E hene, 29.04.2024, 05:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Remzi Limani

E enjte, 20.12.2012, 08:11 PM


Remzi Limani

AKUARELET QË NGRIJNË

Fati ynë i lidhur nyjë
I përlotur pa Ty rënkon

Nata rri syhapur e frkësuar
Prapa perdeve përgjon dhembjen time
Duke ua shuar të zezën
Akuareleve që ngrijnë

Fati ynë
Një statuj e rënë në gjunjë
I falet dritës së mbramë

Në kopshtin tonë të dashurisë
Lulet që i mbollëm bashkë
Grimcojnë heshtjen që vret
Në terrin që s`mund ta shqyejnë

T`i dashuri e shtrirë
Ktheja shpinën dhembjes
Mbylle plagën me një fjalë
Vëja velin sërish nusërisë sate
Të mbillje buzëqeshjen që t`u vol

PA YJ PA HËNË

Si për inat njëmijë vjet natë
Natë e thatë
Si për inat
Në gjemba shtron gjumin e fëmijëve të ngratë
Si për inat
Në sytë e mi plot natë
E palosur e shtrirë natë
E vrarë nga bukurina e shtrirë
Nga mllefi digjej në zjarr
Si për inat
Dhembja iku në rrugën time pa drita
Si për inat
Hënën e rrahën me lopatë
Si për inat
Yjeve ua prenë kokat me sopatë
Si për inat
I iku zëri
I iku gjaku

Natë

Pa yj
Pa hënë
Si për inat
Njëmijë vjet natë

NË GJI TË NËNËS

Po të thërras me gjakun tim
Këtu pranë teje i mbuzur
Duke ti lagur buzët e plasura në vaj
Tua shuaj etjen e luleve
Nusërisë sate që shkrep

Po të thërras
Të të pyes
Faqeve tua t`u marrë erë

Ta putha ballin e dylltë
Hundën micërrake
Faqet e skuqura me lot t`i freskova
E ti nuk mi shihje rrudhimet në shpirt
Ti vetëm flije
Në xhi të nënës shuaje etjen e kallur
Flij e dashur
Flij
Në varkën prej kallam

SHIU  I LULEVE

Sonte më vjen syve një përhitje
Pranë meje ndalon e mbuzur
Nëpër gurë mendimesh rrokullisem
I verbër për Ty vdes i etur

Një suvalë çmendie bie mbi mua
Me hijen tënde merrem ngrykas
Murmurimë gjethesh gjëmojnë në mua

Dhembja ime lot i shteruar
Ndaloi në brigjet e qepallave
Me përqethje veshi trupin tim

Me dehuri shpalosi kujtimet
Bardhësitë tua verbuese
Shprushin këngën e vrarë
Shiu i luleve mbi zjarrin tim pikon

ERË E NJOHUR

Një erë e njohur ngre perde në sytë e mi
Nga peshtafi i veshur me kujtime
Nxjerr dhembjen dhe klithmat për Ty

Një breshëri kujtimesh më prishin mendsh
Buzëqeshja e ngrirë në pasqyrë
Ma kujton puthjen e parë

Somnabul zgjohem ngrihem
Me frymë të ngritur i përhënur
Zëshëm lëshoj thirrma drejt qiellit

Tashmë me plagën e malcuar
Nëpër kohë digjem nga malli
Si gjethe e çarë numëroj plagët

VETMI

E mbështjellë me puhinë e detit
Me pashi ndritë vetminë time
Si lule e larë me vesën e mëngjesit
Flokun e lagur shtrydhë në mua
Me lakuriqësi më mbulon

Së bashku me zërat e gjetheve në vjeshtë
Kujtimet për ty ndezin zjarrmi në mua
Me zë të ngjirur i tulatur mbledh forcën
Nëpër dhëmbë tashmë të krimbur
Belbëzoj këngën e vrarë

I verbër në heshtim i humbur tretem
Si hije thehem mbi kulmet e fjetura
Zërat e gjetheve më rrëmbejnë këndshëm
Me mall t`i puthi sytë e fjetur



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora