E hene, 29.04.2024, 07:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Aurela Topi

E enjte, 20.12.2012, 08:23 PM


AURELA TOPI

ATDHEU IM NË ITALI
 
Kur rrugën mora për në Itali,
ishte dimër,  erë dhe dëborë,
po trokishte nëpër porta viti i ri,
unë një bredh  mbaja në dorë...
 
Mora bashkë me grushtin e dheut,
dhe një bredh të vogël nga Berati,
bashkë me kujtimet  e atdheut,
dashurinë dhe fjalën e tim Ati...
 
E mbolla këtu në dhe të huaj,
dhe e vadit  kam plot 20 vjet,
i hedh gëzimet, dhimbjet që vuaj,
që të  dijë, dhe të rritet përpjetë.
 
Shikoni sa është  rritur bredhi im,
Jeta ime që kam këtu në kurbet,
Mbi supe AI mban atdheun tim,
Në dhe të huaj sado që të ketë  jetë.
 
Çdo fund viti, pranë tij bëj bëj fotografi,
Për mua, ky është atdheu im, SHQIPËRI !
 
ALI PASHA I TEPELENES
 
Eh, Ali  pasha me derte,
Këmbëkryq në Tepelenë,
Era  fryn  dhe nëpër gjethe
Zgjon kujtime që larg flenë.
 
Burrë i ashpër, me fustanellë,
Mbi këpucë xhufka të kuqe,
Traditën e ruajte  thellë,
Mbajte tënden, jo të Turqëve.
 
Bëre  histori për  shekuj,
Tani rri këmbëkryq në troje,
Vizitorët  vine të etur,
Bëjnë foto, “të bëjnë roje”.
 
Foton tënde  në një park,
Ikin, e marrin nëpër botë,
Historinë ta çojnë larg,
Shqiptarin  karakterfortë.
 
Në liqen  i  mbyte gratë,
Mbrapa të mbeti  historia,
Pse i ashpër dhe me shpatë,
Kokën mbështete te Vasiliqia…
 
Pas një burri emër  madh,
Prapa veprës së përkryer,
Fytyra e një gruaje  zbardh,
Pena në bojë të saj ësht ngjyer…

RA BORA E PARË

Shtroi dëbora e parë rreth shtëpisë,
bardhësinë e saj të ftohtë e të bardhë,
si letra e pa shkruar e vetë poezisë,
trokiti, nga unë sot po kërkon një varg.

Unë me shputat e këmbës lehtë-lehtë,
hedh hapat e mi si gërma mbi letër,
gjurmë rrjeshtash të bukur si në fletë,
dhe bëhet e shkruar si të jetë vepër.

E di, poezia që shkruaj këtë radhë,
ditët e numëruara ajo do ti ketë,
frymëzimi i borës për këtë vit, i parë
do tretet shpejt, nuk do qëndrojë në jetë.

Por gjurmët në fletën e bardhë si borë,
do mbeten pa shkrirë në librin që pres,
gërmat - flokë flutur, që unë vë me dorë,
miqtë, njerzit të gjithë kudo  i përshëndes...

Bora do tretet, por poezia ime do të mbesë!
 
LASTARËT E TRUNGUT TIM

Dy degë të brishta rrita në jetë,
dy lastarë hollakë e të vegjël,
u dhashë lulëzim nëpër fletë,
i tunda, përkëdhela si engjëj.

Rrënjëza ime gjithë jetën për ta,
do japi ushqim nëpër vite,
të ngjiten me krahë saaaa më la,
nga trungu që nga unë vaditet.

Bota ti shikojë kur tunden në erë,
blerimin e tyre, lulëzim e aromë,
të gjithë do kuptojnë, çdo pranverë,
kur larg marrin, përcjellin jehonë.

Një trung i fortë, me lastarë të blertë,
nga dimiri i rreptë nuk ka frikë kurrë,
gjelbërimin përkund, përcjell nëpër fletë,
si një të bukur dhe të ëmbël uverturë!

FAMILJA  IME

Familja ime prej katër  vetësh,
një burim i qetë mes gjelbërimit,
flladitur  nga pranvera mes fletësh,
veshur me ngjyrën e aromës, gëzimit.

Familja ime,  pikëz në detin e botës,
vesë e kristaltë që larg, thellë humb,
mban në shpirt  lulëzimin e kohës,
bën të kuptoj  lumturinë e pa fund.

Familja ime, dy fëmijë dhe një burrë,
Ajo, që më shumë nuk kërkova kurrë.

NË KËTË  FOTOGRAFI

Ismail Bej, për TY me shokë,
Që 100 vjet mbushen pasnesër.
Që firmën hodhët nëpër botë,
Ëndërrën për ta bërë vepër.

Unë sot  vij  që nga  Italia,
Me çantë malli përmbi supe.
Që ju vetë  dhe historia,
Të shkojë gjithnjë më tutje.

Unë me fotografinë  bashkë,
Po iki prapë në dhe të botës.
Ti them Italisë së lashtë,
Premtimin e madh para botës.

Kjo foto, dhe Ismail Qemali,
Unë, por edhe kombi im.
Ky monument  - gurë stërralli,
Kërkon për gjakun një bashkim.

Dhe thirrja, fotua ime në letër,
Presin që sot të kthehen në vepër…

ËSHTË RASTËSI

- qytetit tim Beratit –

Të jetë rastësi që dy burra me mënd,
Që kombit tonë i bënë historinë,
S’gjetën në botë tjetër, të bukur vënd,
Që në Berat e ngritën të tyren, dashurinë?

Skëndërbeu, i egri i pashmi Ali pasha,
Në Berat gjetën ndjenjën e brishtësisë.
Dhanë dashuritë e tyre të mëdha,
Por aty pinë dhe lumenjtë e lavdisë.

Thua e gjithë kjo të jetë një rastësi,
Që shënjti Kozma, edhe Ai këtu erdhi,
Apo vetë Berati është i tëri histori,
Që me bujari për të gjithë i derdhi?

Unë qëndroj, Berat, "fshehur" në një kënd,
Por jam,mbetem filiz i brishtë i trupit tënd…
 
MOTRAT E MIA

- motrave të mia –

Tre degë të bukura, të blerta,
Me ëmër dhe krejt lulëzuar.
Të ëmbla, të çiltra, të thjeshta,
Nga rrënjë e prindërve dhuruar.

Enkeleda, e brishta dhe e mira,
Klodi e qetë, e heshtur, me mënd.
Dhe unë me to e madhja, dëshira
Që i ndjek nga pas në çdo kënd.

U hapëm, u rritëm dhe çelëm,
Sejcila një tufë të madhe gëzimi.
Por rrënjët për jetë na ngelën,
Te prindrit aromë trëndafili…

Tre motra, tre yje të vegjël me dritë,
Morëm, përcjellim në jetë dashuritë.
 
BERATI  IM
 
Qyteti  i bukur  me kalanë e lashtë,
Lindi  historinë, më lindi dhe mua.
Edhe tani  që ika  dhe jetoj jashtë,
Kam me vete këngët, kujtimet e tua.
 
E madhe Italia, Milano, Venecia, Roma,
Por  Berati  im është  më i  bukur.
Atje fshihet femijëria dhe lodrat  tona,
Nëpër strehë  dhe çati  rrinë strukur…
 
Shpesh i kërkoj, u flas, ndihem e lumtur…

NË  MESIN TUAJ
 
- prindëve të mi –
 
Në mesin tuaj nga puthjet  dhuruar,
Ndihem hoje mjalti, dhe e lumturuar.
 
Sa herë kaloj detin, vrapoj u vi pranë,
Shoh  vitet,kujtimet , dorën që më dhanë.
 
Kur u them, u nisa, rrinë duke më pritur,
Mes tyre lule e vogël, ndonse grua e rritur…
 
Dashurinë e tyre e dua për të me vaditur…

 PËLLUMBI TEZES

- nipit tim Dejvis –

365 ditë si pikëza vese,
mbi petalet e trupit të ranë.
Vaditën me durim të një shprese,
dhe jetën e një viti ta dhanë.

Tezja sot çfar të të japë,
këtu larg në mërgimin e gjatë?
Zog, të dërgoj puthjen e flaktë,
dhe dritën e hënëzës se artë?

Dejvis, pëllumb, lule buzëqeshje,
i bukur, i vogël, dhe topolak.
Mërre urimin tim si një veshje,
ta kesh në rendjen tënde fluturak.

Të rritesh, të rritesh lastar i bukur,
nga puthja e tezes tënde vaditur.
Me krahët e vegjël, por si flutur,
qiellit të jetës lart për tu ngjitur…

Ditëlindja jote aromë mollë, ftua,
është dhurata më e ëmbël  për mua…

NËNËS TIME

- nënës për ditëlindje -

Nuk di të bëj këngë e vjershë,
por sot do shkruaj dy radhë,
si derdhen gjethet në vjeshtë,
sot shpirti më paska mall.

Mall për nënën që më rriti,
mall për puthjet që më dha,
që për jetën më pregatiti,
të shkoj në halle të mëdha.

Jam shumë larg, për ditlindje,
Adriatikun kam mall në mes,
dashurinë time që në lindje,
do ta bëj puthje dhe shpres...

Puthjet e mia që nga larg,
do jenë tufë me dritësime,
aromën do të ta bëj varg,
të dhuroj mijra, mijra urime.

Dita e lindjes tënde, nënë,
është edhe lindja ime,
në netët me erë, hënë,
na rrite me shumë mundime.

Të uroj thellë nga zemra,
jetë të gjatë, dhe të mbarë,
sot për mua malli dhe kënga,
janë tufë me margaritarë...

Dhe njëqind, nënë, nga Italia,
malli, urimi, dhe vargjet e mia...



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora