Kulturë
Flet kritiku, shkrimtari, studjuesi, Behar Gjoka
E diele, 21.10.2012, 08:34 AM
Flet
kritiku letrar, shkrimtari, studjuesi, Behar Gjoka
Çmimet
për letërsinë i ndan një klan i caktuar
Çmimet
në letërsi janë pjesë e politikës
Po
sendërtohet një letërsi e realizmit
demokratik
Shkrimtarët
janë të përndjekur të mendimit ndryshe
Atë
që bën sporti, kultura, s’ka shans ta bëjë asnjë parti politke
Libri nuk është mall, lbri është simbol.
Nga Albert ZHOLI
Cilat janë problemet e letërsisë së sotme shqipe?
Letërsia e sotme është një nocion që thotë shumçka por njëkohësisht dhe fsheh shumëçka. Ajo gjendet në udhëkyqin e një bashkluftimi të asaj që kemi nga e djeshmja dhe të një perspektive që ka të bëjë tek e fundit edhe me atë çka do të ndodhë të nesërmen e ardhme. Ne fakt mendoj se letërsa e sotme ende nuk ka arritur që të shkëputet nga letërsia e djeshme kam parasysh këtu modelin e realizmit socialist i cili ishte më shumë se sa ideologji, ishte më shumë se sa orientim, më shumë se sa direktiv. Pra ajo ishte detyrë që shqiptarët do të duhej të viheshin në shërbesë të ideologjisë së kohës. Në këtë moment duke mos qenë serioz në lëvrimin e saj, sa vjen dhe po sendërtohet një letërsi e realizmit demokratik. Dmth është e dhimbshme, por e drejta morale nuk mund të reflektohet, balancohet, me shansin dhe gjasat e shijeve estetike. Unë jam i prirur të lexoj çdo libër, por jo çdo libër që ka një kopertinë që ka një kapak, mund të përçojë vlera. Kam parasysh shumëçka që hera herë është vlerësuar me çmime pikërisht nga kjo lloj letërsie. Jemi në një moment që kemi shumë botime, por pak tekste letrare, ka një situatë paradoksi (që unë e shoh) ku shumkush shkruan pambarimisht, pakkush ndalet për të gjetur vlera letrare. Unë nuk mendoj se ndryshimet sociale dhe politike, do të duhen të sjellin dhe mendime dhe sjellje të menjëhershme letrare. Jo!. Letërsia dhe arti nuk kanë këtë inerci, nuk kanë këtë devizë. Pra unë kam mendimin se letërsia e sotme ka tendecën e mosshkëputjes nga letërsia e djeshme. Letërsia ndodhet në një situatë që pakkush mer mundimin të ndaje vlerën nga jo vlera, sepse çdo shenjë, çdo dëshmi na mundëson komunikimin real gati të pamundur, sepse mungon një revistë letrare një gazetë e mirëfilltë letare apo kritike,. Na mungon një lidhje e dikurshme shktimtarësh (letrare) e cila mirë apo keq i lidhte interesat e krijuesve pavarsisht fushës , pavarsisë, apo llojit. Tani çdo gjë është një çorganizim i organizuar dhe në këtë çorganizmim të organizuar shyqyr që autorët përpiqen që ta mbajnë letërsinë gjallë. Ka dhe një problem tjetër….Botuesit shqiptar, kanë një mardhënie absurde me shkrimtarët saqë nuk e di deri ku do të shkojë kjo mardhënie. Pasi librin e paguan autori. Pra jemi në një situatë, ku libri gati gati po shndërrohet në mall. Libri nuk është mall. Libri është simbol. Eshtë pasqyrë e një kohe të caktuar, e një rrethane të caktuar, . Eshtë një mardhënie e cila e kapërcen kohën. I kapërcen këto lloj sinoresh të cilat në fund fare nuk ka se si të na krijojnë mundësinë të komunikojmë realisht. Letërsia shqipe tashmë gjendet tani diku në periferi, të mendjes së Institucioneve shqiptare, në periferi vëmendjes së lexuesit shqiptar, vëmendjes së botuesve shqiptarë. Eshtë tek e fundit në nderin e atyre që marin përsipër që kjo zonjë e rëndë (siç është letërsia), të mos lihet të largohet (të përzihet) nga jeta e përditshme sepse, nesër jeta do të jetë pak më e shëmtuar se sa sot.
Disa nga të metat e letërsisë së sotme mos ndoshta vijnë sepse mungon dhe një kritikë e mirëfilltë letrare?
Janë disa insitucione si Ministria e Arsimit, Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave, Universiteti i filologjisë etj…që kanë punuar në mënyrë institucionale që të mos ketë kritikë letrare. Nuk po them një gjë të re, se dhe këto institucione e dinë vetë këtë gjë, por problemi është se të ndodhur në situatën ku kritika e para viteve 1990 ishte kriitkë në formë heshte, shtize, asgjësuese ndaj letërisë, sot unë mendoj se kritka pavarsisht formave latente egziston në një mënyrë tjetër. Egziston se në çdo television egziston vitrina e librit, në mediat shqiptare ka qasje të ndryshme ndaj letërsisë, debate televizive, emisone për letërsinë, egziston sepse në të gjitha takimet e ndryshme dhe krejt rastësore ne themi se ky është një libër i mirë., lexohet, apo ky është një libër i keq që nuk lexohet. Por institucionet, kanë punuar në mënyrë institucionale, që ne të gjendmi tek ky moment që të mos ketë një lexim apo kritikë të specializuar por të mjaftohet me këto vitrina apo dikutime në këmbë. Nuk do të them që kritika e specializuar do të bëntë ndonjë gjë të madhe por do të merrej me atë që quhet vlerë jo e konfirmuar por vlerë me shanse, sepse kritika letare meret me letërsinë aktuale, me letërsinë që botohet në këtë moment, dhe në momentin që x personalitet merr përsiëpr të thotë që ky libër do të prezantohet nuk ka pse kjo të shërbejë si recetë për lexuesin, por që është një tregus formal që ky libër e ka një farë vlere. Emrat e kritikëve po rrallohen se egzistojmë (jemi) në një moment se jemi një shoqëri që mendojmë se i dimë të gjitha. Nuk egziston sensi kritik, nuk egziston sensi vetkorigjues, nuk egziston, ajo, të mënduarit kritik jo e të shkruarit. Pra ka shumë gjëra të debatueshme. Ka shumë momente që do të duhet që institucionet të politikbërjes arsimore, kulturore, të japin sadpopak kontributin e tyre ligjor që kjo punë të marrë udhë. Minsitria e Kulturës ka zënë si object atë të Lidhjes së Shkrimtarëve. Çmund të theni më tepër se sa i përkrah ky institucion shkrimtarët apo kritikën letrare?
Sot ka shumë përkthime të autorëve ta huaj dhe kjo është diçka e mirë. Po cilësia e këtyre përkthimeve si është?
Uria e shqiparrëve për kulturën e huaj perëndimore, ngadoqë të vij është e spjegueshme. Kemi qenë të mbyllur dhe në momentin e hapjes filluam të ushqehemi me shumëçka. Cfarë ndodh ? Le të themi se përkthimi ndodhet pak më ndryshe nga pjesa që folëm pak më para por dhe ajo ndodhet në një nivel jot ë lakmueshëm. Porn ë fund faee letërsia ka nevojë për pëkthime. Por duke qenë se ka nevojë herë herë gjnedn dhe përktime të mira, porn ë shumicën e herëve, ka përktime shkel e shko. Porn ë fakt është dhe një punë e pa paguar. E pamatshme. Dhe për këtë arsye çfarë ndodh. Tjetri sa ka filluar të mësojë dhe të shkruaj anglisht i kërkohet të përkthejë nga anglishtja apo një gjuhë tjetër, Natyrisht çmimi që vleërsohet në këtë rast përkthyesi është për tu vënë ën dyshim. Por kryesorja është se nuk kemi një shkollë të përkthimit. Nuk kemi një shkollë reale. Pse? Sepse në shkollë tendenca është që të mësohet (ajo që pretendohet të mësohet) ajo çka mendojnë pedagogët, profesorët, dekanët..Në fakt… Kryesorja është të mësosh metodën e përkthimit, sepse përkthimi është një process zinxhir, është një përgjegjësi dhe duke mos pasur një shkollë të mirëfilltë të kritikës së përkthimeve ne gjendemi në situate të tilla që dhe pse emri i një libri mund të ketë shumë i madh për përkthimin të zë lemeria. Dhe për të detyrohesh të blesh këtë libër që të duhet në disa variante. Problemi tjetër është se sot kemi shumë botues që duhet të kenë kujdes që të mos bëjnë përkthme që nuk kanë pikën e vlerës sepse kjo do bëjë që do të lexojmë Shekspirin por të mos flasim dot me Shekspirin.
Po
për përktimet e autorëve shqiptarë në gjuhë të huaja ku qëndron problemi?
Diktatura ka bërë shumë mbrapshti por ka pasur një strukturë të përkthimeve të letërsisë shqiptare. Në këto momente janë disa mbetje të asaj kohe që vazhdojnë të marin përsiëpr përkthime të autorëve tanë . Jam i mendimit që shteti duhet të marrë përsipër përkthimet. Shtetit duhet të hartojë politika kulturore që të ruaj komunikimin e gjuhës shqipe me gjuhët e tjera. Nuk mund të realizohet ndryshe por vetëm duke rritur gamën e studiusve albanologë, duke zgjeruar rrethin e atyre që e duan kulturën shqipe duke ju sugjeruar jo shijen zyrtare (atyre që kanë kontakt), por duke ju sygjeruar vlerat letrare të mirëfillta që ata të mësojnë vlerat e vërteta që ka letërsia shqiptare sot. Po përmend një fakt që është për tu evidentuar Ministria e Kulturës e Maqedonisë përveç gjuhës Maqedonase ka një fond që mbëhstet botime dhe përkthime në gjuhën shqipe, Minsitria jonë nuk është në mardhënie reale me kulturën, qoftë për botimet letrare qoftë për përkthimet.Kjo Minsitri është porta e mbyllur me krijuesit dhe kjo bën që ne të rrudhemi para botës për shkak të përkthimeve të pakta që bëjmë, të emrave të paktë që përkthejmë , të klanizimit të kësaj skeme, të shanseve jo të barabarta. Në fakt është ekonomi tregu, por ajo që na bën të evidentohemi në botë është kultura, albanologjia, libri, egzistenca e memorjes shpirtërore të këtij kombi. Politika në këtë drejtim të letërisë lëviz shumë avash, ose mund të them në vend numëro. Por ajo duhet ta ketë parasysh se atë që bën sporti, kultura, s’ka shans ta bëjë asnjë parti politke, asnjë politikan. Këta janë ata dy ambasadorë që e lartësojnë imazhin e Shqipërisë kudo në botë më mirë se çdo politikë. Vlerat shpirtëore nuk janë makjazhe si mund të jetë politika, ku kjo politikë përbetohet për kulturën, por ata bëjnë pak për të. Por shkrimtari shqiptar, s’ka një godinë, s’ka një status real, por ata janë pjesa më e harruar e shoqërisë. Shkrimtarët janë të përndjekur të mendimit ndryshe. Nuk ka shkrimtarë që të jetë dakort me politkën e një qeverie sepse në atë moment i nuk mund të përçojë zërin e së vërtetës tek lexuesi.
Bëhen shpesh herë konkurse për letërsinë. As dihet kur shpallet konkursi, as dihet kush dhe si fiton. Të njëjtat fytyra në disa juri…
Ka
disa kohë që përdor një term, “letërsia e çmimeve”. Ka gati 7-8 vjet që është krijuar
një paradoks që në çdo vit janë ndarë në
mënyrë të çregullt, nga 10 çmime letrare.
Eshtë pak e vështirë që një letërsi si e jona të mbajë mbi kurriz 10 çmime letrare. Duhen të reduktura pasi prurjet nuk janë të tilla që të formulojnë
vlera që të justifikohen këto çmime. E
dyta, dihet që në këtë periudhë çmimet kanë qenë pjesë e politikës. Emrat janë të
njohur të dtitur, kanë qenë pjesë e qverisjes, pjesë e Ministrisë së Kulturës,
kanë qenë deputet, kanë qenë ushtar të partisë të kësaj qeverie apo asaj të mëparshme. Eshtë krijuar
një mardhënie absurde. Duket sikur cmimet janë prodhimtari e Filologjikut dhe
profesorë apo doktorë meritojnë çmime. Duket sikur ata kanë marrë hipotekën e
letërisë. Në fakt ky është mediokriteti më i madh sepse letërsia nuk ka hipotekë. Hipoteka e letërsisë është në tekstet që shkruajmë
. Jam rrekur të kërkoj se ku
gjenden këto vlera kaq të çmuara lartësisht
dhe me thën të drejtën e pamundur që unë
të kem shkuar më shumë se faqja tre e librit të tyre. Po flas me shijen
time që deri diku është dëshmuar me 16 libra.
Por letërsia e çmimeve po bëhet një pengesë serioze për të parë vlera të tjera
të cilat nuk janë thjesht tek çmimet sepse ka
shkrimtarë që nuk jetojnë në Tiranë por kane libra, teskste të shkëlqyera.
Letërsia shqipe nuk është një nocion që mbyllet me çka ndodh në Tiranë, pasi
letërsia shqipe zhvillohet edhe në Prishtinë,
Shkup, diasporë. Tek arbëreshët. Sistemi i programimit të Minsitrisë së Kulturës
për çmimet, mënyra e formimit të jurisë ka bërë që të të zerë lemeria të marrësh
pjesë në një konkurs letërsie. Ky nuk është konkurs për krijuesit, për letarët,
por thjesh një konkurs mes disa teksteve që duhet të hyujnë në bibliotekën kombëtare.
Konkurs letërsie është kur autori shkon
në Ministri, dorëzon librin, është i gatshëm të marrë pjesë, merr informacionin
e duhur, njihet me kushtet, jurinë. Realisht nuk egziston diçka e tillë, pasi
ky konkurs është një përzgjedhje klanore
e një grupi të caktuar që ndan dekorata, jo si “Hero i Punës socialiste” por dekorata që x shkrimtar është më i miri,
një shkrimtar që është pjesë e asaj partie ose ka çmime që ndahen ca të PS ca të
PD.