E premte, 26.04.2024, 10:36 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Avni Klinaku: Fundi i sovranitetit

E marte, 11.09.2012, 06:50 PM


DEKLARATË PUBLIKE

DHËNIA E MINIERAVE ME KONCESION – FUNDI I SOVRANITETIT

Nga Avni Klinaku - avniklinaku@levizjaperbashkim.com

Në ditët e ardhshme Qeveria e Kosovës pritet të marr vendimin për ndërtimin e kapaciteteve gjigante energjetike në Kosovë. Sipas planeve të qeverisë së tanishme si dhe të qeverisë së kaluar, ky do të ishte vendimi më i rëndësishëm ekonomik e politik i Kosovës në dekadën e fundit.

Që nga hapja e këtij debati, ekspertë të ndryshëm të Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre për mënyrën dhe drejtimin që po merr kjo çështje si nga qeveria e kaluar (tani opozitë), ashtu edhe qeveria e tanishme.

Po për këtë arsye, në lokalet e Hotelit “Grand” një grup i ekspertëve të energjetikës mbajtën një tryezë në të cilën shprehen kundërshtimin e tyre me qeverinë dhe opozitën në lidhje me Termocentralin “C” apo “Kosova e Re”. Ekspertët deklaruan se Kosovës nuk i duhet një termocentral 2100 MW dhe gjithashtu shprehen kundërshtinë e tyre për dhënia e minierës së Sibofcit me koncesion për 40 vjet. Kjo nuk do të ishte në interesin e Kosovës dhe popullit të saj madje do të kishte pasoja të rënda për ekonominë e Kosovës në përgjithësi dhe do të reflektohej edhe në gjeneratat e ardhshme të Kosovës. Ata vlerësuan se Kosova i duhet vetëm edhe një central prej 200, 300 apo 500 MW dhe Kosova i ka mundësitë e realizimit të tij.

Lëvizja për Bashkim e mbështetë pa rezerva qëndrimin e ekspertëve të ndryshëm të shprehur në lidhje me këtë çështje dhe bashkohet me shqetësimet e tyre.

Lëvizja për Bashkim deklaron se dhënia e minierës së Sibofcit me koncesion për dyzet vjet dhe shfrytëzimi i saj me kapacitet prej 2100 MW do të thotë praktikisht falje e pasurisë kombëtare nga ana e Qeverisë së Kosovë dhe shkatërrim i papërgjegjshëm i kësaj pasurie. Ky veprim do ta godas rënd dhe drejtpërdrejt sistemin energjetik të Kosovës, ndërsa anasjelltas do t’i japë grushte të rënda industrisë dhe bujqësisë edhe ashtu të pazhvilluara të Kosovës.

Me këtë veprim, duke u goditur për vdekje ekonomia e Kosovës, i jepet edhe grushti përfundimtar sovranitetit të Kosovës.

Lëvizja për Bashkim thërret qytetarët e Kosovës pa dallime politike e partiake që ta kenë vëmendjen e përqendruar rreth kësaj çështjeje dhe të përpiqen të gjejnë forma për ta penguar shpërdorimin e pasurisë kombëtare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora