Mendime
Kabil Bushati: Pse nuk hapet dosja e Milotit?
E diele, 13.01.2013, 11:21 AM
Përse nuk hapet dosja e Harap Milotit?
Nga Kabil Bushati
Më 13
dhjetor 1960, plot 50 vite më parë, në qytetin e Fierit, ndodhi një ngjarje e
bujshme që tronditi diktaturën në të gjitha qelizat e saj dhe drithëroi mbarë
opinionin publik shqiptar. Tronditi thelle kryeministrin e kohes Mehmet Shehu,
ministrin e brendshem Kadri Hazbiu dhe
nipin e tyre Feçorr Shehu. Sigurimi i shtetit i diktatures ishte qelluar e vrare
me arme mu ne mes te Fierit. Harap (Sejdi) Miloti, nënkryetar i Degës së
Punevet të brendshme i Fierit, vrau ne shtëpi kryetarin e kësaj dege, Qemal
Hysenajn.
. Pastaj
si njeri me sedeër për të mos rënë i gjallë në duart e sigurimit të shtetit,
per t'u mos poshteruar dhe leqendisur ne torturat e kohes,Harapi vrau edhe
vehten. Pra Harapi, si zog shkodranit, bëri atë që deri në atë kohë nuk kishte
arritë ta bënte asnjë zog shqiptarit. I kthey pistoletën në lule të ballit
kreut të degës së punëvet të brendshme, eprorit të tij, pastaj ia ktheu edhe
vehtes. Nje skenar i ngjashem me ato te filmavet horror.
Me të
ndodhur kjo ngjarje e pa zakontë, diktatura hoxhiste përdori të gjitha mjetet
dhe format, që kësaj ndodhie të përgjakshme t'i vinte kapakun e heshtjes.
Gjithcka, në çdo detaj u fshesh me kujdes dhe u la enigmë. Asnjeri as sot e
kësaj dite nuk e di të vërteten, por gjithnjë janë përdurur thashethemnaja të
ndryshme dhe gjithfarë alibirash. Akoma dhe sot nuk dihen aresyet e vërteta të
kësaj ngjarje. Gjithçka eshte sistemuar dhe percjellur për ne Kalendrat greke.
Diktatura i kishte te gjitha mjetet dhe mënyrat që te linte ne heshtje varrit
gjithçka.Akoma dhe sot e kësaj dite fëmijët, tashmë të rritur të Harap Milotit
nuk kanë një varr për babain e tyre, ku të qajnë e të vendosin një tufë lule
Shkodret. Akoma dhe sot e kësaj dite opinioni nuk di asgjë për rrjedhën e kësaj
ngjarje që shokoi të madh e të vogël. Asnje version zyrtar për këtë vrasje te
dyfishtë!
U mbajtën
qëndrime diametralisht të kundërta. Familja e Harap Milotit, bashkëshortja me
tre djem dhe një vajzë u trajtuan si armiq dhe vuajtën nëpër punëra të rëndomta
si marangozë e saldatorë. Të pashkolluar. Të përgjuar. Dhe të diferencuar.
Paçka se qytëetaria shkodrane i deshi dhe u lehtësoi brengat e perndjekjes.
Ndërsa
për familjen e Qemal Hysenajt diktatura u tregua dorëlëshuar dhe dashamirëse. I
shkolloi nëpër shkolla të zgjedhura. Mjafton të përmëndim djalin e Qemalit,
Kujtimin i cili sapo mbaroi shkollën u martua me të bijën e Xhafer Spahiut,
Nënkryetarit të Kuvendit Popullor të at'hershëm dhe u caktua atashe nëpër
ambasada si në
Vetkuptohet
qe objekt i ketij shkrimi te shkurter dhe befasues nuk eshte thellimi i ndasise
dhe armiqësimit mes ketyra dy familjevet, perkundrazi, ne po kerkojme nje
realitet, nje te vertete dhe nje varr per shkodranin Harap(Sejdi) Miloti. Nuk
kërkojmë asnjë lloj hakmarrje. Ne po kerkojme që të lehtësojmë edhe dhëmbjen e
te gjallëvet përmes zbardhjes së ngjarjes. Sepse nuk u vranë me njeri tjetrin
dy ushtar në kufi, por dy hierak të lartë të Ministrisë së Brendshme. Patjetër
që kjo ngjarje do të jetë relatuar edhe në Komitetin Qendror të PPSH-së. Pra
përveç arkivave te Minstirsë së Brendshme, dokumentacion duhet të egzistojë
edhe në arkivat qendrore te PP-së. Por..por...
Natyrshëm
lindë pyetja, përse dy qëndrime kundrejt dy familjeve që kanë lidhje me te
njejtën ngjarje. Nje diametrialitet i pashpjegueshem. Përse diktatura dhe
titullarët e Ministrisë së Brendshme, përfshi edhe Kadri Hazbiun e Feçorr
Shehun përkrahën familjen Hysenaj dhe perndjekën familjen Miloti? Fakti që i
vrari Qemal Hysenaj ishte djalë dajet e bir hallet me Fecorrin dhe Feçorri nip
i Mehmetit nuk mjafton qe të varrosë me heshtje gjithë këtë ngjarje. Përse
Harap Milotit akoma nuk i janë gjetur eshtrat dhe akoma nuk ka një varr. Përse
heshtin arkivat e shtetit për këtë ngjarje.
Kur mora
nismën që të shkruaj për oficerin e ministrisë së brendshme Harap Miloti pyeta
shumë njerez.Pyeta ish bashkeluftetarë të tij.Pyeta edhe kojshitë e tij dhe të
fëmijvet të tij të cilët më folën me superlativa. Nuk doli asnjeri që të fliste
keq për ate ne Shkodër. Rastësisht në një bisedë pyeta edhe z.Ahmet Bushati,
ish i burgosur politik qysh me grupin e gjimnazistëvet të Shkodrës. Edhe ai më
konfirmoi se gjatë kohës që ishte pjese e drejtimit të shoqatës së ish të
burgosurvet politik nuk kishte parë apo dëgjuar ndonji dëshmi kundër Harap
Milotit. Bile më foli me shume dëshirë për të se e kishte njohur nga afër. Bile
Cuf Hoxha, ish i internuar,babai i futbollistit Arvit Hoxha më tregon se ishte
takuar në Shkodër afër stadiumit me Harapin nje javë para se të ndodhte
ngjarja. Ishin ndalë e kishin bërë muhabet duke kujtuar vitet e femirisë.Edhe
Cufi flet fjalët më të mira për Harapin.