| E diele, 15.04.2012, 12:58 PM |
Xhevat
Muqaku
N'
Nekofcin e Drenasit
N' pikturën
e Habibit
takova
brushën e Augustinit
tingullin
e fyellit të Danit
këngën e
daltës së Malit
N'
peisazhin e Augustinit
notova
Drinin e Danit
u çmalla
me nënën Terezë të Malit
shijova
botën e lumtur të Habibit
N' krahët
e zogjëve të Danit
fluturova
drejt Habibit
imagjinova
folenë e Malit
lexova
ngjyrat e Augustinit
N'
skulpturën e Malit
mori
n'grykë Gonxhja
Habibin,
Augustinin, Danin,
më të mbramin
mua.