E marte, 06.05.2025, 02:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Ali Jasiqi: Erotika në poezinë shqipe - Kalosh Çeliku

E diele, 16.12.2012, 05:28 PM


Erotika në poezinë shqipe: Kalosh Çeliku

NË DERË PRITA DIMËR E VERË

‘’Dashuri bëj me Hënën”- është titulli i një poezi të Kalosh Çelikut, këtij poeti mjaft produktiv dhe gjithsesi atraktiv për mënyrën e trajtimit të temave, veçmas ato të dashurisë. Çeliku është  poet i lindur, krijuese që ka bere emër në letrat shqipe. Edhe poezitë e tij erotike dallojnë nga ato të krijuesve të tjerë për shumëçka. Kjo vërehet edhe në këto vargje të njërës nga poezitë e tij të dashurisë  Dimër e Verë e prita në derë /Nuk erdhi. E mbylla portën./ Shulin ia vura pas. Edhe rezen/ Qiri ndeza për Të. E shtrova shtratin./Bryma kur ra në Kopsht. Erdhi Ajo/ Dashuri e vonuar që vjen në Vjeshtë…” Sipas tij  gratë bëjnë që poezia të lind edhe në vjeshtë, edhe kur ato janë të vyshkura – është një mendim tjetër i këtij poeti.

Kalosh Çeliku lindi më 13 shkurt l951 në fshatin Cërvicë të Kërçovës (IRJ e Maqedonisë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme normale në Shkup, ndërsa studimet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës (Kosovë). Çeliku shkruan poezi e prozë për fëmijë e të rritur dhe gjer më sot ka botuar rreth dyzetë libra: “Zogu erdhi me një këngë” - vjersha (l982), “Lepuri me pushkë” - tregime (l983),” Shtëpiza e xixëllonjave” - tregime (1984), “Ferexhja e zezë” - dramë (1985), “Arusha pa bisht” - tregime (l986),” Dielli zbret maleve” - novelë (l986), “Varrimi i sorrave” - roman (1988), “Vite me borë” - roman (l990), “Trumbetat e Tellallit” - satira (l992), “Imzot, lehin qentë” - drama (1993), “Trimi shihet në vepër” - poemë (l994), “Çohuni trima shaloni lapsin” – rrëfenja (1994), “Sorraku i Qytetit” - pjesë teatrore (1994), “Kali i Trojës nëpër Bit – Pazar” - satira (1994),” Loja e syve” - poezi (1995),” Babi ka dy nuse” - roman, (1995),” Vjellja e zorrëve” - poezi (1996),” Qyteti i qyqeve “- roman (1997), “E përcolla Natën” - poezi (1998), “Mbrëmë fjeta me Vjeshtën” - poezi (1999), “Kopeja me zgjebe ndjek Autorin” - drama (2000),” Shtëpia publike” – roman (2000),” Si u ndava me Gruan time“ – satira (2001), “Gratë e mia besnike” – roman (2001), “Lamtumirë bërllok” - nëntë drama (2002, 2007),” Me tre varre” - roman (2002), “Vdekja më deshi më pak se Ti “- poezi (2003),” Edhe Ajo nuk ishte xheloze” - poezi (2004), “Repriza e vëllazërim – bashkimit” - dramë (2005), “Atdheu ky burrë pa Grua” - poezi (2006),” Kulturofagu – antiroman” (2006),” Burrat i përzë me burra e Mua me gra “- poezi (2007),” Engjëlli im është Grua “- poezi (2007),” Dimri, s’vjen me lule” - 5 poema (2007), “Ujku e di një lojë” - poezi (2007),” Kur bërtet “vojvoda“ e pjell Kurvë Partia” - satira (2008),” Dac Poeti i shkruan poezi Mamit “- poemë humori -stike (2008), “Ehu “- poezi (2008), “Gruaja besnike” – roman (2009),” Djemnusha” – roman (2010),”Atdheu burrë pa Grua” - poezi (përzgjedhje, 2010) etj.

Që nga viti 1992 ai drejton Shtëpinë Gazetare - Botuese ASDRENI, në Shkup dhe është kryeredaktor i të vetmes revistë për humor dhe satirë ZEKTHI, që del kur t’i teket në IRJ të Maqedonisë. Dhe, që nga ky vit (2009) mbarëkombëtarë, është fitues i disa çmimeve të konkurseve letrare në poezi, tregime dhe pjesë teatrore. Njëherë, edhe i çmimeve letrare: PERENDESHË E BUKURISË, në Netët e Poezisë Korçare (2003), në Korçë, Çmimin AS për letërsi (2007), në Kërçovë, “SYRI I KALTËR“ (2007), në Sarandë, “SEREMBE“ (2008), në Laç, “FLAKADANI I KARADAKUT“ (2009), në Viti, Çmim special për vëllimin poetik: EHU nga Simpoziumi Ndërkombëtar “MUZA POETIKE”, “PEGASI” (2009), në Gjirokastër, “JEHONA E KARADAKUT” (2010), ne Kumanovë, “SKAMPINI” ne Festivalin Ballkanik te poezisë (2010), ne Elbasan etj.

Krijimtaria e tij letrare është përkthyer në disa gjuhë: maqedonase, gjermane, turke, bullgare, rumune, greke etj. Që nga viti 1992 – 1997, ishte nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar dhe kryetar 1997 – 2001. Momentalisht është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në IRJ të Maqedonisë. Dhe, themelues i disa manifestimeve kulturore tradicionale ndërkombëtarë: Ditët e Naimit, në Tetovë, Takime nën Rrap, në Shkup (poezi erotike) dhe i Ditëve të humorit dhe satirës: XHA DERALLA, në Kërçovë. Po ashtu është edhe themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare STILI 97, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë. Çeliku gjer më vitin 1995 punoi si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Drenicë të Kosovës dhe Malësinë e Shkupit. Vitet e fundit punon dhe jeton në Shkup, tashmë në profesionin e lirë të shkrimtarit.

 

(E përgatiti Ali D. Jasiqi)

 

 

Kalosh Çeliku

 

NATA MË IKË NGA DUART EDHE PA NJË GRUA

 

Gruaja ime besnike trembet. Bërtet :

Nuk dua të të marrë asnjë grua. Ujkonjë!

I përgjigjem: Megjithatë më ka marrë një grua

Më hedh dorë më dorë majë lisave. Çative.

Gruaja ime besnike trembet. Çmendet

 

Nuk të lë në dorë të asnjë gruaje. Ujkonjë.

I përgjigjem: E kotë, më ka marrë Poezia…ë do. Gratë…

 

BANOR I SHTRATIT TË GRAVE

 

Fëmijërinë time e kalova në Katund

Livadhit. Pas Çuke me llastik në dorë.

Edhe një pipizane shelgu në brez

Hëna ecte pas meje deri në mëngjes.

 

Dhiareve këmbadoras u ngjita në majë.

Nata më bënte dritë. Udhë qiellore

Mua Poetit. Banor i shtratit të grave…



(Vota: 83 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx