Mendime
Riza Smaka: Benefitium Cohaesionis
E shtune, 26.01.2013, 09:58 AM
BENEFITIUM COHAESIONIS
Nga Dr. Riza SMAKA
Benefitium Cohaessionis është institut
juridik ndërkombëtarisht i përfillshëm
që nga Kodi i Iustinianit ( shek. VI) sipas të
cilit efektet juridike të një rastit juridik
të zgjidhur shtrihen
pra aplikohen në të gjitha rastet juridike
identike tjera .
Zgjidhja juridike
e tillë aplikohet në favorin e palëve laike, të palëve të pa informuara si dhe të
atyre që nuk kanë mundësira profesionale, materjale
teknike apo fizike për
të nisë dhe
proceduar gjatë e gjatë
kërkesa , ndryshe , të të bazuara
!
Një rast
pragmatik, human dhe i dobishëm
i aplikimit të Benefitium Cohaesionis-it
Vite më
pare, Z Lutfije dhe Mahmut Grudiq, qytatarë
kosovarë nga Mitrovica, nga viti 2005
të vendosur në Pazar , kanë pasë
ngitë parashtresë në
Gjykatën Europiane për të Drejtat e
Njeriut në Strasburg ; parashtresën
në fjalë , Grudiqët , e kanë
pasë adresuar kunder
Republikës së Sërbisë - Fondit
Republikan të Republikës së Sërbisë
për Sigurimin Invalidor e
Pensional me kërkesë për
pagimin e pensioneve invalidore
tok me normat interesore
ligjore, shumat e harxhimeve
gjyqësore dhe me reimbursimet e dëmeve morale të pësuara , krejtësisht
, nisë nga marsi
i vitit 1999 deri në likuidimin
e pagesave të kërkuara ; të
njëjtët kanë pasë
kërkuar që ,Fondi
Republikan i RS-së për Sigurimin Invalidor e Pensional , atyre ,
rrjedhimisht tu paguajë
pensionet e fituara ligjshëm!
Kërkesën e
Grudiqëve, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg
, në prillin e vitit 2012
e pat miratuar
dhe vlerësuar të drejtë e të
ligjshme; të paditurën Republikën e
Sërbisë – Fondin Republikan për
Sigurimin Invalidor e Pensional, e
pat obliguar që,
paditësve- Grudiqëve , deri
më 17 tetor
2012 t’u paguajë pensionet padrejtësisht të
pezulluara nga marsi
i vitit 1999 e tutje
tok me normat interesore – kamatat ligjore të përllogaritura nga dita
e pezullimit të pagesave të pensioneve, nga €
7000 secilit për çdëmtim
moral si dhe nga € 3000
për kompensimin e harxhimeve
gjyqësore - deri në realizimin e të drejtave
të tyre;
Gjykata në
fjalë , duke i refuzuar të
gjitha pretendimet kundërshtuese të të paditurës - Republikës së Sërbisë – Fondit për Sigurimin Invalidor r Pensional , nder tjera, pat konstatuar se , pos obligimit të saj - të paditurës, për likuidimin e borxheve
ndaj paditësve tok me shpenzimet percjellëse,
është e përgjegjshme edhe
për cenimin e të drejtave
të njeriut në ç’mënyrë tejkalohen
dimensionet e problemet
individuale të paditësve –
pensonistëve të dëmtuar!
Absens Carens
për pensionistët kosovarë !
Pensionistët invalidorë
e pensionalë kosovarë të cilët padrejtësisht e
arbitrarisht nga e paditura Republika
e Sërbisë – Fondi për Sigurimin Invalidor e Pensional
nuk paguhen nga marsi i vitit
1999, janë Absesns Carens- të
harruar dhe të
dëmtuar , sepse, janë të
neglizhuar edhe nga institucionet vendore ( sic).
Në rradhë
të parë , ekzekutivi i vendit
, nëpërmjet ministive
respektive , kohë më parë
është dashtë të përgatiste elaborat të konkretizuar me
numrin e saktë të
pensionistëve invalidorë e
pensionalë të cilët atë status e kanë
fituar ligjshëm sëpakut
para marsit të
vitit 1999 -tok me shumat pensionale
individuale e të përgjithshme
; elaborati , i cili
, konvencionalisht do të mund të titullohej edhe ndryshe, do të
duhej , me kohë t’ishte në tryezat
ndërkombëtare , nder tjera
, si problem social, human , politik
e juridik i pa kontestueshëm me asgjë;
Rol të konsiderueshëm do të mund të kishte ushtruar
edhe Advokati i Popullit ,i cili ,
sa unë dij ,deri tani, në këtë drejtim
nuk ka bërë asgjë ( sic);
Përderisa do të mund të kontestohej subjektiviteti aktiv e Republikës së Kosovës për të qenë paditëse kundër Republikës së
Sërbisë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, e para , Republika e Kosovës , kryesisht , nëpërmjet Qeverisë
së RK-së , është dashtë dhe ka mund t’i ndihmojë
profesionalisht e
finansiarisht pensionistët invalidorë e pensionalë
kosovarë për të ngritur kërkesë padi individuale
në Gjykatën në fjalë!
Për dështim
të tillë , sëpakut, ministry respektiv
do të duhej të shkarkohej !
Ekzekutivi i vendit tonë , në këtë drejtim , pasi që, deri tani nuk ka bërë asgjë në të mirë të pensionistëve invalidorë e të moçmërisë – vjetërsisë të dëmtuar materjalisht e moralisht nga Republika e Sërbisë qe nga viti 1999 e deri në ditët e sotme, do t’ishte dashtë qe , të njëjtit sëpakut , t’i ndihmonte ,profesionalisht – nëpërmjet asistencave juridike qe ,shkrimisht me sktr publike të nevojshme, t’i adresoheshin Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg - për t’i realizuar të drejtat e veta të pakontestuara më asgjë; poashtu, ekzekutivi ynë në procesin e vazhdën e negociatimeve me atë të Sërbisë , edhe po këtë temë sociale, humane , ekonomike e politike do të duhej të ngriste si n jë çështje aktuale e akute për zgjidhje të drejtë e të ligjshme .