Kulturë
Sabile Basha: Përtej harrimit
E enjte, 20.12.2012, 08:33 PM
SABILE KEÇMEZI-BASHA
sabile_basha@hotmail.com
PËRTEJ HARRIMIT
SHPIRT I TRAZUAR
(Adem Demaqit)
Na pate thënë
Se as fëmijë nuk ke qenë
Kur ke kalua
Me këmbë të zbathura
Mbi varre të heshtura (varrë)
Nëna në ndarje ka qarë
E verbua ishte
Shumë vite më vonë
Nga dhembja e mërzia
Na pate thënë
Edhe sot kur sheh ëndrra
I aglomeron dhembjet
E i prek me gjuhë
Kafkat e kuqe
Në barrikadim për rrënjët
Sa shumë ëndrra
Sa shumë udhë
Deri te malli
E vatani
Bacë
Për këtë ditë të madhe
KONTINUITET
Guida vazhdimisht flet
Nuk ndalet...
Për tragjedinë e madhe
Për dyndjet e reve
Për rrugët që ndaheshin
Për lindje
Për perëndim
E ata
Fëmijët e mi
Nuk bëzanin
Skleroza zhdavaritet ngadalë
Dhe sa ora
Jemi në ajzën e ndërmendjës
Dhe të largësive-vjet dritë
E kaluara i takon
Të kaluarës,
Pëshpëriti burri
Mjekërbardhë
Kujtesa e përhershme në
Arkën e të parëve
Zë vend
Me hile
E zezonat
Ende flasin shqip
Në fushat e Bursës
Në Anadollin plakë
DHEMBJE E ESHTRAVE
Lëvizën varret, nga malli
Eshtrat kanë dhembje
Mallkojnë kështjellat
Në Çanakala
Unë isha aty
E nuk isha...
Në natën futë
Shijoja bukurin e zezë
E cila më mbështolli
Tej përtej harresës
Kafka e lodhur
Më tregoi rrugën
E Ti,
Mblidhje eshtrat
Tej përtej harresës
E këndej pari
Fluturuan sëmbimet
Që shpuan kipcin tonë...
Mbi citadelën gjigante
vura lule e germa shqip
Që ishin dëshmi
E eshtrave të shkërmoqur
KUSH DO TA BËJË HAPIN
Kush do e varros
Hijen e Doruntinës
Në këtë bregore (parzmore)
Të Egjeut plak
Kush do e bëjë hapin
I pari o i fundit
Gjiri i gjakosur
Lot të njelmët rrjedh
Gishti i vogël
I vëllait
Qëndron përtej harresës (besës)
Ti ecë përtej ëndrrës
Konstandini ajkëton shqip
Dhe nuk rënkohet
Për ditën anëcake
HARRESË
Lubitë fryjën
Harresa dremit lakuriq
E nata qëndis mallin
Me rruaza të kuqe
Mbi kokat tona
Të bardha- plis
Mos pandeh
Se të gjitha udhët
Përfundojnë në udhë
Të pa kalimit
Ehe,
Mbaje peng fjalëkalimin
Që kur të kthehem
Të stolisi hijen
Me harbutërinë e harbuar
Të të gjitha stinëve
Të tokës Arbërore
PËR ÇDO DITË
Për çdo ditë
Fëmijët shkruanin nga një letër
Me ngjyrë të kuqe
Baulja rritej e rritej
Në muzeun tekanjoz
I heshtur si morti
Deti edhe më tej
trazohej valë-valë
E pse çuditesh
Se një ditë do të flas historia
Kur heshtin varret
Gjymtyrët e lodhura
Në helmeta do shndërrohen
Dynjaja edhe më tej
Do të pësoi metamorfozë