E enjte, 23.09.2021, 07:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Muqaku: N' Nekofcin e Drenasit

E diele, 15.04.2012, 12:58 PM


Xhevat Muqaku

 

N' Nekofcin e Drenasit

 

N' pikturën e Habibit

takova brushën e Augustinit

tingullin e fyellit të Danit

këngën e daltës së Malit

 

N' peisazhin e Augustinit

notova Drinin e Danit

u çmalla me nënën Terezë të Malit

shijova botën e lumtur të Habibit

 

N' krahët e zogjëve të Danit

fluturova drejt Habibit

imagjinova folenë e Malit

lexova ngjyrat e Augustinit

 

N' skulpturën e Malit

mori n'grykë Gonxhja

Habibin, Augustinin, Danin,

më të mbramin mua.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora