E premte, 26.04.2024, 02:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Haiku kamxhik

E premte, 21.12.2012, 07:33 PM


NEBI DRAGOTI

HAIKU  KAMXHIK
***
Administratat në gjëndje gripale
me rrota korrupsioni…
Duhen larguar me fortunë rrotacioni…
***
Rritje çmimesh,
hamë më pak se politikanët…
Politikanët kanë tjetër bark…
***
Vetë e the për korrupsionin:
-E kemi deri në zëvendministri…
Kur hyn krimbi,thanë gjithë pemën…
***
Kalon dita me llafe
me një kafe nëpër kafe:
Ekonomia del llum kafeje…
***
Parlamentari,tek vetja,
s’pranon akuzë korrupsioni:
-Larg prapanicës time me erë…
***
Pritja në radhë
ta rrit mjekrrën…
Burrokracia gjarpër nën gur…
***
Prapanica ministrore e pangopur,
e pangopura e zijosura
nuk i del paga e majme…
***
Kilja e ananasit në Itali
më pak se një euro,
në Shqipëri trefish më shtrenjtë…
***
Gjithë aparati i drejtorisë
sheh kryetarin xhepaplot,
me euro korrupsioni.
***
Qeveria revansh për taksat
për ngritje
të marrë dhe për frymëmarrjen…
***
Politika e krimbur
çmendet nga krimbat,
dhe Atdheun e shet.
***
Unë eci në këmbë,
korrupsionistët
me makina lluksoze…
***
Prokurori thyen euro
pa i zbritur makinës,
nuk e prish terezinë…
***
Më 2012 trokiti kriza:
tund bishtin si qen lapanjoz;
do na tundi vithet si hijenë…
***
Paradoks kritike:
“Vepra lexues do të ketë nesër”…
Atëherë pse botohet sot?...
***
Shkrimtari ,shumë e për lumë,
ka shkruar boll vepra…
S’i kujtohen sa e çfarë ka shkruar…
***
Secili thotë:”Nëna ime!”
Ka akoma që thonë:
“Nëna jonë Parti!”
***
Rrotacioni i frikshëm
në institucione e administrata,
prandaj ka dhe motive korrupsioni…
***
Të rinjtë dashuruar
puthen vend e pa vend…
Rrezik…edhe duke jashtëqitur…
***
Pronari  kafenë me lekë
ta sjellë pa e shoqëruar
me  një gotë ujë falas…
***
Poeti shet vetë librat,
turisti në plazh shprehet:
“Ç’arritje ka shqiptari!”…
***
Bukur veshur e kollarisur,
del si gjel në publik…
Ka arna palaçoje në shpirt.
***
Gruaja një kafe ekspres;
Burri birrë e meze:
Barazia gjinore llogaritur keq…
***
Pa prodhim industrial,
pa bujqësi e blektori,
i gjalli për të jetuar luan këmbët…
***
Nga lodhja
Këmbët i tërhek zvarr.
Hëëë, sikur të varrosej lodhja!
***
Era tund e tallet me xhepat…
Xhepat kanë letra me vjersha…
E,ku ka lekë poeti?
***
Një prind shtrin dorën:
ka fëmijtë pa bukë…
Ky koqekaqol vjen era alkol…
***
Qen,qen,qen…
Ka dhe qenë të tërbuar,
që edhe të zotit i leh.
***
Ujk,ujk,ujk;
kur ia zë emrin në gojë,
shih se të ka ngrënë kopenë…
***
Politika mjerane
si puna e atij bujkut:
korr e mos lidh.
***
Me përbuzje sheh një qen;
dhe qeni me përbuzje ta kthen,
kur… dhe vetë leh si qe.
***
Ti që shan Atdheun tënd,
mbetsh njeri pa Atdhe!
Këmbët mos të shkelshin mbi tokë!
***
Toka e nëna të rrit për mirë,
pra bëhu i mirë,se,ndryshe ,
ta përmbysnin djepin që fëmi…
***
Hotel me pesë yje…
Ujë nuk ka brenda…
Pesë yjësh doli haiku satirik…
***
Pozitë a opozitë mbuluar në myk;
oponencës pija fjalën në kupë,
se fjalë të artë ka për vendin.
***
Qeveri e keqe,(e mirë për vete);
qindra probleme sociale pezull…
Popullin e rjep…



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora