| E diele, 16.12.2012, 05:28 PM |
Erotika në poezinë shqipe: Kalosh Çeliku
NË DERË PRITA DIMËR
‘’Dashuri bëj me Hënën”- është titulli i një poezi të Kalosh Çelikut,
këtij poeti mjaft produktiv dhe gjithsesi atraktiv për mënyrën e trajtimit të
temave, veçmas ato të dashurisë. Çeliku është
poet i lindur, krijuese që ka bere emër në letrat shqipe. Edhe poezitë e
tij erotike dallojnë nga ato të krijuesve të tjerë për shumëçka. Kjo vërehet
edhe në këto vargje të njërës nga poezitë e tij të dashurisë “Dimër e Verë e prita në derë /Nuk erdhi. E
mbylla portën./ Shulin ia vura pas. Edhe rezen/ Qiri ndeza për Të. E shtrova
shtratin./Bryma kur ra në Kopsht. Erdhi Ajo/ Dashuri e vonuar që vjen në
Vjeshtë…” Sipas tij gratë bëjnë që
poezia të lind edhe në vjeshtë, edhe kur ato janë të vyshkura – është një
mendim tjetër i këtij poeti.
Kalosh Çeliku lindi më 13 shkurt l951 në fshatin
Cërvicë të Kërçovës (IRJ e Maqedonisë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje.
Shkollën e mesme normale në Shkup, ndërsa studimet e Gjuhës dhe Letërsisë
Shqipe në Universitetin e Prishtinës (Kosovë). Çeliku shkruan poezi e prozë për
fëmijë e të rritur dhe gjer më sot ka botuar rreth dyzetë libra: “Zogu erdhi me
një këngë” - vjersha (l982), “Lepuri me pushkë” - tregime (l983),” Shtëpiza e
xixëllonjave” - tregime (1984), “Ferexhja e zezë” - dramë (1985), “Arusha pa
bisht” - tregime (l986),” Dielli zbret maleve” - novelë (l986), “Varrimi i
sorrave” - roman (1988), “Vite me borë” - roman (l990), “Trumbetat e Tellallit”
- satira (l992), “Imzot, lehin qentë” - drama (1993), “Trimi shihet në vepër” -
poemë (l994), “Çohuni trima shaloni lapsin” – rrëfenja (1994), “Sorraku i
Qytetit” - pjesë teatrore (1994), “Kali i Trojës nëpër Bit – Pazar” - satira
(1994),” Loja e syve” - poezi (1995),” Babi ka dy nuse” - roman, (1995),”
Vjellja e zorrëve” - poezi (1996),” Qyteti i qyqeve “- roman (1997), “E
përcolla Natën” - poezi (1998), “Mbrëmë fjeta me Vjeshtën” - poezi (1999),
“Kopeja me zgjebe ndjek Autorin” - drama (2000),” Shtëpia publike” – roman
(2000),” Si u ndava me Gruan time“ – satira (2001), “Gratë e mia besnike” –
roman (2001), “Lamtumirë bërllok” - nëntë drama (2002, 2007),” Me tre varre” -
roman (2002), “Vdekja më deshi më pak se Ti “- poezi (2003),” Edhe Ajo nuk
ishte xheloze” - poezi (2004), “Repriza e vëllazërim – bashkimit” - dramë
(2005), “Atdheu ky burrë pa Grua” - poezi (2006),” Kulturofagu – antiroman”
(2006),” Burrat i përzë me burra e Mua me gra “- poezi (2007),” Engjëlli im
është Grua “- poezi (2007),” Dimri, s’vjen me lule” - 5 poema (2007), “Ujku e
di një lojë” - poezi (2007),” Kur bërtet “vojvoda“ e pjell Kurvë Partia” -
satira (2008),” Dac Poeti i shkruan poezi Mamit “- poemë humori -stike (2008),
“Ehu “- poezi (2008), “Gruaja besnike” – roman (2009),” Djemnusha” – roman
(2010),”Atdheu burrë pa Grua” - poezi (përzgjedhje, 2010) etj.
Që nga viti 1992 ai drejton Shtëpinë Gazetare -
Botuese ASDRENI, në Shkup dhe është kryeredaktor i të vetmes revistë për humor
dhe satirë ZEKTHI, që
Krijimtaria e tij letrare është përkthyer në disa
gjuhë: maqedonase, gjermane, turke, bullgare, rumune, greke etj. Që nga viti
1992 – 1997, ishte nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar dhe kryetar
1997 – 2001. Momentalisht është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në
IRJ të Maqedonisë. Dhe, themelues i disa manifestimeve kulturore tradicionale
ndërkombëtarë: Ditët e Naimit, në Tetovë, Takime nën Rrap, në Shkup (poezi
erotike) dhe i Ditëve të humorit dhe satirës: XHA DERALLA, në Kërçovë.
(E përgatiti Ali D. Jasiqi)
Kalosh Çeliku
NATA MË IKË NGA DUART EDHE PA NJË GRUA
Gruaja ime besnike trembet. Bërtet :
Nuk dua të të marrë asnjë grua. Ujkonjë!
I përgjigjem: Megjithatë më ka marrë një grua
Më hedh dorë më dorë majë lisave. Çative.
Gruaja ime besnike trembet. Çmendet
Nuk të lë në dorë të asnjë gruaje. Ujkonjë.
I përgjigjem: E kotë, më ka marrë Poezia…ë do.
Gratë…
BANOR I SHTRATIT TË GRAVE
Fëmijërinë time e kalova në Katund
Livadhit. Pas Çuke me llastik në dorë.
Edhe një pipizane shelgu në brez
Hëna ecte pas meje deri në mëngjes.
Dhiareve këmbadoras u ngjita në majë.
Nata më bënte dritë. Udhë qiellore
Mua Poetit. Banor i shtratit të grave…