E marte, 19.03.2024, 09:43 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Deri kur ''hambaj bronxi''!?

E shtune, 17.11.2012, 05:05 PM


DERI  KUR  SHQIPTARËT  “HAMBAJ  BRONXI”  !?..

Në 100 vjetorin e Pavarsisë…

Nga Fritz RADOVANI

U asht mbushë mendja top qeveritarëve tanë se Marksi kishte të drejtë kur i mendonte banorët e Arnautistanit të gjithë hambaj! Jo brè kështu, na me të vertetë që hambajt i kemi qeveritarë, po kemi edhe intelektualë, që ishin hambaj e sot janë “prof. dr. e akademikë”…

E kemi edhe prof. dr. që per pikpamjet e Tyne Europjano Perëndimore, per hir të Marksit, i kemi ba jo vetem hambaj, por edhe ua kemi nxi jeten edhe sternipave të Tyne, tue fillue prej ma të Madhit Gjergj Kastrioti e deri tek shirokasit, nipat e Atij At Anton Harapit apo Atij Lef Nosit, andej ka Elbasani, që kishte mbushë një shtëpi me libra të kultures Kombtare Perparimtare…

Isha ndalue tek furra e Dugajëve të Reja tue lexue një njoftim vdekje... Ndigjova zanin e Dedës, që punonte hamball, dhe ju drejtue Bixhit, i cili po shkonte në drejtim të spitalit me një arkivol të kuq në shpinë dhe mjaft i krrusun nga pesha...Bixh, a e bleve até? E gzofsh, se kenka i kuq dhe i bukur!!.. Bixhi foli dishka, po e qeshuna nuk më la me ndigjue pergjegjen e tij.

Ka kenë një kohë në Shkoder që qendra e humorit dhe e anekdotave ishte tek Dugajt’ e Reja ku rrinin hambajt në pritje per me krye ndonjë punë per qytetarët. Aty ishte Deda, Bixh trimi e ndonjë tjeter, që me humorin e tyne ishin ba të njohun në gjithë Shkodren.

Deda ishte ma i ploti nder ta. E sollen hamball në fabriken e mëndafshit, nder magazina. Një ditë tue dalë me pi një cigare tek lulishta para fabrikës, në korridor ishte i ulun galuc Deda dhe kishte kapë kryet me grushta. Iu afrova dhe e pyeta pse po rrinte ashtu. Ai më tregoi se kishte një dhimbje koke të fortë...Unë, tue qeshë, i thashë: “Dedë, a ti ndrrojmë krenat bashkë?”, Më shikoi dhe me buzë në gaz më tha: “Koka yte vazhdon me më dhimtë prap dhe as nuk më rregullon gja, po ku je me pasë me e ndrrue këte që kam me ndonjë kokë me biografi të mirë e me shpetue nga hamalleku...” Kështu kishte shkue pra puna e kokave tona me biografi të keqe!” Jo vetem nuk na duheshin gja né kokat tona, po as hambajve nuk u vlenin asnjë pare!

Aty nga viti 1990, tue ndigjue radion “Zëri i Amerikës”, po fliste Prof. Arshi Pipa, i cili po tregonte se demokracia në Shqipni nuk mund të mendohet pa u zhgulë pergjithmonë nga sheshi qendror i Tiranës shtatorja e diktatorit Enver Hoxha... As nuk dij me mendue sesi Prof. Pipa po fliste per një dishka që as nuk na shkonte nder mend, kur neper Shkoder nuk kishte pak ditë që ishin ba arrestime të disa djelmëve që kishin ba ma shumë revoltë sesa funeral kur kishin vorrue Djaloshin 17 vjeçar Pllumb Pllumbaj, i vramë në kufi tue dashtë me jetue i Lirë...

Duhet thanë e verteta se nga frika dhe vrasjet nder kufinjë na kishte hy tmerri per palc, aqsa nuk na shkonte në mend se Shqipnia do të ishte e Lirë nga komunizmi gjakatar, se ma fjala “Demokraci” ishte per né jo anderr, por dishka krejt larg mendjes sonë! Monumenti i Stalinit qendronte pa u tundë fare në Tiranë, Shkoder e ku nuk kishte vend Shqipnia që nuk ishin koleksionet e diktatorëve, tue ia fillue prej Leninit e deri tek do surreten që as nuk i shikonte kush me sy nder parqet tona. Data e 13 Dhjetorit 1990 solli rrëzimin e bustit diktatorit Enver Hoxha në Shkoder, perballë pallatit të Prefekturës, ku demostruesit edhe e urinuen para se ta hidhnin pertokë...edhe Stalini nuk ishte ma në Qytetin Martir ku dy diktaturat stalinjane e enveriane nderthureshin pothuej në çdo kulm shtëpije.

Kur në Tiranë mbas 20 Shkurtit 1991 nuk ishte ma shtatorja prej bronzi e diktatorit, më dukej e pabesueshme koha që po jetonim. U hoq Lenin, Stalini...Enveri dhe u ndryshuen edhe emnat nder kombinate e hidrocentrale, por edhe oficerët e sigurimit ku ishin ma “trimat” e plehat, tue fillue nga Shyqyri Qoku, hoqen etiketat e dyerëve me emnat e tyne nder apartamente.

Një popull nuk pritonte me bajtë bustet e shtatoret e bronxit e të betonit deri në Konispol!

Rinia Shqiptare nuk e kishte per turp me u quejtë “hambaj bronzi”, veç me hjekë syshë llomin 47 vjeçar që ishte në të gjitha qoshet e skutat e Shqipnisë. Askush nuk kerkonte të holla per “mundimin” e bajtjes...aq sa gjithë Shqipnia dukej sikur po vazhdonte “punen vullnetare” si dikur, ditë diele e ditë feste, e naten per shi e hanë, të gjithë e kishin per nder me u quejtë me këte emen të nderuem që një shekull ma parë na quejten “klasikët”: “Hambaj bronzi”!

Komunistët e “betuar” i tradhëtuen parimet e PPSh dhe u kthyen në origjinen e vet...

Instruktorët e komitetit PPSh së Shkodres, që i kishin vue zjarrin “Fesë” në 1967, filluen me iu afrue institucioneve fetare...ashtu si udhëheqësi i tyne anadollak Ramiz Alia, që një ditë u gjet në Arabi mes hoxhallarësh...Gati – gati mos me iu besue as syve! Miku i tij në Shkoder me emnin “prof. dr” Musa Kraja (sekretar i komitetit PPSh), tash në Tiranë tek Gazeta “Drita Islame”...vazhdon me titujt “Rektor i Akademisë të Tiranës”...e na njoftojnë sesi po shuhen tue ua fillue nga ma të mëdhajt “dijetarë revolucionarë të 1967-tës” të Shqipnisë “demokratike”.

Asht shumë shpejt me fillue me kerkue me vendosë edhe njëherë “Enver Hoxhen”...

Diskutojnë e sterdiskutojnë Gjergj Kastriotin...per me dalë tek Esad Pashë Toptani e prej tij tek Ahmet Zogu...diskutojnë At Gjergj Fishten do llomsihane “dr. prof.” me Puto e filorus, deri tek disa analfabetë, që i mbante Enver Hoxha nder universitetet e mejtepeve të Tiranës, vetem se njiheshin per tradhëtarë të Atdhetarëve Shqiptarë, tue fillue nga ma i “dijtuni i tyne”, që me paturpësi deklaron se Ahmet Zogu na paska sjellë para Enver Hoxhës “demokracinë dhe lirinë” nga Beogradi i Pashiqit apo i Titos...pak randsi ka...mjafton që “monumenti i tyne” duhet prap në Tiranen e Shqipnisë Europjane! Me siguri i kerkojnë edhe “vëllezërit e gjakut” të tyne!

Këte herë po kerkojnë me i ba edhe “maozoleum”...që mos të “ndryshken”!

“Hambajt’ e Bronxit” atë punë kanë!..

Hiq Envera e ven Ahmeta...

Hiq Ahmeta me kambë të lehta...

Rrnoftë Shqipnia!..E “mbush” kuleta!!!

100 vjet, veç “tungjatjeta”!



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora