Kulturë
Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në Rumani
E marte, 18.12.2012, 09:03 PM
VLERA TË
REJA SHQIPTARE NË TROJET RUMUNE
Nga Baki Ymeri
Bota ka
nevojë për risi, befasi dhe informata të reja që qarkullojnë si paraja.
Prezenca e zërit shqiptar në masmedian rumune është një argument konkret që
dëshmon se publiku i huaj i pranon me zemërgjerësi vlerat tona autentike dhe
origjinale.
Pason një
listë fjalësh të përbashkëta që ka shqipja me gjuhën rumune, një informatë e
vitit 2011 lidhur me takimin e Kryeministrit Berisha me ministrin e Diaporës
(Dr. Ibrahim Makolli), reportazhi “Shqiptarët kremtojnë jubileun e pavarësisë
në Vlorë e Tiranë”, artikulli “Kryeministri Berisha nderon në Bukuresht Fan
Nolin dhe Pavarësinë e Shqipërisë”, artikulli “Ministri i Jashtëm i Shqipërisë,
Edmond Panariti thekson se jemi model për botën dhe për dialogun me qytetarët»,
një artikull i Mujë Buçpapajt mbi 100
vjetorin e Pavarësisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa Mirënjohje
bukureshtare, artikujt “Shqiptari që din ta mbajë gjallë shpirtin shqiptar në
diasporë” dhe “Varrezat shqiptare të Bukureshtit”, një studim i Mirsad Kutelit
mbi dezintegrimin e Jugosllavisë (shqip/anglisht me një rezyme në gjuhën
rumune), një album me fotografi nga kremtimi i Ditës së Flamurit në Bukuresht,
etj. Revista respektive që
Kosova e Bukureshtit (verë, vjeshtë dhe dimër, 2012)
Në këtë tribunë të rrallë të atdhedashurisë shqiptare, defilon “Fryma e Shenjtë, e udhëhequr nga Fjala e Perëndisë, dhe e ngushëlluar nga e Vërteta Hyjnore që erdhi të mbillte në zemrat e shqipeve farën e mirë.” Në numrin e dhjetorit, Kosova boton në të dy gjuhët (shqip dhe rumanisht), artikullin e Adriatik Kelmendit „Pse Rumania duhet ta njohë Kosovën”, i dinamizuar me fotografi ku duket delegacioni i Kosovës në Bukuresht (dhjetor 2012), një vizitë historike që përfaqëson Kosovën për herë të parë me një numër kaq të madh intelektualësh, politikanësh dhe gazetarësh nga Kosova, me përfaqësues si Donika Kadaj Bujupi (deputete), Shyqri Nimani, Pleurat Sejdiu, Puhie Demaku, Dren Doli etj. Pason artikulli rumanisht i Sandu Cristea Timoc me titullin “Serbët dhe bullgarët ua kanë vjedhur rumunëve në jug të Danubit, autonominë dhe të drejtat e motshme vllahe, gjuhën amtare dhe kishat”, një ditar rumun “Me këpucë ushtarake” dhe leksione mbi patriotizmin, një reçension (Mjalta e fjalës shqipe në gjuhën suedeze”), e autores Inger Lalanden, kushtuar vëllimit “Bisedë me hijet” të poetit kosovar Nexhat Rexha, artikulli i Kadri Metajt “Artisti për artistët” kushtuar librit të Remzi Limanit “21 shprehje artistike”. Pason “Poeti magjik i dritës shqiptare”, një vështrim kritik i vëllimit “Balada e heshtjes” e Neki Lulajt, disa vargje të Kalosh Çelikut në gjuhën rumune, reçensioni i Luan Topçiut “Kur të tjerët flasin për poetin tonë Sali Bashota”, respketivisht “Shpirti fisnik i njël poeti të jashtëzakonshëm”, një reportazh mbi garat sportive në Kosovë (Fikret Demiri etj.), revista duke qenë e kompletuar me dhjetra fotografi të rralla historike dhe artistike. Me rëndësi janë edhe numrat e verës dhe të vjeshtës të të njëjtës revistë, si dhe edicioni special “Kosova letrare” me disa reçensione të Monika Mureshanit kushtuar krijuesve tanë nga Kosova (Lulzim Tafa, Mëhill Velaj, Veli Veliu, Skënder R. Hoxha, Nezir Prokshi, Fehmi Kelmendi, Sadik Përvetica etj.). Disa artikuj të rëndësishëm kushtuar Kosovës (të Pleurat Sejdiut dhe Adriatik Kelmendit), botohen edhe në revistën “Romanian Breaking News”, ndërsa Shqiptari dhe Kosova dalin me vetëtima të reja kundër pseudodeputetes Oana Manolescu, shpartalluesja e komunitetit shqiptar, që ka mashtruar institucionet rumune për t’ia miratuar mandatin e pestë të pamerituar në Parlamentin e këtij vendi.
Vlera tjera shqiptare në revistat rumune
Vend
qëndror gjatë kësaj vjeshte zë artikulli i Elvis Sidherit “Gjenocidi turk
kundër armenëve dhe shqiptarëve, dy paralele historike”, i huazuar nga Zemra
Shqiptare dhe i botuar në gjuhën rumune në revistën “Ararat” të armenëve të
Rumanisë (Nr. 19-20/2012), 4 poezi të Ali Podrimjes në “Oglinda literara” (Nr.
131/2012), disa poezi të Basri Çapriqit në revistën “Repere literare” (Nr.
2/2012), 9 poezi të Lulzim Tafës në “Climate literare” (Nr. 59/2012), 4 poezi
të Sali Bashotës në “Ardealul literar” (Nr. 1,2,3/2012), 12 poezi të autorit të
këtij shkrimi në të njëjtën revistë, 10 poezi të Skënder R. Hoxhës në
“Constelatii diamantine” (Nr. 5/2012), një reçension i Xhelku Maksutit mbi
themeluesin e komunitetit shqiptar të Rumanisë, Mihai Viteazul (Revista noua,
Nr. 2/2012), artikulli “Vetëm serbët janë fajtorë përballë Tribunalit Penal
Ndërkombëtar” (Adevarul, 30 nëntor-2 dhjetor 2012), një studim i Dumitru
Velea-s: “Sali Bashota apo lamentoja për zanën” (Ziarul Valea Jiului, nr. 111/2012),
poezi të Sabile Bashës botuar në revistën “Impact literar”, vargje të Adelina
Dokjes botuar në “Oglinda literara”, mendime kritike të Marius Qelaru mbi
vlerat lirike të Vezir Ukajt, poezi të Sadik Përveticës, reportazhet e eseistit
Lucian Gruia (“Poezi, ide dhe muzikë shqiptare në Bukuresht” dhe “Eveniment
editorial rumuno-shqiptar në Muzeun e Letërsisë Rumune”), botuar në Impact
literar (Nr. 385/2012), një artikull i Lucianit “Revista e një kombi të
ndershëm, besnik dhe mikpritës”, kushtuar revistës Shqiptaro, botuar në Oglinda
literara, poezi të Sabile Bashës dhe Sejdi Berishës në Noua Provincia Corvina
(Nr. 63/2012) etj.
Një
pasuri të veçantë paraqet revista Noua Provincia Corvin (Nr. 64/2012), me 10
faqe kushtuar krijuesve shqiptarë. Në kuadrin e rubrikës “Pagina
internationala”, prezantohet Kozeta Zylo me bibliografi dhe poezitë Mjellmat do
të vijnë, Si nkë drenushë dhe Mall i magjepsur, në gjuhën shqipe dhe atë
rumune. Pason Eduard Dilo me bibliografi dhe 3 poezi në gjuhën rumune (Të
shenjta janë ato, Babait të burgosur dhe Do të më gjeni), Ilia M. Dilo me
bibliografi dhe 5 poezi, si dhe Anxhela M. Dilo, poashtu me 5 poezi në tre
gjuhë (shqip, anglisht, rumanisht). Në faqet e së njëjtës revistë vjen Patricia
Lidia me një vështrim kritik kushtuar vargjeve të dedë Preqit nga Zvicra dhe
autorit të këtij shkrimi. Ka edhe më, por për këto një herë tjetër. Pyetja që
parashtrohet është sa janë të kënaqur autorët e prezantuar dhe kurë do t’i
porosisin revistat respektive t’ua transmetojmë për pasurimin e bibliotekave të
tyre! Nuk tentojmë t’i hidhërojmë, por dallimi mes krijuesve tanë dhe
shkrimtarëve rumunë është i madh.
Derisa
disa krijues tanë si pasojë e “çallamit” ballkanik me konotacione aziatike, nuk
janë në gjendje të thonë së paku “Faleminderit”, krijuesit rumunë për një poezi
të përkthyer në gjuhën shqipe, gëzohen dhe janë në gjendje të të shpërblejnë me
një “mbretëri”. Jo për të gjithë
krijuesit tanë e kemi fjalën, por vetëm për disa. Merre me mend, për një
poeteshë nga diaspora që mendon se ka vlera “të mirëfillta”, ndajmë kohë për ta
përkthyer dhe mjete për ta përfshirë e botuar në një antologji, kurse ajo, duke
qenë për tepër e dashuruar në vetëveten dhe salltanetet e veta, është në
gjendje t’i hedhë 100 euro për një palë brekë dhe asnjë euro për një gazetë
shqipe apo për antologjinë respektive ku e kemi bërë “zonjë”!