Kulturë
Petraq Pali: “Bëmat e Nuros” dhe shkrimtari Luan Çipi
E hene, 17.12.2012, 07:05 PM
“Bëmat e
Nuros” dhe shkrimtari Luan Çipi
Nga Petraq Janko Pali
Edhe herë
të tjera kam dashur të shkruaj, për të përshëndetur punën e çmueshme në
krijimtarinë shumë planesh letrare, të mikut tim Luan Çipi.
U benë
shkas rrëfenjat “Bëmat e Nuros”që u botuan për publikun kohët e fundit, për të
plotësuar dhe unë një detyrim të hershëm.
Dua të
them qysh në fillim se Luan Çipi, si mjeshtër i fjalës së zgjedhur, ka shprehur
në art filozofinë e popullit tonë, duke u renditur midis shkrimtarëve dhe
poetëve të spikatur bashkëkohor. Pa menduar se mund t’i bëj dot një analize të
thellë kësaj veprimtarie të konsiderueshme letrare, dua të them dy fjalë,
mandej jo vetëm për këtë cikël rrëfenjash.
Me
krijimtarinë e Luan Çipit,me 5 librat e botuara posaçërisht, si dhe me po kaq
të tjera të botuara në faqet letrare të diasporës, dhe në gazeta e revista
prestigjioze brenda vendit, jam njohur rregullisht në këto dekada edhe sepse
kemi qenë afër njëri tjetrit si dy miq shumë të mirë dhe që na afrojnë bashkë
shumë gjëra, por mbi të gjitha dashuria për shqiptarët dhe për fjalën e shkruar
shqipe.
Së pari,
dua të them me sinqeritetse Luan Çipi, është një nga qytetarët më në zë të
qytetit të Vlorës dhe nga intelektualët më të kompletuar që unë kam njohur:
I
arsimuar dhe i kulturuar, modest, i sjellshëm dhe i dashur, fisnik dhe me plot
virtyte të trashëguara nga gjeni i familjes të hershme patriotike të Çipajve të
Gjirokastrës, po që merituan denjësisht për gati një shekull edhe dashurinë dhe
respektin e Vlorës dhe vlonjatëve.
Me pak
fjalë ka një përshtatshmëri të pa ndarë me kohën dhe ngjarjet dhe si amalagam i
lidhur me jetën dhe me hallet e këtij populli, që ende nuk po gjen vet-veten
ai, shpreh në art atë realitet me syrin e një artisti. Tregimet, portretet,
poezia dhe publicistikashoqëruar me njohuri internetikedhe jetësore e bëjnë
interesant krijim letrar të Luan Çipit, pikërisht se e pasqyrojnë më së miri
realisht këtë. Kështu, dora dorës, gdhendur në art të vërtetë, Luan Cipi,
nëpërmjet penës së tij, tash gjithnjë e më të sprovuar, ka arritur të pasqyrojë
realitetin Shqiptar dje dhe sot.
Një
meritë e shkrimtarit Luan Çipi,është trajtimi i gjinisë së portretit letrar.
Ai, bukur dhe me vërtetësi ka paraqitur portretet e shumë njerëzve të shquar
vlonjatë dhe me tej për Shqipërinë, të njerëzve të thjeshtë, të shquar për
mirësi e zgjuarsi , po sidomos edhe të personave publikë, që i dhanë shoqërisë
dhe Kombit të vetë, atë më të mirën që kanë pasur dhe që Luan Çipi ka ditur ta
evidentojë e përjetësojë, gdhendur në art, duke i bërë të pa vdekur për veprën
që ata lanë pas.
Kështu me
radhe do na kujtohen njerëzit e mirë e të thjeshtë: Usta Miti (Rrumbullaku),
Usta Andoni (Panozaqi), UstaToli(Stefani), shokët e tij Vaso Suli, Nuri Bodo e
Refit Hoxha, Minella Kostandini, Llambi Kona; kolegët gjurmëlënës, Ejup Mita,
Pirro Dodbiba, Nedin Hoxha dhe Vasillaq Ndini, Aristidh Kaçi, Lilo Panozaqi,
Nexhat Mersini, Tish Daija; artistet, shkrimtaret dhe njerëzit e shquar si Isuf
Luzaj, Janko Pali, Dino Martiko, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos
Arapi,Agim Shehu, Kadri Roshi, Drita Pelingu,Timo Flloko, Skender Kamberi,
Nestor Jonuzi;
si dhe
një mori personazhesh negativ, përfaqësues të regresit, keqbërës e tiranë. Pa
dyshim një vend të gjerë në krijimtarinë letrare të Luan Çipit zënë motivet
patriotike të dashurisë për Atdheun, për shokët e tij të shumtë e të mirë, për
prindërit, familjen,gruan, fëmijët, nipat dhe mbesat e tij.
Një tjetër
gjini e trajtuar me mjeshtëri është reportazhi dhe përshkrimi i udhëtimeve të
shumta në të gjitha anët e botës, shoqëruar me njohuri plotësuese e
kuriozitete, duke nisur nga udhëtimet brenda vendit, nëpër shtetet e ndryshme
të Ballkanit, në Holande e Belgjikë, në Kanada dhe Amerikë, për të cilat është
gati për shtyp libri voluminoz “Nga Llogorai në Niagarë”
Me
dashuri dhe kujtime e intimitet, mbështetur në ditarët e mbajtur nder vite,
janë gati për botim dy libra: “Jeta Ime” dhe “Njerëzit e mij më të dashur”
Në
krijimtarinë e Luan Çipit, është për t’u theksuar gjuha e përdorur prej e tij.
Ajo është mjaft e pasur dhe ka gjithandej përshtatshmëri me ngjarjet dhe
subjektet që përshkruan, si dhe ndjeshmëri të lartë shpirtërore karakterizuese
për objektin. Leksiku cilësor i zgjedhur e tërheq lexuesin dhe krijon tek ai,
ato mbresa karakteristike përcaktuese, që nuk i harron kurrë,si ngjarje tipike
jetike qoftë për të djeshmen, plot
Për t’u
bërë një analist me një bagazh kulturor e jetësor, me një përkushtim të një
njeriu me karakter të lartë me virtytet më të mira njerëzore, Luan Cipi, ka
kaluar një jetë të pasur aktive shoqërore e sociale në çdo drejtim.Ai,
ekonomist i lartë në arsimim, si mësues dhe pedagog i Fakultetit Ekonomik te
Universitetit, Filiali Vlore (gati 20 vjeçar),si ekonomist i thjeshtë e deri
drejtues në disa ndërmarrje të rëndësishme në Vlorë, si sportist (deri kampion
e mjeshtër sporti), muzikant e aktivist shoqëror, është karakterizuar gjithnjë
nga mirëkuptimi, përshtatshmëria dhe komunikimi me njerëzit e çdo shtresë
shoqërore.
Për të
mos u larguar nga objekti që morëm përsipër, mund të them se, tek Luan Cipi dhe
krijimtaria e tij do të gjejmë sot një shkrimtar dhe poet të afirmuar, të
nderuar dhe të vlerësuar, që me punën e pa lodhur disa vjeçare në këto letra,
ka ditur dhe ka trajtuar tema interesante,duke portretizuar në mënyrë
origjinale filozofinë e këtij populli.
“Bemat e
Nuros” të cilat i shfaqi këto ditë, të përmirësuara e të ndryshuara, e pohojnë
“profecinë” time se Luan Cipi, ka krijuar dhe është tash më një shkrimtar që
është ngjitur me njerëzit dhe preferohet nga lexues të shumtë të çfarëdo niveli
shoqëror. Ai është njeriu që “ushqen”dhe mban gjallë këta njerëz, me
krijimtarinë shumë planesh të tij.
dezertimi
i dy batalioneve shqiptare të mobilizuar nga Perandoria Fashiste dhe sidomos
rruajtja deri sot në mënyre krejt qesharake në kuadrin e Natos, e gjendjes së
Luftës me Greqinë.
Me
bukuri, sarkazëm dhe humor paraqiten dhe rrëfenjat e tjera te cikli “Bëmat e
Nuros”, që padyshim formon një kulm për tregimet me humor të shkrimtarit, siç
janë dhe “Prostituta”, ”Gomarët e Xhonit”, “Çalamanët”, Kiçua me Rumon”,
“Gungaçi, Qafokët”, Qyfyret e Telemakut”, “Vrasja e Ushtarit”, “Xhebro
Gjika...”, “Dosjet Sekrete te Luftës”, etj.
Luan
Cipi, në çdo krijim të tij, ashtu siç di të qëndisë, të portretizojë apo të
përshkruajë me plot patos portretin, ngjarjen, të madhështojë figurën, ashtu di
të kritikojë e të qesëndisë të keqen, keqbërësin apo negativët e shoqërisë dhe
të jetës.
E veçantë
tjetër e Çipit si krijues, është se nuk lejon kurrë që të shtrembërohen
realitetet e kohës dhe të çdo epoke, nga gjerë që shkruajnë pa përgjegjësi dhe
shtrembërojnë apo fyejnë gjithçka, dhe nëpërmjet penës së tij të ndershme apo
mesazheve njerëzore, me plot finesë kritikon të keqen duke u dalë ballë për
ballë, gjë që nuk e kanë të gjithë.
Luan
Cipi, si aktiv dhe i pa lodhur kurrë me një shoqëri të madhe e të zgjedhur në
të gjithë Shqipërinë për sa vërej unë, është një njeri i veçantë dhe me një
kredo mbarë popullore dhe I gjendur për çdo rast në të mirë dhe në të keqe.
Siç thashë
më lart, pa analizuar gjithë krijimtarinë e saktë dhe me vlera të tij. Luan
Çipi, sjell gjithmonë prurje me vlera kombëtare të cilat do tu shërbejnë
brezave.
Do desha ta falënderoja zotin Luan Çipi për këto krijime brilante por edhe për ndihmesën e madhe që i bën “Lidhjes Qeparotase dhe Miqve të saj” si një nga bashkëpunëtorët më kryesorë dhe më në zë.