Kulturë
Fjalimi i Gilbert Gardes në konferencën e Mathieu Arefit në Lion
E shtune, 23.06.2012, 04:11 PM
Mathieu
Aref ose
Memoria shqiptare e rikthyer
Fjalim përshëndetës
mbajtur me rastin e konferencës shkencore të Mathieu
Arefit mbi temën
Pellazgët dhe Greqia e lashtë
Nga Gilbert Gardes*
Përkthyer
në shqip nga Edita KUKI
Université René Cassin Lyon 47 avenue Serge Berthet
Zonja dhe Zotërinjë,
Jemi të lumtur
të ju mikpresim që të ndëgjojmë Mathieu Arefin, i ardhur posaçërisht nga Parisi
që të ndajë me ne njohuri të reja, të vlerësuara tronditëse nga disa, mbi
origjinën e Shqiptarëve dhe gjuhës së tyre. Faleminderit të gjithëve që keni bërë
mundin të vini, në këtë diele ditë pushimi. Nderi më është dhënë t’ju prezentoj
këtë hulumtues të pavarur në një tekstë të shkurtër që kam titulluar :
Mathieu
Aref ose Memoria shqiptare e rikthyer
Personaliteti
intelektual i Mathieu Arefit nuk është unik
por shumë i rallë ndër njerëzit.
Shqiptar
nga Mati nga i vinin prindërit, Ai ka lindur në Egjiptë në 1938 dhe mbiemri i
tij Aref shpjegohet në anë të një gabimi i një skribti egjiptian, në fakt
mbiemri i tij është Canameti.
Përfundon
studimët e tij në Egjiptë në shkollat franceze ndër të cilat Misioni Laik
Francezë , i cili është nën patronatin e Akademisë së Lionit (Lyon), më pas ai
ka diplomuar në arkitekturë.
Është pra:
- Një shqiptar
egjiptian i rritur në kosmosin francezë, i martuar në Francë ku kanë lindur 4 fëmijët
e tij, vend ku më në fund merrë nënshtetësinë franceze në vitin 1975. Çfar ngre
ne kulm karrieren e tij eshte teza te doktoraturës qe mbrojti me janar 2012.
Është pra:
- Një kosmopolitë,
një qytetar i botës, i cili fletë natyrisht gjuhën shqipe, arabishtën por edhe
italishtën dhe anglishtën, i cili do të na ligjëron sot për Pellazgët misterioz
.
Na ka bërë
nderin të shkruajë librat e tij në mënyrë teë natyrshme në gjuhën frenge, gjuhë
që nuk themi mjaft se sa është një fanar
ndriçues botërorë mbi horizontin e demokracisë.
Ashtu
Mathieu Aref, me profilin e tij ideal, është zotuar me misionin shkencor që të rindërtoje
një memorie, memoria e një kombi të tërë përmes gjuhës së tij. Të risjellë origjinat
e tyre, aq të lashta sa humbën në ditët e para të njerëzimit, të risjellë gjuhës
dhe qytetërimit një paraardhje mbi shumicën e gjuhëve evropiane, vazhdon të na
befasojë.
Prandaj
nuk është e çuditshme, që mbas më se 150 vite, Ai rimerr në dorë pështarin
fisnik të Rilindjës Shqiptare e cila arriti kulmin e saj me lidhjën e Prizrenit
në vitët 1870, në të cilën ishte pjesëmarrës edhe babëgjyshi i tij. Vëllëzërit
Frashëri, historianë, gjuhëtarë, poliglotë, poetë dhe revolucionarë janë simbolët
e saj. Qëllimi i tyre ishte atëherë të risjellnin dhe ti kundërvihnin me
memorien shqiptare armiqëve grek, turk e serb dhe injorancës perëndimore. Ashtu
lindi një traditë intelektuale dhe pyetje të reja.
Çështja e
origjinës së Shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre shtrohet sot me më shumë nxitim
se kurrë më parë. Është shëndruar në një kërkim, po aq obseduesë sa ishte ai i
Graalit të Percëvalit.
Robert d’Angély,
i vdekur në vitin 1966, vepra e të cilit
e quajtur: “Enigma e zgjidhur, Lashtësia e gjuhës dhe Kombit shqipëtar” është botuar vetëm në vitin
1992, përfaqësonte një gjeneratë të parë të avant-gardës së pavarur. Ai, një jetë
të tërë u mundua përkundër stuhive të dëshmojë se gjuha shqipe ka zanafillën e
saj nga Pellazgjishtja, përmes gjuhës Ilire, dhe që, siç e shkruan Mathieu
Arefi « Gjuha shqipe është një fossilë i gjallë i Pellazgjishtës së lashtë ».
Sot,
Mathieu Arefi, i mbrojtur si Yllisi nga perendesha Athena në këtë rrugëtim të gjatë,
përfaqëson gjeneratën e re, gjeneratë e pasur me hipoteza të reja të hulumtuara
ndër shkencat e reja. Mbasi të ketë filluar ti përpunoj studimët mbi këto çështje
në vitin 1996, Ai ka publikuar dy libra themelore : në 2003 , Shqipëria apo
odiseja e pabesueshme e një populli parahelenik
dhe në 2004 , Greqi, (Mikenianët=Pellazgët), ose zgjidhja e një enigme.
Do të kemi
pas pak çaste kënaqësinë të ndëgjojmë Mathieu Aref të zhvilloj temën në konferencën
e tij të quajtur « Pélazgët dhe Greqia e lashtë ».
***
Më parë,
do dëshiroja të nënvizoj ca ide të cilat tregojnë sa janë të pasura dhe domethënëse
punimët shkencore të tij.
Nuk bëhet
hulumtues në historinë e gjuhëve kush të doje. Duhet njohur gjuhë të shumta, ti
shkruash nëse jo edhe ti flasësh. Gjë që vlen për gjuhët mesdhetare, të gjalla
dhe të vdekura, nga Danubi në Afrikë veriore, nga Italia në Turqi e gjerë aty
ku lind India. Që të gjitha janë të lidhura, pak a shumë, me çështjën që na
intereson.
Duhet
gjithashtu qenë mirënjohës Mathieu Arefit për meritën që të mos jetë mjaftuar
me të vetmën linguistik, të ketë shqyrtuar me durim njohuritë nga Arkeologjia,
nga fonetika historike, nga etnologjia
krahasuese, Antropologjia dhe lamitë shkencore të shumta tjera.
Duhet
gjihtashtu falenderuar Mathieu Arefit që ka, siç edhe duhet, hulumtuar njohuritë
egzistuese me integritet të lartë shkencor, i liruar nga anshmëria dhe pa shtrembërime përkundër asaj që na kanë dhënë
shembullin « shkenctarëve » serb, viktima të një nacionalizmi ekzagjerues.
Ndërmarrja
e tij është pra Herkuleziane ose, më mirë e shprehur, e ngjashme me zjarrin e
Prometeut. Mbasi, nëse nuk sjellë shqiptarëve zjarrin, Ai u jep zjarrin që të retaurojnë
memoriën e tyre, pra të ekzistojnë në faqen e botës, të krenohen me paraardhës
të pakapshëm që janë gjithkund por të dukshëm askund njëherazi. Të lashtët i përshkruajnë
Pellazgët si barinjë të veshur me të bardhë, “Të një ndershmërie naive dhe të veshur
me pambukë të bardhë” do të shprehej Victor Hugo, sikur veshja e bardhë në pyetje
mos të ishte prej leshi!
Kjo nevojë
jetike e Shqiptarëve për të njohur origjinën e tyre, shkencërisht, mos vallë të
jetë ëndërra e një Kombi të harruar, të injoruar, të qortuar, të masakruar,
viktimë e padrejtësive të cilat nuk shfaqen zhurshëm por durohen heshturazi?
Më parë e
përçmuar, gjuha shqipe merrë sot një epërsi të re, jo vetëm mbi gjuhën greke
apo serbe, por edhe mbi disa klasifikimësh që prekin edhe gjuhën franceze siç është
ajo e ekzistencës së gjuhëve indo-evropiane.
Librat e
Mathieu Arefit na ftojnë në një refleksion mbi kohën dhe përbëjnë një Odise
linguistike, gramatikale që kthejnë njeriun në poezi apo ëndërime.
Shkenca
vjetërsohet, poezia mbetët.
www.gilbert-gardes.fr
_____
* Historian
i artit, ish-sekretar i Përgjithshëm Qendrës Kërkimore Kombëtare Shkencore (françeze),
Drejtor i Kulturës së Shoqërisë Bashkimi Shqiptar