Kulturë
Përparim Hysi: Mësuesi nga Maqedonia
E hene, 17.12.2012, 06:33 PM
"Mësuesi
nga Maqedonia ?!!!"
Tregim
Nga Përparim Hysi
Kish
ardhur tranzicioni dhe gjithë njerëzit trapisnin të lirë. Qenë mësuar me çangën
që i ftonte për punë dhe,tani ,kishin katandisur si " valencë e
lirë". Por sikur e kishin gjetur dhe "vëndin e punës": tek kodra
me ullinj ,sipër xhadesë ,në një kohë kur tërë fshati me gati pesëmijë banorë ( kam thënë dhe diku tjetër:
fshati ish zmadhuar goxha ) dhe të jipte pamjjen e një qyteze . E
pra,kjo,qyteza,qe shtrirë mu aty nën xhade
(sipas asaj planimetrisë së kohës ) ku shtëpitë qenë aq ngjitur njëra me
tjetrën ,sa ,po të donte dikush, që nga brënda gardhit të tij,mund të zgjaste
krahët dhe të kapte komshinë prej leshrash. Pastaj mos pyet për mysebete të
tjera ,si përshëmbull: WC-të e njërit blok shtëpish binin karshi derës të blokut tjetër e kështu me radhë.
Hidheshe e përdridheshe ti se qe ngusht: por "kostumi" për ndërtimin
e shtëpive qe i prerë dhe qe aq ,sa të futje kokën dhe shumë-shumë pak oborr
(sa mund të shtrihej një njeri për sëgjati ) ,më tutje as gëk as mëk. Fshati qe
ndërtuar mbi toka buke dhe buka çante blokadën.
Ndërtimet,sado
me kursim,të gjitha po në fushë e mbi toka buke. Kodrat qenë me vreshtë e
ullinj dhe askush nuk lejohej të ndërtonte atje.
Eh.- thoshte gjeometri i fshatit, Nedai Bylykbashi (i qoftë dheu i lehtë se ka vdekur tanimë ) ,sikur të lejohej që shtëpitë të ndërtoheshin këtu,mbi kodër,nuk do kishte fshat më të bukur: shtëpitë mbi kodër dhe fusha nën këmbët e saj. Thoshte i ndjeri Nedai se perspektivën e fshatit e shihte me sy të teknikut,me synë e shkencës ,por tjetërkush i kishte tapitë dhe licenact për këto punë.
* *
*
Vërtet që
ndërtime nuk kish në kodër ,por bashkëfshatarët e mi kishin gjetur aty,nën
ullinj, kur thonë në Myzeqe,kishin
gjetur shtëpinë e priftit. Sa ngrohej pakëz moti ,kur t'i shihje grupe-grupe
(sipas moshave ) dhe ose luanin lodra të ndryshme,nga ato që luhen ulur,ose përtypnin lajme. Ndonjëherë ,aq
ngrihej amplituda e debateve,sa, kur i dëgjoje që shkumëzonin të nxehur,sakaq e
do thoshe:- Ja,kur të vriten. Po,për fat të mirë,kjo veç është një hamendësim
dhe aq. Ia njohin njëri-tjetrit edhe zorrët e barkut dhe sherret janë pa dëm. Do gjendet dikush që do ndikojë.Dhe
të tillë,aty tek kodra me ullinj ka plot. I kam shijuar dhe vet këto lloj
"sheresh" pa qeder, ndaj ndjej siguri për sa shkruaj. Dhe jo vetëm do
më gjeje atje përçdo mbasdite me kohë të mirë ,por shpesh do qeshë aktor
kryesor: në lojëra apo dhe në debate. E lezetshme qe,se kur vinte puna për
politikë , nuk se të njihte njeri më për
zot. Të jepte ujë në bisht të lugës
dikush që qe vjetedrite larg nga politika. Po përvoja më ka mësuar që të jem tolerant.Zeja që kanë
"përvetësuar" më shumë nga gjithçka tjetër shqiptarët ,është
politika. Kuptohet që edhe bashkëfshatarët e mi nuk e hanin thatë: kush për
Berishën e kush për Fatosin zënë e shkumojnë. I kanë liderët e tyre:si mite.
Nuk duan t'ua prekësh. Në nuk u hap rrugë ,rri e bluaj në mokrrat e tyre. Unë
,sado që jam i djathtë ,mundohem që t'i
zbutë gjakrat dhe aq...
Por,pse po trapis kaq larg e larg ,kur ajo që do
tregojë,nuk ka të bëjë as me të djathtën dhe as me të majtën. Unë e di mirë,si
fshatar që jam den baba den që në fshat vetëm litari duhet sa më i gjatë ( me
atë fshatarët ngjacojnë kafshët për kullotë ),kurse biseda duhet sa më e
shkurtër.
Mirë,pra...
* *
*
Ai kish
ardhur dhe,sa kish parë kaq njerëz nën hije të ullinjëve , qe ulur pa u ndierë
pranë një grupi. Dikush nga grupi e kish vënë re këtë të huaj që kish zënë vënd
atje pa e ftuar askush. Qe mbasdite.
-Nga të
kemi?- e pyeti.
-Jam
nga Maqedonia !!!!
-
Nga Maqedonia dhe ke ardhur këtu,po tek
kush ke ardhur?
Njerëzit
i lanë lojrat që ishin në duar dhe iu afruan grupit ku kish bujtur ky,nga
Maqedonia. Jo vetëm qenë afruar,por mezi prisnin se ku do bujtte ky mysafir i
largët .
-Nuk do
bujtë tek askush se unë kam ardhur me ndihmue shkollën tuaj.
Sa tha kështu, i panjohuri ,të gjitë
instiktivisht hodhën sytë nga shkolla e re
dykatëshe që dukej si në pëllëmbë të dorës.
-Për
shkollën? Po ja tek është shkollla dhe e kthyen mysafirin me fytyrë për andej.
-Jo,mor,qeshë
vet atje dhe nuk ishte askushi. Erdha këtu se du me gjet një mësues me e bisedu
diç këtë punë.
-Oho
,ndërhyri dikush, po në fshat tonë nuk ka asnjë mësues,se dhe Papi ( që ka qenë
drejtor i kësaj shkolle,ka një vit e ca që punon në seksion të arsimit të
Fierit ), sot mbasdite nuk paska dalë këtu,se gjithmonë vjen këtu.
-E
pra,nji aj,më duhet.Me atë dhe po e bisedoj.
Njerëzit sikur u shkundën nga ky rrëfim dhe vazhduan lojrat. I huaj aty,pranë tyre. Sa perëndon dielli ,njerëzit kthehen në shtëpitë e tyre. I huaj nuk iu ngjit askujt pas. Ose më sakt: askush nuk e ftoi në shtëpinë e tij. Qe kohë e keqe dhe viheshin re që ndodhnin o vjedhje o dhe vrasje nga këta lloj mysafirësh të panjohur.
* *
*
Unë atë
ditë u kltheva vonë nga puna.Kishim qenë me ekip kontrolli në një fshat të
Mallaksastrës. Më solli makina e Drejtorisë Arsimore në shtëpi. Sa hyra brënda
(pothuaj se qe errur ) ,trokiti dera . Kur e hapa ,pashë dy ishnxnënës të mi.
-Profesor,-
sikur flisnin të dy me një gojë,-ka ardhur një burrë nga Maqedonia dhe të
kërkon poshtë.
Banoja në
katin e dytë të një pallati dhe,siç qeshë
i veshur,i zbrita shkallët.
Maqedonasi që më priste,në një vështrim kalimthi.qe shumë më i ri nga
unë dhe,kur e pashë në dritë ,dukej si
një artist i vërtetë. Qe shpatullan,me
një trup shumë harmonik. Sa i gjatë ,aq
dhe i trashë.Tip sportiv:veshur me një kostum,paksa i përdorur,dhe nën xhaketë
kishte një golf të zi që i shklonte shumë. Veç kokën e kishte paksa të madhe që
për ta bërë pak më të prekshmë për ju: imagjinoni një Tom Hanks ,por të ketë
kokën e të ndjerit ,Marlon Brando .Për pjesën tjetër të lexueesëve që nuk
"kullotin" në çairet e Holliwoodit ,po u them :kish një kokë si shpellë që dhe një
demi ,po t'i binte me kokë ,e hidhte shakull.
E takova
dhe aty,në hyrje të pallatit,i them:
-Si e ke
hallin dhe nga vjen?
-Vij nga
Maqedonia dhe jam shoqërues i një makine ndihmash me mjete mësimore për
shkollën tuaj.
-Për
cilën shkollë,se unë nuk jam në asnjë shkollë tanimë.
-Për
shkollën tuaj të Mbrostarit.
-Po ku
është makina me ndihma?
-Na u
prish në mesrrugës Peqin-Rrogozhinë.
-Po ti
pse ke ardhur vetëm?
-Se doja
të zija ata të shkollës apo të arsimti
në Fier dhe këtu mora vesh ë ti punoke
në arsim.
-Dëgjo,-i
them. Kjo punë nuk bëhet kështu.Unë vërtet që punoj në Drejtori Arsimore ,por
nuk kam tagër që të pres apo të firmos shkresa zyrtare.Këtë tagër e ka veç
drejtori.Dhe tjetër: për cilin Mbrostar janë ato ndihmat se Fieri ka dy Mbrostare.Një është ky ku të ka zënë ty nata dhe
tjetri është ngjitur me qytetin dhe
quhet MBrostar-Ferko.
-Jo,jo,-
ngulmoi mysafiri. Ndihmat janë për shkollën e Mbrostar-Urës.
-Atëherë,-
i dhashë fund bisedës së shkurtër, kam dy arsye që të marrë për darkë: së
pari,e je jambanxhi dhe nuk ke ku e
kalon natën dhe,së dyti, Mbrostar- Ura është fshati im. Unë kam qenë drejtori i
parë i kësaj shkolle, Gjithë zona me 5-shkollla dhe shto dhe zonë tjetër.më të
madhe,atë të Libofshës me 5 shkolla,janë
zonat e mia.
I priva
përpara mikut dhe e futa në shtëpi. Drejt e në dhomën e pritjes. Tani,- i them
,- rehatohu dhe mirëse ke ardhur. I hapa
televizorin dhe,sakaq mbrriti imeshoqe. E prenzatova me të dhe i them:
-Jemi
vetëm.Fëmijtë i kemi larg.
-E di,-
ma priti mysafiri,- djalin e ke në Amerikë !!!
Unë shfaqa
çudinë dhe, më tepër nga unë,mënd u hodh përpjetë imeshoqe. Miku paska pyetur
mbarë e prapë për mua. E,megjithatë,nuk e bëra shumë veten.
Ndërsa
imeshoqe shkoi nga kuzhina për të bërë darkën,unë e pyeta mysafirin.
-Po nga
ç'vënd je nga Maqedonia?
- Në
Maqedoni,- tha,- kam shkue tash ka disa vjet,por asull-asull jam nga Vuçiterna
!!!
-Nga
Vuçiterna,-përsërita unë fjalët e tij. Po hë, a asht gjetë ndonji burim a pus i
mirë në Vuçiternë?
Mysafiri
bëri sikur nuk e dëgjoi pyetjen time dhe mundohej të humbiste në ekran të
televizorit. Unë si për ta bërë më të vëmëndshëm ndaj pyetjes dhe për të
treguar se diç di për Vuçiternën , zë dhe i recitoj :
"Beqir-agë.more
zotni
Gjema nji
tokë me ra çipçi
Në
Vuçiternë,o s'muj me rri
Ujtë e
keq,o s'muj me e pi ...
Epo
thashë se do t' i tregoja arat këtij
vuçiternasit tim,por ai fol o gur dhe fol o mur. U çudita me këtë shurdhim të
mikut dhe,ç'qe më e keqe,ime shoqe që hyri sikur do kërkonte diçka, ma bëri me
sy që ta ndiqja pas. Po unë nuk jam asi druri që përkulem kollaj dhe bëra sikur
nuk e vura re ftësës e simeshoqeje. Po kështu e mora padijen e miku për
vëdnlindjen si një fenomen që po bëhet i
zakonshëm për të rinjtë e kësaj kohe.
-Po në
Maqedoni me ç'punë merresh?- pyeta unë
-Bash si
puna yte. Punoi në departamentin e kulturës në Shkup dhe makina me ndihma për
shkollën tuaj ka ardh prej Prilevit a e ke digjo ndonjëherë?
-E kam
digju ,por me që punon në Shkup,po të
pyes për do miq të mi atje. E vërteta është që asnjë mik nuk kam në
Shkup ,por ky "vuçiternas që nuk njeh Vuçiternën më futi krimbin e
dyshimit.Shto dhe shënjën nga ime shoqe. Po dyshoja për mysafirin tim.
Megjithatë ,i kërkova falje (e lashë të shikoj telvizor) dhe dola nga kuzhina.
Imeshoqe:
-Erdhi
komshia dhe më tha:-Është hajdut. E kishte parë Nuriu në autobuz që i kishte
futur dorën në xhep një pasagjeri.Kur e kishte diktuar,ky kishte bërë të
fortin:
-Shofer,mbaje
autobuzin se kam punë me këtë.Jam i degës (kupto degën e brëndshme ) dhe kish
teguar një shkresë.Shoferi i kish zbritur të dy. Dhe ti na i gjen dhe na i bie në shtëpi.
-Jo,po
nuk është nga ata. Pastaj,prit se do i
kërkoj shkresën e ndihmave unë.
-Po çfarë shkrese? Hajdutët hapin banka dhe jo nuk mbakan shkresa.Do na marrësh më qafë kot.,-tha përvajshëm imeshoqe. -Ka pyetur dhe për djalin dhe kujton se jemi dingas me dollarë. Megjithatë ,sado që krimbi i dyshiimit sikur po më brente,thashë të bëj dhe një provë.
* *
*
I kërkova
falje mikut që e lashë vetëm dhe ,për të bindur më shumë veten,e pyes:
- Në
Shkup ,besa i kam ca miq të mirë dhe ndoshta i njeh. Miku hoqi sytë nga ekrani
dhe po priste:
-A ma
njeh Kim Mehmetin ?
-Jo.
-Po Ali
Aliun ?
-Jo,-nuk
punojnë me mua ata!!!
E,ndoshta,-
thashë,- ma njeh Kalosh Çelikun. E kam mik. Më ka thanë:- Po të pres tek Rrapi,
tek "Sokaku i të marrëve".
"Miku"
nuk dinte as për Vuçiternë dhe as për Shkup. Personat që lakova sikur të ishin
miqtë e mi janë krijues me zë që nuk ka
shqipfolës që merr vesh nga
letërsia,kultura dhe arti e të mos i njohin. Sa kohë po kalonte,aq dhe
më tepër balanca e dyshmit po hepohej andej nga ç'thoshte imeshoqe. Kisha rënë në grackën e një sharlatani që,veçse
ishte hajdut,por mund të ishte dhe vrasës. Se çfarë nuk bën një hajdut.
Sidoqoftë,këtë "maqedonasin e kulturës",e vura
përsëri në provim.
Fillova
ta pyesja për skuadrëne futbolit të Vardarit dhe ky dinte aq sa di një shtëpiake
e rëdomtë që nuk di në egziston sport. Për Grigorievskin ,një basketbolist as të Maqedonisë,
"miku" ngriti supet. Kupa e dyshimit sa vinte dhe mbushej.Ajo u derdh
kur mysafiri nuk dinte gjë as për Esma Rexhepovën.
Imeshoqe
kishte të drejtë dhe,bashkë me të edhe komshiu im: hajduti i autobuzit ish
afruar tek turma dhe,si kish vjelë me anë pyetjesh të dhëna pëpr mua ,krijoi
atë trukun e ndihmave.
Tani kishet dy rrugë: o të lajmëroja policinë ( po qeshë në kuadër të dyshimit ) ,o ta përzija nga shtëpia. Që të dyja veprimet nuk më dukeshin normale.Se,ende,më brente dyshimi se mos turpëroja një njeri që strehova dhe,mandej,e preva në besë.
* *
*
Më së
fundi,gjeta rrugën më racionale. Aty për aty,sajova:
-Mik,- i
them.Më vjen keq,që do dalësh nga
shtëpia në këtë orë. Unë e imeshoqe do nisemi me urgjencë tek imvëlla se
na ka dërguar haber.
U ngrit
sikur po shkelte mbi gjëmba.
-Prit,- i
them.Do dal që të gjejë makinë se je miku im. Do të jap një letër (pusulle) për
një shokun tim që punon tek hotel "Aneksi" dhe nesër në mengjes,po të
pres tek "Aneksi" për kafe.Mandej do të çojë në Drejtori të Arsimit
për të bërë akordimet e ndihmave. Doli pas meje,si i zënë në presh,dhe ,për
fat, i vetmi me makinë atëvit në fshat,më dëgjoi që ta
prëcillte"mikun" për në Fier.
Kur u
ktheva në shtëpi,pashë që ishte dhe komshiu që më tregoi seç mik kisha pritur
në shtëpi.Të nesërmen e mbajta frymën që me mëngjes tek "Aneksi" me
shpresë se me "mikun" do pija kafe dhe do akordonim shkresat.Por
miku,duket,kish fshirë b... me pusullën time dhe kushedi kujt ia kish zënë
derën. Kur po e tregoja këtë se ç'më ndodhi,ata të "kodrës" më thanë:
-Ndaj
pyeti mbarë e prapë për ty a