimë mjekësore, të cilat duhet të përdoren në formën e lëngjeve. Për të evituar problemet me veshkat është e rëndësishme që çdo njeri, pavarësisht faktit nëse është i sëmurë apo jo, duhet të konsumojë ë paktën 2 litra ujë në ditë.
Tumori Wilms është më i shpeshti tumor malinj i veshkave te fëmijët. Mosha më e prekur është 2-4 vjeç. Shenjat janë një masë abdominale, shpesh shumë e madhe dhe trajtohet me nefrektomi dhe kemoterapi me ose pa rrezatim. Mund të jetë pjesë e kompleksit WAGR ku bën pjesë tumori Wilm, Aniridia, ka keqformime gjenitourinare, prapambetje mendore. Gjithashtu shoqërohet me hemihipertrofi të trupit. Pamjaftueshmeëia prerenale e veshkave është pasojë e mos furnizimit me gjak të veshkave; shkaktohet nga hipovolemia, sepsisi, pamjaftueshmëria e zemrës, cirroza, stenoza e dyanshme e arterieve renale, shoku. Ndërkohë që pamjaftueshmëria renale (brendarenale) e veshkave është pasojë e patologjisë së veshkave: shkaktohet nga procese si nekroza tubulare akute, ishemia e zgjatur (dmth pamjaftueshmëria prerenale mund të kthehet në pamjaftueshmëri renale), glomerulonefritet, sëmundjet tubulare/intersticiale, precipitimi i kristaleve në tubula.
Pamjaftueshmëria postrenale e veshkave është pasojë e bllokimit të rrugëve urinare; shkaktohet nga prostata e zmadhuar, gurët, cikatricet/strikturat, gjaku i mpiksur, kirurgjia (sidomos histerektomia)
Simptomat
1-Sistemi tretës: anoreksi, pështjellim, të vjella.
2-Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve.
3-Çrregullime të volumit intravaskular që janë pasojë e humbjes të aftësisë së veshkave për të rregulluar përqendrimin e urinës.
4-Anemia është pasojë e mos prodhimit të eritropoetinës.
5-Djersitje e vazhdueshme
6-Fryrje e trupit
7-Ethe
8-Dobësi
9-Urinë e turbullt me erë të keqe
10-Temperaturë
9- Leucemia (Leukemia)
Leucemia është sëmundja e kancerit që prek rruazat e bardha të gjakut, të cilat, për shkak të uljes së numrit, janë të paafta të kryejnë funksionin e tyre. Me shfaqjen e kësaj sëmundjeje përballemi me ulje të numrit të rruazave të kuqe, të hemoglobinës dhe të pllakëzave. Sëmundja fillon me dobësi, lodhje të shpejtë, dhembje në muskuj dhe kocka, humbje oreksi, ngritje të vogla të temperaturës. Pas kësaj faze, sëmundja fillon vrullshëm. Shfaqen gjakrrjedhje nga hunda, nga mishrat e dhëmbëve, nga organet e brendshme. Ekzistojnë dy lloje të leucemisë, të cilat përcaktojnë edhe zhvillimin e sëmundjes. Leucemia akute është më e rrezikshme, pasi zhvillimi i saj bëhet me ritme të shpejta, ndërsa leucemia kronike mund të vazhdojë me vite të tëra. Kjo sëmundje është gjithmonë kronike dhe karakterizohet nga prezenca e disa celulave jonormale ose në shumë raste leucemia karakterizohet edhe si pamjaftueshmëri e gjakut dhe e palcës kurrizore. Një shumicë e tepruar e rruazave te bardha dhe një pakicë fatale e rruazave të kuqe janë karakteristikat mjekësore të sëmundjes, ndërkohe ajo shkakton në shumicën e rasteve dhembje të forta koke. Të dhënat mjekësore tregojnë se kurimi i saj varet shumë nga grada në të cilën e kap sëmundjen pacienti. Tri shenja janë karakteristike për të gjithë personat që kanë mungesë gjaku. Pjesa më e madhe e tyre kanë lodhje fizike, takikardi dhe janë shumë të zbehtë.
Simptomat
- Ethe
- Lodhje
- Dhimbje të kockave dhe muskujve
- Dhimbje koke
- Infeksione të vazhdueshme
- Njolla në lëkurë
- Gjëndra të fryra
10 -Kanceri në mëlçi (Liver Cancer)
Nuk ka një arsye të caktuar se përse shfaqet sëmundja e mëlçisë, por ajo që rekomandohet për të gjithë njerëzit është “bashkëjetesa” në një ambient në pastër, përdorimi i ushqimeve të shëndetshme, konsumimi i verës si dhe mospërdorimi i pijeve alkoolike. Nga ana tjetër, sipas specialistëve moshat e mesme janë tepër të prirur për t’u sëmurë nga sëmundjet e mëlçive në rast se ata kanë jetuar ose përdorur për shumë kohë duhanin. Reth 15 për qind e viktimave të kancerit të mëlçisë janë mes atyre që nuk pinë duhan dhe mes këtij grupi, gratë kanë 2 deri 3 herë më shumë gjasa sesa burrat që të preken nga kjo sëmundje. Mjekët nuk e dinë përse ndodh kjo; ose ndoshta është ndikimi i përbashkët e të gjithë faktorëve si hormonet, qëndrimi pranë atyre që pinë duhan, dieta dhe ajri i ndotur. Shenja të tilla plogështia, marrja e frymës dhe kolla kronike shpesh diagnostikohen gabim si simptoma të astmës. Sipas mjekëve më shumë gra vdesin nga kanceri në mëlçi sesa nga kanceri në gji, në vezore dhe në uter, por megjithatë fondet për kërkime mjekësore në fushën e kancerit të gjirit janë 10 herë më të mëdha se sa për kancerin e mëlçisë. Gjithashtu përdorimi i ushqimeve të shëndetshme, mes të cilave nuk duhet të mungojë mishi dhe vera, është aleati më i mirë për ta mbajtur sa më larg sëmundjen. Duket e çuditshme por edhe ndotja e ambientit, është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në përhapjen e sëmundjes së mëlçisë. Madje në pjesën më të madhe të rasteve, ndotja e ambientit, jo vetëm në qytete por edhe në dhomën ku personi jeton, është faza fillestare e shfaqjes së sëmundjes, zhvillimit dhe evoluimit të saj. Sipas specialistëve grimcat me përmasa më të vogla se 10mikron janë më të dëmshme për shëndetin sepse ato kanë më shumë mundësi për të hyrë në pjesët e poshtme të mëlçisë. Grimcat e ngurta kontribuojnë në mënyrë të dukshme në pakësimin e shikimit. Deficiencat më të theksuara mund të sjellin humbje në peshë, lodhje, deficit imunitar, gjë që demonstrohet nga infeksione të përsëritura virale dhe bakteriale
Simptomat
- Humbje në peshë e pashpjegueshme
- Humbje oreksi
- Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut
- Zverdhje të lëkurës dhe syve
- Zmadhim i mëlçisë
- Hipoglicemi
11-Malaria (Malaria)
Malaria është një infeksion i shkaktuar nga parazitë njëqelizorë, të cilët hyjnë në gjak nëpërmjet ngacmimit nga mushkonja e malaries. Këto parazitë mund të shfaqen në pesë specie të ndryshme. Dhe shumë infeksione që shfaqen tek njeriu shkaktohen prej tyre. Një pjesë e këtyre parazitëve kalojnë kohë në jetën e njeriut të infektuar e disa të tjerë në trupin e mushkonjës së
malaries. Te trupi i njeriut ato përqendrohen në mëlçi dhe tek rruazat e kuqe të gjakut. Pasi hyn në gjak ky parazit fillojnë të shfaqen simptomat e para të malaries. Dëmtimet që sjell kjo sëmundje janë vdekjeprurëse. Simptomat e para shfaqen brenda pak javëve nga pickimi i mushkonjës së malaries. Kundër sëmundjes së malaries janë bërë përparime. Në vitin 2005, shkencëtarët njoftuan për sukses në luftën kundër mushkonjës anofele dhe parazitëve të malaries, ndërsa një vaksinë eksperimentale e provuar në Mozambik, po ofron imunizimin e parë të suksesshëm kundër kësaj sëmundjeje. Malaria vazhdon të prekë vendet e varfra, duke shkaktuar çdo vit vdekjen e 1 milionë vetave. Po ashtu edhe viti 2007 ka qenë një progres i vërtetë në luftën kundër malaries. Nga malaria rezultojnë të prekur rreth 500 milionë njerëz në botë dhe rreth 2 milionë të vdekur çdo vit. Kjo është një sëmundje tropikale dhe është shumë e rrallë në SHBA.
Simptomat
- Temperaturë e lartë
- Lodhje
- Dhimbje koke
- Dhimbje muskujsh
- Çrregullime me aparatin tretës
- Të vjella
- Ndjesi të fikëti
12-Melanoma (Melanoma)
Melanoma është forma më e përhapur në botë e kancerit të lëkurës. Nëse nuk kapet në kohë, i prekuri nga kjo sëmundje mund të humbasë jetën. Disa tipa nishanesh kanë karakter malinj dhe përbëjnë një rrezik për shfaqjen e sëmundjes së rrezikshme. Sipas ekspertëve evidentimi dhe kurimi në stadin fillestar nuk përbën rrezik për jetën e personit. Por, nëse ajo ka përparuar deri në metastaza, është tepër rezistente ndaj trajtimit me ilaçe dhe rreze. Sipas studimeve të kryera në vende të ndryshme të botës, vetëm 2-3 për qind e pacientëve, të cilëve melanoma i ka kaluar në fazën e metastazës, jetojnë deri në 5 vjet. Prandaj mjekët këshillojnë vizita të vazhdueshme te specialistët për nishanet e rrezikshme. Personat me rrezikshmëri të lartë janë ata që kanë një numër të madh nishanesh në trup, personat me lëkurë të çelët dhe sy të kaltër. Të rrezikuar janë gjithashtu edhe ata që punojnë në ambiente të hapura, apo qëndrojnë për orë të tëra në diell. Më e përhapur melanoma është tek moshat e rritura, mbi 35-vjeç, por rastet e shfaqjes së këtij kanceri tek fëmijët nuk mungojnë. Përveç tendencës gjenetike, ekspozimi i gjatë në diell është një nga faktorët kryesorë, që ndikojnë në shfaqjen e melanomës. Kjo sëmundje mund të shfaqet në moshë të rritur edhe tek ata individë, të cilët në fëmijëri kanë pasur djegie dhe plagë të shkaktuara nga rrezet e diellit.
Simptomat
- Njolla të errëta në lëkurë
- Enë të vogla gjaku që shihen me sy të lirë
- Njolla të kuq, të ashpra, të trashë
- Pjesa më e madhe e melanomës është kafe në të zezë
- Ndryshimi i masës, ngjyrës apo lartësimi i nishaneve
- Shfaqja e një nishani kur të jeni rritur
13-Meningjiti (Meningitis)
Meningjiti është një infeksion viral ose bakterial i meningeve, të cilat janë veshjet e trurit. Tipi i shfaqjes së sëmundjes ndryshon në varësi të shkaktarit të meningjitit nga viruset, bakteret, kërpudhat. Meningjiti viral shfaqet pothuajse në të njëjtat kondita brenda katër ose dhjetë ditëve. Kështu pjesa më e madhe e fëmijëve që dallojnë këto simptoma kanë mundësi për të kuruar në kohë sëmundjen pa u shfaqur dhimbjet e forta të kokës dhe lodhja e rënduar. Shfaqja e sëmundjes së meningjitit shoqërohet edhe me simptomat e saj të para, si dhe me theksimin e tyre me avancimin e sëmundjes. Në shenjat e para dallojnë duart dhe këmbët e ftohta, dhimbje në këmbë dhe ndryshime anormale të ngjyrës së lëkurës. Sëmundja e meningjitit shfaqet në muajt e dimrit. Ajo mund të zhvillohet me hapa të shpejtë dhe në format më serioze të shfaqjes meningjiti mund të shfaqet shkatërruese, madje dhe vdekjeprurëse. Fëmijët nën moshën një vjeç janë më të rrezikuar, krahasuar më fëmijët nga mosha një deri në pesë vjeç. Meningjiti viral ose “jobakterial” është tipi më i zakonshëm i shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Simptomat shfaqen brenda 10 ditëve. Në SHBA, çdo vit rezultojnë 25 000-50 000 të shtruar në spital me meningjit viral. Ndërsa meningjiti bakterial shfaqet te fëmijët dhe të rriturit dhe është fatal nëse nuk kurohet menjëherë.
Simptomat
- Dhimbje koke
- Mpirje të qafës
- Ethe
- Temperaturë
- Të vjella
- Gjendje të fikëti
- Njolla të errëta në lëkurë
- Përgjumje
14-Migrena (Migraine)
Migrena është tipi më i përhapur i sëmundjeve të dhembjeve të kokës. Shumë persona të sëmurë me migrenë kanë kaluar kriza të forta të cilat mund të ndodhin në raste të veçanta. Dhimbja më e zakonshme e kokës në rastet e migrenës shfaqet duke pulsuar dhe shpesh shoqërohet me të vjella dhe ndryshime në shikim. Disa lloje të migrenës shoqërohen me dhimbje të forta koke, por jo çdo dhimbje e fortë e kokës është migrenë. Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia gjenetike dhe faktorë të tjerë socialë kanë një ndikim të rëndësishëm. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena për shkak të ndryshimeve hormonale. Femrat janë veçanërisht të prekura gjatë ditëve të paraardhjes së menstruacioneve, si dhe gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë apo menopauzës. Nuk ka një kurë të përcaktuar por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon. Pavarësisht kërkimeve të vazhdueshme, shkencëtarët akoma nuk kanë mundur të gjejnë ekzaktësisht arsyen e vërtetë pse shfaqet migrena. Dhimbja e migrenës është e lidhur me grumbullimin e qelizave të gjakut dhe irritimin e nervave të trurit. Serotonina kimike në tru duket të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces ashtu si vepron edhe në procese të tjera, siç janë depresioni apo çrregullimet e të ngrënit.
Simptomat
- Dhimbje koke
- Të vjella
- Gjendje të fikëti
- Humbje oreksi
- Lodhje
- Gjendje nervozizmi
- Probleme me shikimin
15-Menopauza (Menopause)
Menopauza, pra ndalimi i menstruacioneve vjen si rezultat i ndalimit të prodhimit prej vezoreve të gruas i hormoneve femërore estrogjen dhe progresteron. Janë këto hormonet, të cilat në nxitjen e hormoneve të tjera në kohën që gruaja ishte pjellore e përgatisin trupin e saj në mënyrë ciklike, çdo muaj për të pritur shtatzëninë dhe që pastaj në mungesë të saj realizonin menstruacionet. Ndalimi i prodhimit të këtyre hormoneve në menopauze përveçse shkakton ndalimin e menstruacioneve dhe humbjen e aftësisë pjellore tek gruaja, është përgjegjës, edhe për ankesa të tjera të grave në këtë periudhë. Ndryshimi i nivelit të hormoneve estrogjen, progresteron fillon që në pre menopauze, ku nga rritja e nivelit i këtyre hormoneve, niveli i estrogjenit rritet, ndërsa ai i progresteronit ulet. Shkencëtarët sqarojnë ndikimin negativ të stresit me ndikimin e tij në ekuilibrin e hormoneve në organizëm, gjë që mund të përshpejtojë plakjen e vezoreve. Një hulumtim i kryer në Francë, ka bërë të ditur se, gratë të cilat në vendin e tyre të punës janë të ekspozuara ndaj stresit, hyjnë në menopauzë më herët sesa është e zakonshme. Shkak për menopauzën e hershme është edhe pirja e duhanit.
Simptomat
- Çrregullime menstruale
- Afshe të nxehta
- Skuqje të fytyrës, kraharorit
- Djersitje e rrahje të shpeshta të zemrës
- Dhimbje gjatë aktit seksual
- Rënie në peshë
- Në disa raste mund të shfaqet edhe diabeti
- Rritet niveli i kolesterolit në gjak
16-Miopatia (Miopaty)
Miopatia është një term i përgjithshëm që i referohet çdo sëmundjeje skeletore muskulore ose çrregullimi neuromuskular. Miopatia mund të merret ose trashëgohet dhe mund të ndodhë në lindje ose më vonë në jetë. Miopatitë ndodhin si rezultat i çrregullimit të endokrinës, infeksionit të muskujve ose enjtjes, ilaçeve dhe mutacionit të geneve. Sëmundjet e muskujve skeletorë ose miopatitë janë çrregullime me ndryshime strukturore ose çrregullim i funksionit të muskujve. Këto kushte mund të jenë të ndryshme nga sëmundje të tjera dhe simptoma kryesore është dobësia e muskujve, që mund të jetë me intervale ose e vazhdueshme. Ashtu si distrofia muskulare edhe kjo sëmundje i referohet një grup sëmundjeje gjenetike që karakterizohen nga dobësia progresive, degjenerimi i muskujve skeletorë që kontrollojnë lëvizjet. Zakonisht personat që vuajnë nga miopatia janë me probleme muskulare që në lindje ose nisin t’i shfaqen shqetësimet edhe gjatë viteve të mëvonshme të jetës. Sëmundja është e trashëgueshme nga njëri nga prindërit, por, përpos kësaj, ajo mund të ndodhë edhe për shkak të çrregullimit të endokrinës, e cila është përgjegjëse direkte për sëmundjen.
Simptomat
1-Dobësim i muskujve të krahëve
2-Dobësim i muskujve skeletorë
3-Kanë vështirësi në ecje
4-Shtrëngim i muskujve të zemrës
5-Shtrëngim dhe dobësim i muskujve të mushkërive
6-Dobësim progresiv.
17-Obeziteti (Obesity)
Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit mbipesha, pra obeziteti është shpeshtuar së tepërmi thuajse kudo në botë. Më shumë se 1 miliard njerëz në botë janë sot me mbipeshë trupore, nga të cilët 300 milionë të dhjamosur rëndë. Në Evropë nga viti 1980 e këtej numri i njerëzve obezë është rritur tri herë. Alarmi është se ai po rritet edhe tek fëmijët. Nga viti 1970 numri i të rinjve dhe fëmijëve obezë ose me peshë të tepërt trupore në Evropë është rritur 10 herë. E keqja e obezitetit nuk është vetëm estetike. Ai krijon sëmundje dhe vret. Madje është një nga shkaktarët kryesorë për lindjen dhe rëndimin e sëmundjeve të një liste të gjatë sëmundjesh kronike. Mbipesha është bërë faktor ndikues për rreth 600 milionë njerëz me hipertoni arteriale, 177 milionë të sëmurë me diabet, 20 milionë të prekur nga kanceri dhe 20 milionë me sëmundje të zemrës e të arterieve të trurit. Obeziteti dhe shfaqja e sëmundjeve të tjera të zemrës, hipertensioni, kanceri, diabeti, niveli i lartë kolestrolit, u bënë shkak për vdekjen e shumë të sëmurëve. Mbipesha shfaqej si faktor nxitës i 10 tipave të kancerit dhe sëmundjeve të ndryshme. Sipas studimeve më të fundit të realizuara nga shkencëtarë e ekspertë të njohur në SHBA dhe në Evropë, ka rezultuar se obeziteti është shkaktar i kancerit të gjirit dhe mitrës rreth 189 për qind.
Simptomat
- Dëshirë për ushqime të thata pa vitamina
- Shëndoshje e vazhdueshme dhe pa ndërprerje
- Ulet presioni i gjakut
- Personave u shtohen edhe sëmundjet e zemrës
- Ndjehen gjithmonë të pangopur
18-Osteoporoza (Osteoporosis)
Osteoporoza është një çrregullim apo sëmundje e kockave. Kockat si pasojë e sëmundjes sa vijnë e bëhen më të holla, e humbasin forcën e tyre dhe bëhen lehtësisht të thyeshme. Ato mund të thyhen gjatë lëvizjes apo veprimtarive të ndryshme gjatë ditës, prandaj duhet pasur kujdes, në kohën kur sëmundja ka përparuar shumë. Më të predispozuar për të shfaqur osteoporozën janë femrat, sidomos mbi moshën 40 vjeç, apo pas menopauzës.
Osteoporoza është një sëmundje joneoplastike e kockës, që në heshtje cilësohet edhe si patologjia e shekullit. Sipas statistikave, një në tre meshkuj mbi të 50-at vuan nga kjo sëmundje. Por edhe femrat vuajnë nga kjo sëmundje e kockave. Treguesit thonë se 1 në 5 gra vuan nga osteoporoza. Por nga vjen kjo sëmundje dhe cilat janë shkaqet që çojnë në shfaqjen e saj? Osteoporoza është një sëmundje që prek skeletin e njeriut, e cila vepron duke rralluar indin kockor. Prandaj kjo sëmundje quhet edhe patologjia e frakturave të kockave. Ajo shkaktohet nga mungesa e Estrogjenit gjatë menopauzës te femrat, nga mungesa e ushtrimit fizik, nga rritja e nivelit të hormoneve glukokortikoide, nga hipertiroidizmi, si edhe nga mungesa e kalciumit. Përgjithësisht osteoporoza nuk shfaq asnjë shenjë apo simptomë në trupin e njeriut. E vetmja simptomë është thyerja ose fraktura e kockave. Shpesh quhet sëmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerëzit ndoshta nuk e dine se janë prekur prej saj derisa fillojnë të ndjejnë dhimbje në kurriz ose pësojnë ndonjë frakture në kockë.
Simptomat
- Dhimbje shpine
- Humbje në gjatësinë trupore
- Deformim
- Reduktim në funksionet pulmonare
- Kockat pësojnë lehtësisht fraktura
- Dëmtohet shtylla kurrizore dhe gjuri
19-Parkinsoni (Parkinson’s Disease)
Parkinsoni është një sëmundje neurologjike dhe shenjat e dukshme të saj janë dridhjet, veçanërisht të gjymtyrëve. Me përparimin e sëmundjes, simptomat shtohen. Vështirësitë që shoqërojnë sëmundjen e parkinsonit janë dridhjet, bllokimi i muskujve, ngadalësimi i lëvizjeve, vështirësitë për të ruajtur balancën gjatë ecjes dhe humbja e kujtesës për rreth 20 për qind të pacientëve. Sipas organizatës botërore të shëndetësisë, 4 milionë njerëz vuajnë nga sëmundja e parkinsonit. Por kjo shifër parashikohet të rritet ndërsa shumë vende të zhvilluara vazhdojnë të njoftojnë mbi rritjen e numrit të popullatës së moshuar. Në Shtetet e Bashkuara ka rreth 1 milionë e 500 mijë vetë të diagnostikuar me parkinson. Sëmundja fillon të shfaqet kryesisht tek njerëzit e moshës 60-65 vjeç. Ilaçet duket se bëjnë efekt në vitet e para të prekjes, por më vonë këto efekte dobësohen.
Trajtimi i parkinsonit është treguar i suksesshëm tek 25 për qind e pacientëve, të cilët iu nënshtruan operacionit për stimulimin e thellë të trurit. Elektrodat vendosen në një zonë të trurit të njohur me emrin subthalamic nuckleus që nxit veprimtarinë e tepruar të trurit. Elektrodat lidhen me një aparat të vendosur në gjoks. Në këtë mënyrë, elektrodat dërgojnë një sinjal për qetësimin e dridhjeve dhe zhbllokimin e muskujve.
Simptomat
- Dridhje e duarve
- Dridhje edhe në gjendje qetësie
- Muskujt e dorës dhe të krahut në përgjithësi janë të ngurtë
- Këta pacientë kanë vështirësi në ecje
- Nuk e mbajnë dot ekuilibrin
- Në faza të rënduara të sëmundjes pacientët rrëzohen shpesh
20-Pneumonia (Pneumonia)
Pneumonia është një infeksion i mushkërive. Pjesa dërrmuese shkaktohet nga infeksione bakteriale apo infeksioni pneumatik i shkaktuar nga bakteri Streptocoçus. Gjithnjë dhe më tipike për këtë grup janë bërë sëmundje dhe vdekjet nga pneumonia, gripi dhe bllokimi kronik i mushkërive. Një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes është edhe niveli i lartë i ndotjes, ku jeton personi. Ky nivel lidhet ngushtë jo vetëm me ajrin brenda shtëpisë së tij, por edhe ajrin në qytetin ku banon. Përveç shkaqeve natyrorë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shfaqjen e sëmundjeve pneumonare, siç janë përdorimi i duhanit dhe niveli i lartë i ndotjes, mund të preken nga këto sëmundje kryesisht edhe ata pacientë, të cilët e kanë sëmundjen të trashëguar nga prindërit e tyre. Në këtë rast sëmundjet e mushkërive, të bronkiteve quhen të hershme dhe është më e vështirë për t’i diagnostikuar.
Simptomat
- Kollë e madhe
- Bllokim i mushkërive deri në rrugët e frymëmarrjes
- Në ndonjë rast edhe bllokim i kordave zanore (ikën zëri)
- Zverdhje e personave
- Dobësi fizike
21-Poliomieliti (Polio)
Poliomeliti është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një virus, i cili pushton sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizën totale brenda pak orësh. Zakonisht prek fëmijët nën pesë vjeç. Simptomat fillestare janë temperatura, lodhja, dhimbja e kokës të vjellat dhe mpirja e qafës dhe e gjymtyrëve. Një në 200 infektime çon në paralizë të pakthyeshme dhe 5 ose 10 % e të paralizuarve nga poliomeliti vdesin, kur muskujt e tyre të frymëmarrjes paralizohen. Nuk ekziston asnjë kurë për poliomelitin. E vetmja mbrojtje është vaksina, e cila duhet të merret disa herë. Qqllimi i Rotary International, një organizatë shëndetësore, është çrrënjosja e sëmundjes së poliomelitit. 10 vendet që mbeten të prekura nga epidemia e poliomelitit janë India, Pakistani, Nigeria, Afganistani, Somalia, Egjipti, Angola, Etiopia dhe Sudani. Në vitin 1988, bota shënoi 350 mijë raste të prekjes nga poliomeliti. Me kalimin e kohës, rastet kësaj sëmundjeje u pakësuan dhe në vitin 2005 u regjistruan vetëm 1mijë e 500 raste. Sëmundja e poliomelitit tani është e pranishme në vetëm 6 vende; Egjipt, Niger, Nigeri, Afganistan, Pakistan dhe Indi. India parashikonte që në vitin 2006 të mos kishte asnjë rast të kësaj sëmundjeje.
Simptomat
- Temperatura
- Lodhja
- Dhimbja e kokës
- Të vjella
- Mpirja e qafës
- Mpirja e gjymtyrëve
22-Kanceri i prostatës (Prostate Cancer)
Kanceri i prostatës godet çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore. Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në 1998. Mbijetesa prej pesë vjetësh, pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit. Në Evropë nga ky lloj tumori janë të prekur 40 në 100 mijë persona, ndërsa në USA 70 në 100 mijë. Por nuk është e thënë që të gjithë ata që kanë një hiperplasi beninje zhvillojnë tumorin e prostatës. Studimet shkencore akoma nuk kanë arritur të zbulojnë se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë jo. Specialistët thonë se dihet që me kalimin e viteve një mashkull ka mundësi më të mëdha për të zhvilluar këtë lloj tumori, por nuk janë identifikuar akoma faktorët që e shkaktojnë këtë, përveç dhjamosjes. Për të identifikuar prekjen e një organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe një test i veçantë. Testi konsiston në një analizë të thjeshtë gjaku në të cilën matet niveli i PSA, që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatës. Përqendrimi i kësaj substance të prodhuar nga qelizat e prostatës shtohet në raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Duhet të përsëritet të paktën tetë herë dhe shërben për të diagnostikuar sa më parë një tumor. Vlera normale e PSA është 2.5 mg/ml. Në qoftë se ky përqendrim është më i lartë, atëherë do të ishte e nevojshme të bëni një biopsi. Në qoftë se gjatë biopsisë arrin në 10 mg/ml, atëherë rreziku i krijimit të një tumori është rritur.
Simptomat
- Vështirësi gjatë urinimit
- Nevojë për të urinuar shpesh
- Mbajtje me vështirësi e urinës
- Infeksione të rrugëve urinare
- Gjak në urinë
23-Artriti reumatoid (Rheumatoid Arthritis)
Artriti reumatoid është një nga sëmundjet inflamatore të ashtuquajtura “sëmundje të indit lidhor”. Kjo është një sëmundje kronike, që shoqërohet me inflamacion të membranave sinoviale dhe formim të të ashtuquajturit “pannus”. Shkaku i shfaqjes së artritit reumatoid nuk dihet. Kjo sëmundje prek femrat 3 herë më shpesh se meshkujt. Mosha e prekur zakonisht është 20-40 vjeç. Shpesh pacientët e diagnostikuar kanë antigenin HLA-DR4. 50-75% e pacientëve me diagnozën e artritit reumatoid “shërohen” brenda dy vjetësh. Këta pacientë zakonisht nuk kanë faktor reumatoid dhe kanë funksion të mirë të kyçeve. Pacientëve që vijojnë të kenë simptomat e artritit reumatoid edhe pas 2 vjetëve, u shkurtohet jeta mesatarisht me 10-15 vjet. Këta pacientë duhen trajtuar në mënyrë më agresive. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje, mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Po ashtu edhe rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm.
Simptomat
- Është simetrik, prek gjunjët, këmbët, kyçet
- Simptomat janë më të forta në mëngjes
- Vështirësi për t’u larë, veshur
- Xhunga nën lëkurë
- Shkakton shformime karakteristike të gjymtyrëve
- Përparimi shoqërohet dhe me shkatërrim të kërcit të kyçeve
24-Measles (Rubeola)
Infeksioni i rubeoles i marrë nga nëna gjatë muajit të katërt të shtatzënisë mund të ketë efekte serioze në lindjen e fëmijës. Virusi i rubeoles i kontaktuar nga një fëmijë i vogël ose i rritur është në mënyrë të dukshme më i dëmshëm dhe mund të ndodhë pa simptoma të dukshme, por është shumë ngjitës nga një nënë që është në muajt e parë të shtatzënisë. Megjithatë, fëmija i lindur me rubeolë të bashkëlindur mund të ketë një variet me probleme fizike. Këtu përfshihen: humbja e dëgjimit, e shikimit, kataraktisë dhe diferenca neurololgjike të shfaqura në formën e paralizave të shkallëve të ndryshme. Mund të jenë gjithashtu probleme zemre, mëlçie dhe mushkërish. Gjithashtu edhe probleme të sjelljes. Megjithatë ekspozimi ndaj virusit është i lidhur me probleme të ndryshme, përafërsisht 20 për qind të sapolindurve nuk shfaqin efekte nga virusi. Ka epidemi të ndryshme rubeole. Një test i thjeshte gjaku mund të dalloje nëse një individ e ka pasur rubeolen dhe nëse duhet të imunizohet me vaksine. Një epidemi që ra në 1971 u parandalua nga përhapja e vaksinave kundër rubeolës. Një fëmijë i ekspozuar nga rubeola duhet të ndiqet nga një specialist në muajt e parë me ndërhyrjet përkatëse në intervale të rregullta.
Simptomat
- Simptomat shfaqen pas 8-12 ditë nga kontakti me një të infektuar
- Kollë
- Rrjedhje hundësh
- Ndjesi të vjellash
- Lodhje e përgjithshme
- Sy të skuqur
- Temperaturë
25-Skizofrenia (Schizophrenia)
Skizofrenia është një sindromë që shfaqet kryesisht me praninë e një bashkësie shenjash karakteristike, të shoqëruara me një keqfunksionim të dukshëm social e fizik. Simptomat kryesore mund të konsiderohen të ndara në dy grupe të mëdha: simptoma pozitive dhe negative. Simptomat pozitive përfshijnë shtrembërimet ose teprimet, siç janë: deliret, halucinacionet, të folurit e çorganizuar, sjellje të çrregullta. Simptomat negative përfshijnë: reduktim të intensitetit të shprehjeve emotive; reduktim në rrjedhshmërinë dhe produktivitetin e mendimit e të folurit; reduktim në orientimin e sjelljeve me përfundim arritjen e qëllimit. Personat skizofrenike shfaqin çrregullime të perceptimit dhe të vëmendjes. Ata shpesh shprehen se bota u duket e ndryshme e gati ireale. Disa flasin për ndryshime në përmasat e trupit të tyre, apo ndryshime në distancat mes objekteve që kanë realisht pranë. Shtrembërimet më dramatike të perceptimit janë halucinacionet, të cilat janë përvoja ndjesore në mungesë të stimujve mjedisore realë. Një i sëmure skizofren nuk arrin të ndajë kufirin e reales me jorealen. Skizofrenia, zakonisht paraprihet nga një fazë pararendëse, gjatë së cilës vërehet një përkeqësim i funksionimit normal. Gjatë kësaj periudhe personi shfaq shenja të tërheqjes nga shoqëria, mos kujdesje për higjienën personale, mungesë të theksuar motivimi dhe përjetime të ndjesive dhe perceptimeve jo të zakonshme. Skizofrenia ndahet në tipa dhe nën tipa, të cilët klasifikojnë lloje të ndryshme, apo kombinime të çrregullimeve të skizofrenisë. Çrregullime të ndryshme të skizofrenisë, në varësi të llojit, kohëzgjatjes, apo kushteve të përshkallëzimit, mund të përmirësohen apo edhe të shërohen.
Simptomat
- Halucinacione
- Deluzione
- Mendime të çrregullta
- Çrregullim në të folur
- Ndryshime në sjellje
26-Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (Sexually Transmitted Diseases)
Sëmundjet ngjitëse seksuale janë sëmundje që ngjiten nga kontakti trupor gjatë marrëdhënieve seksuale. Këto shkaktohen nga viruset, bakteret dhe parazitët. Këto po ashtu njihen si infektime ngjitëse seksuale apo me emrin e vjetër Sëmundje Veneriane. Ekzistojnë 25 lloje të sëmundjeve ngjitëse seksuale. Këto të gjitha kanë të përbashkët faktin që të gjitha ngjiten nga marrëdhëniet seksuale duke përfshirë seksin vaginal, anal dhe oral. Çdo njeri që është seksualisht aktiv mund të jetë në rrezik prej sëmundjeve ngjitëse seksuale. Disa prej sëmundjeve mund të kenë simptoma si: shkarkesë nga organet gjenitale, dhembje kur urinojnë, ënjtje dhe inpoflamim në organe gjenitale. Shumë sëmundje ngjitëse seksuale si Klamidia, nuk shfaqin simptoma. Për këtë shkak rekomandohet të bëni kontrollin e shëndetit seksual, t’i bëni analizat për sëmundje ngjitëse seksuale nëse mendoni se jeni në rrezik. Ndonjëherë mund të kalojë kohë e gjatë deri në shfaqjen e simptomave, kështu që ju mund infektoni dikë gjatë kësaj kohe. Prandaj është e nevojshme të bëni analizat dhe të merrni trajtimin e duhur. Nëse jeni në marrëdhënie me partner dhe është vërtetuar se keni sëmundje ngjitëse, kjo nuk do të thotë se ai/ajo ka pasur marrëdhënie seksuale me dikë tjetër. Simptomat e sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të shfaqen me muaj pas infektimit.
Simptomat
- Kruajtje rreth gjenitaleve
- Ethe
- Gjëndra të fryra
- Dhimbje barku
- Djegie gjatë urinimit
- Dhimbje gjatë kryerjes së marrëdhënieve
27-Spondiliatroza (Spondiliatroza)
Spondiliatroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Ekzistojnë dy tipa të kësaj sëmundjeje, lumbare dhe ajo cervikale. Dhimbjet e sëmundjes shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni, tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth; ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense. Spondiliatroza ka dy shfaqje të sëmundjes, lumbare dhe cervikale. Sipas specialistëve që merren dhe dhimbjet e kokës, është bërë e ditur se varianti parë i sëmundjes trashëgohet nga babai tek vajza dhe shfaqja e sëmundjes nis kryesisht pas moshës 23-vjeçare. Kurse shfaqja e dytë e sëmundjes zakonisht nuk është e trashëgueshme, por nëse ndodh, atëherë kalon përsëri nga babai tek fëmijët.
Simptomat
- Dhimbjet janë të fiksuara në një vend
- Dhimbjet janë pulsuese
- Dhimbja shfaqet edhe natën
- Personat kërkojnë kryesisht qetësi
- Spondiliatroza shkaktohet edhe me marrje mendsh
- Me të vjella
28-Tuberkulozi (Tuberculosis)
Tuberkulozi është në sëmundje shumë e zakonshme infektuese që shkaktohet nga mikrobaktere, më së shumti nga mikrobakteri i tuberkulozit. Tuberkulozi prek më shumë mushkëritë, por mund të prekë gjithashtu edhe sistemin nervor, sistemin limfatik, sistemin qarkullues, sistemin gjenital, kockat, kyçet, madje edhe lëkurën. Mikrobaktere të tjera si ai bovës, afrikan, dhe mikrot mund të shkaktojnë tuberkulozin. Në tre rastet e fundit njerëzit e shëndetshëm janë më pak të prekshëm nga kjo sëmundje. TB-ja mund të kurohet me një kurë antibiotikësh të veçantë. Por kohët e fundit është vënë re një tip i ri i tuberkulozit. Studimet tregojnë se tuberkulozi rezistent ndaj antibiotikëve po bëhet një problem në rritje kudo në botë. Të dhënat tregojnë se personat me këtë lloj tuberkulozi, rrezikohen nga vdekja 4 herë më shumë se sa ata persona që vuajnë nga tuberkulozi i zakonshëm i cili mund të trajtohet me antibiotikë. Turberkulozi, që në Shtetet e Bashkuara thuajse ishte zhdukur, tani është kthyer në një sfidë për punonjësit e shëndetësisë. Tuberkulozi rezistent ndaj ilaçeve ndeshet me shpesh tek emigrantët e ardhur rishtaz nga vendet ne zhvillim, çka tërthorazi nxjerr në pah nevojën e këtyre vendeve për përmirësimin e kushteve mjekësore e të shëndetit.
Simptomat
- Kollë e shoqëruar me gjak
- Ethe
- Djersitje
- Lodhje e përgjithshme
- Humbje në peshë
- Dobësi e përgjithshme
- Probleme me mushkëritë
29-Talasemia (Talasemi)
Talasemia është sëmundje gjenetike që shkaktohet nga mungesa ose nga pakësimi i prodhimit të vargjeve të hemoglobinës. Talasemia është një çrregullim i trashëguar i gjakut. Ajo ul sasinë e hemoglobinës në trupin e njeriut dhe mund të sjellë në këtë mënyrë pamundësinë që rruazat e kuqe të transportojnë në mënyrë të mjaftueshme oksigjen në organet ku ai është i nevojshëm. Kjo shkakton anemi dhe në rast se nuk mjekohet, zemra dhe organe të tjera në trup nuk do të arrijnë të kryejnë funksionet e tyre, si rezultat i mungesës së oksigjenit. Transfuzioni i rregullt i gjakut është i vetmi mjekim i përshtatshëm i njohur për talaseminë. Trajtimi i talasemisë është i vështirë dhe kërkon trajtim të vazhdueshëm. Në varësi të llojit të sëmundjes dallon edhe varësia nga nevoja për të marrë apo jo gjak vazhdimisht. Për këtë sipas diagnozës dhe shkallës së sëmundjes ndiqen disa mënyra trajtimi. Në varësi të sasisë të hemoglobinës që prodhohet, talasemia emërohet “majore”, “intermedia” ose “minore”. Talasemia minore është pa simptoma klinike. Talasemia është një sëmundje e trashëgueshme dhe gjenetike. Ajo shkaktohet si pasojë e pakësimit të prodhimit të vargjeve të hemoglobinës apo mungesës së tyre. Ky çrregullim i gjakut është i trashëguar. Edhe pse talasemia intermedia ka simptoma të anemisë të theksuar, nuk e ka të domosdoshëm transfuzionin. Ndërsa pacientët me talasemi majore e kanë të domosdoshme marrjen e rregullt të transfuzioneve.
Simptomat
1- Lodhje
2- Takikardi
3- Zbehje
4- Mosfurnizim i organizmit me oksigjen
5- Zemra nuk kryen si duhet funksionin e saj
6- Talasemia minore s’ka simptoma klinike.
30-Venat Varikoza
Venat varikoze trashëgohen brez pas brezi, dhe ato nuk mund të eliminohen plotësisht. Në rast se personi ka punë të rëndë, ose mban pesha të rënda gjatë ditës, rishfaqja e damarëve është e shpejtë, madje edhe në të njëjtat vende ku mund të jetë kryer ndërhyrja kirurgjikale. Kryesisht ato zhvillohen në moshën 20 deri 30-vjeçare, pas kësaj moshe shfaqja e variceve është më
e vogël. Specialistët rekomandojnë që këmbët të trajtohen çdo ditë me xhel freskues (edhe në rast se nuk janë shfaqur ende varicet), të masazhohen nga specialistë herë pas here dhe të trajtohen me medikamente të ndryshme sipas porosive të mjekëve.
Mjekët rekomandojnë që këmbët të vihen sa më shumë në lëvizje, por lëvizjet duhet të jenë të ekuilibruara dhe të bëhen në hapësira të rrafshëta dhe jo me gurë. Nga ana tjetër sipas specialistëve që merren me këtë çështje, është e rëndësishme që femrat të mos përdorin taka më shumë se tre ose katër pond, dhe meshkujt të mos ngrenë pasha të rënda. Për të dyja gjinitë është e këshillueshme që gjatë natës këmba të lidhet me një korse najloni, e cila nuk lejon përhapjen e gjakut nëpër të gjithë damarët. Shfaqja e venave varikoze mund të jetë e trashëgueshme, por edhe mund të ndodhë pas moshës 30-vjeçare, kryesisht tek gratë shtatzëna, pasha trupore e të cilave bëhet relativisht e madhe dhe trupi bie në qetësi, si mungesë e lëvizjeve të përditshme. Po ashtu atom und të shfaqen pas kësaj moshe edhe tek meshkujt. Por tek këta të fundit, zhvillimi i variceve është veçse i trashëguar.
Simptomat
1-Përdorni xhel freskues për këmbët
2-Mos mbani këpucë me taka më shumë se 4 pond
3-Mos përdorni këpucë të sheshta plotësisht
4-Përdorni produce me bimë jeshile me kërcell
5-Mos hiqni nga menuja orizin
6-Përdorni vazhdimisht grurin
7- Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion
8-Mos I mbani këmbët e kryqëzuara
9-Mos mbani pasha të rënda
10-Përdorni korse neiloni në mbrëmje