E diele, 28.04.2024, 09:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Arben Dulaj: Toka ime

E marte, 18.12.2012, 06:13 PM


Arben Dulaj

TOKA IME

Toke re dhe vend i vjeter, dheu I shtrenjt,
Toke e pasur nendhe, vend i bukur permbidhe,
Tek ti linden viganet me idet dhe vun ligje per demokraci,
Dhe per ne Europe kaluan vec nga ty.
 
Toke e re dhe vend i vjeter sa shum dyndje ke pare,
Toke  sa her je lekundur dhe shum her je dritheruar,
Dallge qe shkaktojne termetet, me force te kane goditur,
Toka  ime i pranove dhe I zbute, sa shume nga ty kane marr.
 
Perndi e Perendesha, Mbreter e Mbreteresha, Perandor,
Pape qe Fene kane predikuar dhe kane vene kuror,
Gjeneral dhe ushtare anembane Botes luftuan,
Ilirianet ishin te kudo ndodhur dhe mendjen e gjakun dhuruan.
 
Gjergjit per guximin e trimerin “Skender”emrin e Lekes I vune,
Ky i fort mbi te forte, mbrojtes vlerash ne na larteson,
Beslidhja e Lezhes themelet e Shqiperise i hodhi,
Dhe flamuri kuq e zi per njezet e pese vjet I lire valoje.
 
Rilindasit u perpoqen me pene dhe pushken nga dora se ndane,
Shkolla Shqipe ne te kater Vilajetet u perhapen me ngadale,
Kongrese, beslidhje dhe kryengritje shume u bene,
Shqipetaret filluan te zgjohen nga nje mbijetim i gjate.

“Ne qofte per te vdekur neser, te vdesim sot! Flamurin o sot o kurre”
Gege e Toske te krishter e myslymane u bashkuan per te prur lirine,
Toka  ime me s'durove, gjakun e rene e shpertheve vullkan,
Ne Vlore u keputen zinxhiret qe mbanin te lidhur Shqiperine.
 
Keta burra te medhenj qe mendonin per Shqiperine,
Ne te kater Vilajetet u shperndan te ngrinin popullin per liri,
Disa Europes ju drejtuan per ti kerkuar ndihme,
Ne kete vend me ligje per te mbrojtur drejtesine.
 
Kush e pruri kete dite, kete drite, kete flamur,
Shqipetaret te gjithe luftuan per liri nga jugu ne veri,
Shkoder e Vlore, Plave, Janine,Guci e Gostivar, Prizeren e Follorine,
Sa shume gjak u derdh ne kater Vilajetet per ta bere Shqiperine.
 
Me respect perulemi perpara flamurit,
Misioni juaj fisnik dhe human e beri Shqiperine,
Ju  te gjithe o firmetare ini ne Panteonin e Panvarsise,
Ismail Qemal Vlora eshte babaj I gjith Shqiperise.
 
Njqind vjetori eshte rruga dhe identiteti jone,
Historia jone me te mirat dhe te keqijat e saj,
Perpjekejet, furtunat, shtremberimet, perplasjet per tu ngritur,
Kosova eshte ngritja jon, ne jemi ngritur ne kembe.
 
Toka ime shume e vjeter per ty flet Arkeologjia,
Shqipetaret emra qytetesh e lumenjesh vene, emra malesh e luginash,
Emra yjesh emra detesh, emra zanash emra nimfash,
Emer Vlera,Vesa, Besa, Shpresa! Toka ime eshte e jona Panvarsia.
 
Nga Kosova u nisen me flamur ne dore per ne Vlore,
Ne jemi te bashkuar nuk kemi nevoj per Referendum,
Ne te gjitha trevat Shqipetare flamuri po fluturon,
Eshte koha jon! Bashkimin Kombetar ne e meritojme.
 
26 Nendor



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora