Mendime
Xhevat Rexhaj: Kishat - xhamijat - pushtuesit - shqiptarët
E diele, 15.04.2012, 07:18 PM
KISHAT- XHAMIJAT-
PUSHTUESIT – SHQIPTARËT
Nga
Xhevat Rexhaj
Të merresh
me historinë vërtet është sikur njeriu të thotë: “ Paj u çmenda dhe po shkruaj
edhe une, pasi që ata që duhet ta bëjnë kete nuk po duan dhe nuk po kanë përfitime
materiale?”.
Vërtet
jeta e njeriut në momente të caktuara detyron që të merresh edhe me tema të cilat
as nuk janë në domenin e njohurive, por as nuk janë në rendin e duhur, duke mos
pasur njohuri të mjaftuara për atë temë apo qështje për të cilën mëton të thuash
apo të shkruash diç. Po pasi që jetohet në kohen e ndryshimeve të mëdha që ndodhinë
në përditshmërin tonë, që ndodhin në botë dhe edhe në botën tonë shqiptare,
athere është e udhës që njeriu edhe i thjeshtë të i jap vetes të drejtë që të trajtoi
temen apo qështjen që i duket se meriton të jetë në fokus të opinionit tonë.
Ne shqiptarët,
e dijmë të gjithë fatmirësishtë nga historia e jonë e bujshme , se ishim nji ndër
popujtë e parë dhe me civlizim të hershem në token e Evropës. Nga historia e
njohur botërishtë është e ditur se ky popull, pra populli shqipëtarë ka
gjenezen e lashtë, dhe sipas dëshmive të
fundit të historianit tonë të njohur Jusuf Buxhovi dokumentohet se ne jemi
pasardhës të pellazgëve të vjeter, që do të thotë edhe para helenve, apo
ndoshta ne ishim ata që krijuam edhe historinë me të cilën sot mburren kaq shumë
grekët. Ne ishim edhe Ilirë, ne ishim edhe perandori me shekuj edhe para
Krishtit,ne ishim me territorë të madh në Siujdhesen Ballkanike, pra thjeshtë ne
ishim këtu ku jemi, por tani më të coptuar në shumë shtete të paqena dikur,
edhe pse ishim të parët dhe të medhenjët dikur. Po athua pse na ndodhi që ne të
tkurremi aq shumë, të humbim aq shumë dhe të mbesim gati të fundit në Evropë që
krijuam shtetin tonë me 1912, dhe këte tjetrin Dardanë me 1992 e që u
formaliozua me ndihmen amerikane dhe demokracive evropiane me 2008?
Se
historia, jo vetem e jona, që mos të jemi subjektiv, tregon se ishim ata që ishim
dhe jemi pasardhës të civilizimit të Evropës, mundet të jetë edhe e pamëshirshme
sidomos me disa popuj që dikur ishin vërtet të zotët, ne duhet gjetë fajet edhe
te vetë mangësit tona që na përcollen me shekuj të terë e sidomos në shekujtë kobzi
dhe fatkeq nëne sundimin e egër osman, ku siç dihet mirëfilli ne shqiptarëve na
solli dëme të pariparueshme në trungun dhe ecjen tonë.
Po ku
ishim ne shqiptarët para ardhjesë fatkeqe të sulltanëve anadollakë në trojet
tona?Shqiptarët aso kohe ishin të shperndarë në shumë principata, në shumë territore
dhe mbullonin gati gjysmën e ballkanit, shqiptarët aso kohe sipas historianëve
ishin edhe mirë të organizuar dhe të vyer në mbajtjen gjallë të identitetit të tyre,
kishin përfaqsues edhe deri në Romë në shekujt e kohës së Krishtit dhe pas
Krishtit, trojet tona ishin me qytete të vjetra, me civilizim të asaj kohe që ishte
për lakmi, ishte popull me rrenjë të forta të futura në trollin, pra tokën
arbnore. Gjithë ata shekuj rol të veqant luante edhe feja, pasi që ishte edhe e
shtrirë në gjithë Evropën e asaj kohe krishterizmi, ishte krishterimi ai që edhe
ndikonte ne zhvillimin dhe evoluimin pozitiv të kombeve të ndryshme që përparonin
me shpejtësi si në arsim, kulturë dhe sfera të tjara jetësore duke pasuruar
historitë e atyre kombeve ku bënim pjesë edhe ne shqiptarët. Ata shekuj të caktuar
ne shqiptarët ishim njerëz të besimit të krishterë, pra atij orthodox por edhe atij katolik romak,
dhe kjo ska se pse të fshehet e as të mohohet ngase nuk guxojmë ta bëjmë një gjë
të tillë, se përndryshe e dredhojmë dhe e shtrembërojmë historinë dhe pasurinë tonë
kombtare. Kur kihet e gjithë kjo parasysh athere lehtë vijmë në përfundim dhe
nxjerrim fakte të mëdha se ata shekuj ishin shekuj kur në trojet e Arbrit,
Dardanisë, Ilirides e viseve tjera të banuara me shqiptarë u ndërtuan edhe
kisha të shumta, koha dhe rrethanat ishin të tilla dhe shqipatrët si popull
evropian ishte normale që ishte pjesë e këtij realiteti. Pa asnji mëdyshje të gjitha
kishat e vjetra të Dardanisë së sotme duke filluar nga ajo e Deqanit ( në vitet
1305) dhe e Pejes ( 1300)ishin kisha të ndërtuara nga shqiptarët, ishin objekte
fetare shqiptare, që dikur më vonë me ardhjen e turqve ato shëndrrohen në kisha
kinse serbe. Sikur hstoria dhe historianët
tanë të ishin më tër nagazhuar, më të arsimuar dhe më të vendosur sigurishtë se
edhe sot e kësaj dite do të gjenin fakte dhe dokumente të shumta që do e përligjnin
dhe do e tregonin të vërteten për to, por mjerishtë ne ende edhe sot e kësaj
dite kemi, apo thënë më mirë skemi, historian të tillë, po një Jusuf Buxhovi i
cili më shumë punon she shkruan sesa e tërë një akademi apo Institutë Historie,
mjerim dhe fatalitet për nji shtet dhe shoqëri që mëtonë të jetë me vlera të sotme
evropiane. Po të ndalemi përseri të kishat me të cilata sot e gjithë diten
Serbia na nxjerr telashe, na krijon rrethana dhe situata të pakapërcyeshme duke
luajtur lojën e fëlliqur se këto kisha janë histori e tyre, janë pasuri e tyre
dhe duhet të mbesin pasuri e Serbisë? Ky është më shumë se absurditet dhe është
më shumë se fatalitet për ne shqiptarët dhe për shtetin tonë Kosovën, ngase
gjithnji edhe në të ardhmën ne do të kemi probleme më këtë tretman që Serbia iu
bënë kishave të Kosovës, pra kishat e Kosovës
nuk ishin dhe nuk do jenë kurrë të Serbisë. por duhet dhe do jenë kisha
të Kosovës, pra pasuri e patundshme dhe pasuri kombtare e shtetërore e jona
ngase ishin dhe janë në territorin tonë, janë në trungun tonë dhe se janë edhe
tonat, janë për njerëz të besimit orthodox, e kjo kurrë nuk guxon të kuptohet
se janë vetëm të serbëve të besimit orthodox. Në shekulline XIV kur Turqia
pushtoi terë tokat tona, sigurishtë se filloi edhe ndryshimi i konfiguarcionit
dhe i qështjesë së kishave shqiptare të besimit katolik dhe atij orthodox,
besiohet se me futjen e islamizmit osman, anadollaket e sullatnit ishin të predisponuar
që të nderronin çdo gjë kur bëhej fjalë për “ Arrnautet”, ata qëllim kryesor
dhe parësor e kanë patur që shqiptarëve tua mohojnë të gjitha të drejtat, tua
shkëpusin rrënjet e së kaluarës dhe tua impononin fenë dhe traditat anadollake,
me këtë në anën tjeter turqit iu dhanë të gjitha të drejtat shkieve, maqedonëve
dhe grekëve e malazezëve, atyre as ua ndërrojke fenë as as nuk u ndertojke
xhamija, atyre ua lejonte shkollat e deri te univerziteti, ndersa shqiptarëv u
ndërtonte Hamame dhe Mejtepe për të mësuar
faljet dhe islamin… shkurt për të degjenerue dhe largue nga identiteti kombëtarë
gjithë shqiptarinë. Në këte qështje turqit sipas historisë së shkruar dhe
treguar brez pas brezi, ishin tepër gjenocidial kunder shqiptarëve, ata që nuk
pranonin të ndërronin gjithçka në favor të turqve u preheshin kokat, u vareshin
familjet, u merreshin të gjitha të mirat shtepiake e deri te perndjekja larg
trojeve stergjyshore, ndersa në anën tjeter serbëve ua lejonte të gjitha ose
edhe i shtynte të vrisnin shqiptarë dhe tu merrnin tokat e shqiptarëve. Me ardhjen e turqve ndodhi edhe
shëndërrimi i kishave tona në ato serbe, dhe këtu thjeshtë lind pyetja, por si është
e mundur që në ato kohë Turqia me besim islam u lejonte serbëve përdorimin e
kishave dhe lejimin e lirë të mbajtjesë së fesë së krishterë? Përgjigja mundë të jetë vërtet e lehtë; po
Turqia lejonte të gjitha që kërkonin serbet “ qafira” ngase i donte serbet, i
ledhatonte dhe i shpërblente ata, ndersa vriste dhe nuk lejonte asgjë shqiptare,
mbyllte kishat tjera shqiptare dhe kleriket i vriste, i ngulte nepër hunjë shqiptarët
e fortë dhe patriota, serbëve u lejonte Kishen e Deqanit atë të Pejes dhe shumë
të tjera duke ua marrë shqiptarëve, serbet nuk i luftonte por i lejonte të ndertonin,
të përparonin dhe të jetonin si më së miri, ndersa gjithë çka ishte shqiptare e
përdhosi me shekuj e zhduku kudo mundi edhe atë pak trashëgimi që kishim, nuk
investoi asgjë në të mirë të shqiptarëve por ua mori dhe i eksportoi me shekuj
të mirat dhe taksat e shqiptarëve për Turqi thjeshtë me shekuj shkatërroi gati
bërthamen tonë kombtare.
Po ne si
sillemi sot karshi kishave dhe xhamijave?
Mjerishtë
që pas lufte përseri ka filluar të duket nji deformitet i madh në trungun dhe
mendjen shqiptare, ne sot nuk kemi forcë që haptazi dhe me plotë gojën të themi
se kishat e besimit orthodox në Kosovë janë prona të Kosovës, me këte mendohet
pronë e popullit të Kosovës, e të gjitha etnive pra edhe e ne shqiptarëve. Ne
shqiptarët nuk duhet të ngurrojmë të vizitojmë këto objekte, ngase largimi apo
alergjia “ patriotike” e budallakavtë ndaj kishave tona qonë uji në mullirin e
armikut tonë Serbisë, ne duhet edhe të shkojmë në mesha ( mendoi së pari për
besimtarët tanë të besimit orthodox por pse jo edhe të të gjithë shqiptarëve) që
të shofin edhe vet se këto kisha ishin të ndertuara nga shqiptarët, dhe të ruajtura
në kohë të ndryshme po nga shqiptarët, e që dokumnetohet edhe me fakte dhe
fotografi të ndryshme.
Shqiptarët
me plisa të bardhë por që sigurisht më vonë serbët ua kanë ndërrue emrat e
tyre, foto e vitit 1885.
“ Se është
e njohur, në serbizimin e shqiptarëve ortodoks, katolik e mysliman dhe të vllehve
edhe me dhunë, dallohej në veçanti veprimi i “Patrarkanës së Pejës”, që si e
privilegjuar nga turqit u themelua më 1557 nga Makario Sekulloviqi (vëllai i
Vezirit të Madh, Mehmet Pash Sokullua –“acemi oglan”), me lejen e Sulltan
Sulejmanit, në të njëjtën kohë kur ky Sulltan shkatërroi Butrintin dhe qytetet
tjera shqiptare bregdetare etj. Nën veprimin e këtillë të konvertimit dhe të asimilimit
të detyrueshëm të shqiptarëve ortodoks e katolik në serb, erdhi deri të serbizimi
i vllehve (ilirëve krishterë të romanizuar) dhe të pjesëtarëve të fiseve më të njohura
shqiptare, si Hoti, Kelmendi, Gruda, Kastrati, Kuqi, Palabardhi, Vasojeviqi,
Piperi, Shoshi, Shala, Gashi etj.. Për këtë na dëshmon edhe vetë historia e
malazezëve, që thotë se nga tri vëllazëri shqiptare rrjedhin këto tri fise: Krasniqët
nga Krasa, Vasojeviqët nga Vasa dhe Piperët nga Pipo, si dhe Bellopçavljiqët
nga Bjelli Pavlje, alias Palbardhi i Lekë Dukagjinit, etj. Po këtë veprim të konvertimit
të dhunshëm edhe të shqiptarëve mysliman në fenë ortodokse dhe serbizimin e
tyre e vazhdoi “Patriarkana e Pejes” edhe gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës
së Parë Botërore, me qëllim që duke i konvertuar shqiptarët në serbë, të ndryshojnë
strukturën kombëtare të popullsisë së Kosovës dhe të trevave tjera shqiptare për
të krijuar një Serbi të Madhe, të banuar vetëm nga serbët. Për çudi, po kjo
platformë serbomadhe ishte dhe mbeti strategji e tyre edhe në fillim të mileniumit
të tretë. “Tucoviqi vërteton se edhe vetë Karagjorgje ishte me prejardhje
shqiptare nga fisi Hoti, që është mjaftë bindëse kur dihet fare mirë se
Vasojeviqët, bashkë me fiset fqinje shqiptare Hoti dhe Krasniqi kanë të njëjtin
paraardhës” “ citat nga shkrimi i Prof. Dr. N. Bashotes.
Pra siq e
cekin njerëzit tanë të dijes dhe shkencës kuptohet kjartë se turqit lejuan
serbet që të çkombtarizojnë shqiptarinë me lloj lloj metodash fashizoide dhe
gjenocidiale.
Vërtet
serbët kurrë nuk do të dëshirojnë që edhe shqiptarët të vizitojnë dhe ti
trajtojnë kishat orthodoxe si pasuri të tyre shtetërore, pra pasuri kulturore
kosovare, por ata dëshirojnë që ne shqiptarët të rrijmë sa më larg këtyre
objekteve duke i konsideruar si të huaja dhe serbët të ken¨gjithmonë primatin
mbi to, mirëpo me kohen¨e përshtatshme edhe ne do të ndërrojmë qëndrimin dhe do
i përqafojmë këto objekte të nji rëndësie të veqant për trashëgimin tonë dhe
hiostorinë tonë, pse jo të ketë edhe vizitorë nga bota në këto objekte dhe me
kohë të përpilohen edhe broshura dhe dokumente me të gjturat dhe faktimet rreth
të së kaluarës së këtyre munumenteve. Ne
nuk guxojmë që të imunizohemi me ndjenjat e të themi se pasi që janë kisha të orthodoxeve
serbe athere sna interesojnë apo nuk i duam, ngase do gabojmë shumë dhe do jemi
dëmtues të historisë sonë, te e fundit ishin në trojet tona qysh pa ardhur
pushtuesi turk dhe kuptohet se ne i ndërtuam dhe i mbajtem gjallë e në këmbë edhe
pse të tjetersuara për serbet me ndihmen e turqëve.
E kundërta
ndodh me xhamijat dhe hamamet turke e anadollake që na i lanë pas pushtimit
turqitë, dhe pas ndërrimit të fesë, apo pas imponimit të fesë islame. Shumë shqiptarë
mjerishtë shkojnë dhe falen në xhamijat që mbajnë emrat e xhelatëve turq që pren
e masakruan me miliona shqiptarë, që asimiluan ashtu miliona shqiptarë, falemi
në xhamija të sulltanëve, të atyre që na pushtuan 500 vite, xhamija që deri me
ardhjen e turqve ishin të huaja për
neve, ishin larg civilizimit dhe identitetit tonë. Ne sot mjerishtë kemi marrë turrin
drejtë islamizimit total, ne sot përqafojmë pa kurrfarë kriteresh lloj lloj
sektesh islame që përfaqësojnë nji rrezik të madh për identitetin shqiptarë, për
të ardhmën shqiptare dhe gjeneratat e reja që do duhej të paiseshin me dije, me
vlera dhe me ecje demokratike përpara. Sot në trojet tona ndërtohen me qindra e
mijëra xhamija pa kurrfarë nevoje dhe pa kurrfarë paramendimesh se sa ecje
mbrapa na sjellin këto veprime, ne në vend se të orientohemi drejtë shkollimit
dhe profesionalizimit të mirë për tu bashkuar me botën demokratike marrim turr
drejtë errësirës dhe bythprapjesë sonë, pra shkurtë ne nuk i çmojmë vlerat që i patëm, por përkulemi
para sullatnëve dhe arabistanëve, me këto veprime humbim edhe miqët tanë që na
shpetuan nga shfarosja sllave e përkrahur nga shumë shtete islame e arabe. Shqiptarët
sot për sot mbeten në nji udhëkryq fatal, a ecje drejtë mirëqenjes dhe ardhmërisë
prosperuese apo ecje mbrapa drejtë lindjesë dhe drejtë prapambetjesë cullake që na ofrohet përmes emisarëve të ndryshëm
që kooperojnë me turlifarë politikanësh
dhe biznismenësh, që mbushin xhepat dhe kontot e tyre me qindra miliona për të na
ofruar investues arab në ndertime xhamijash dhe hamamesh?, ky është vërtet udhëkryq
që me vështiresi do të tejkalohet, duke pas parasysh rrjedhat e momentit.
Populli
shqiptarë duhet të vetëdijësihet dhe të kapet shumë për identitetin dhe
shtetin, sot kemi dy shtete të kombit, kemi dy shtete që duhet të jen¨bazë e
fortë për ndërtim kulture dhe rregulli shoqëror për tmirën e qytetarëve të tyre.
Ne sot kemi hapësirë të mirë për të rregulluar qështjen tonë kombtare, të marrim
shembull nga izraelitet e jo nga palestinezet, ngase izraelitet për kombin dhe
shtetin shkrihen si individë, familje, grup dhe rreth i tërë, ndersa
palestinezet janë ashembulli më i keq se si nuk duhet të veprohet me budallaki
për të krijuar shtet ngase vllaznit e tyre arab dhe islam nuk i ndihmojnë, pra
këtu shifet se kend duhet ne ta marrim shembull. Ne sot kemi miqë dhe kemi
kombete më të forta të botës në anën tonë, andaj duhet të i shfrytëzojmë me
veprimet tona të menqura, nuk jemi as kundër xhamijave por athere ti respektojmë
më shumë edhe kishat tona të shenjta, të ndodhura brenda kufinjëve tanë shtetëror,
brenda trungut tonë, të kuptojmë dhe të realizojmë historinë tonë se kisha e
Pejes ajo e Deqanit, dhe të tjerat janë kisha tonat, pasuri e shtetit dhe
kombit, dhe se ato kisha janë të të gjithë besimtarëve të etnive të ndryshme e
jo vetëm të serbëve.
Ne nuk
guxojmë ti hudhim dhe ti shperfillim objektet që me shekuj pa ardhur turqit
pushtues, ishin të ndertuara në truallin tonë, ne duhet të bejmë broshura,
fletushka dhe material tjetër për turizmin, për të huajt dhe të tregojmë se këto
janë objekte fetare kombtare të shtetit të Republikës së Kosovës. Ne nëse
shkojmë dhe “ knaqemi “ në xhamijat ¨qe na i ndertoi me zor turku, nese i çmojmë
ato me emrat e pushtuesve tanë të ndryshem sulltaneza athere duhet të kujdesemi
edhe për kishat tona edhe pse për momnetin serbët këmbëngulin se janë të tyre
dhe pronë e Serbisë??? Jo jo ishin dhe mbesin në trollin Dardanaë dhe në sfondin
e histrorisë tonë. Serbët dhe truqit na sollën shumë dëme, serbët dhe truqit na
ndërruan shumë në trungun tonë por jo ne megjithatë mbetem shqipëtarë, pra vërtet
shqipëtarë me tri besime, mund edhe të shtohen por kryesore ne duhet të ruajmë identitetin
tonë kombëtarë dhe gjithmonë e kudo të themi se jemi shqiptarë dhe mbesim
shqiptarë po ashtu siç e ka thënë V. P. Shkodrani i madh…
Keto te
dhëna janë marrë te libri :shqipetarët dhe serbët ne Kosovë: autor Skender
Rizaj .
Tani do i
japi do mbiemra familjeje qe janë asimiluar ne Serb ,Malazez e Boshnjak.
“SM=serbo
malazez
B=boshnjak
T=Turk
Kada-Kadiq
i kisha komshi te par.
Gjuka-Gjukiq-Gjukanoviq(SM)
Boja-Bojiq-Bojoviq(SM)
Bojku-Bojkoviq(SM)
Gashi-Gashiq(SM)-Gashanin(B)GASH(T)
Ishte nje
mjek injoftur n
ne Peje,
Gashiq
Berisha-Berishiq(SM)
Buri -Buriq(SM)
Shoshi-Shoshkiq(SM)
dhe(B)
Shala-Shaliq(SM)-shalanin(B)-Shalunoviq(B)
Ne nje
fshat te Plaves
bashkjetojn
te tri palet
Shqiptar-Serb-Bosh
njak te
kesaj familj
e nga kjo
familje es
hte
Millan Shaliqi i ci
li ka qen
me post te
larte ne
ish jugoslla
vi.
Gjurka-Gjurkoviq(SM)
dhe(B)
Gjoka-Gjokiq(SM)-Gjogovoq(B)
Gjeli-Gjeloviq(SM)
Hoti-Hot(B)-Hotoviq(B)-Otoviq(B)
Gruda-Grudiq(SM)
Gruja-Grujiq(SM)
Agolli-Agoviq(B)
Agani-Aganiq(B)
Regjepaga-Regjepagiq(B)
Zogu-Zogoviq(SM)
Nje fshat i ter ne Peje Ku nje plak i tyre ne bised me ka pranuer vet se jan me
prejaredhje shqiptere.
Lulaj-Luliq(SM)
Bala-Baliq(B)
Numan baliq deputet nekuvendin e Kosoves eshte nga kjo familje.
Peshku -Peshkoviq(B)
Husaj-Huskoviq(B)
Martinaj-Martinoviq(SM)
Shabi-Shaboviq(B)
Basha-BAsha(T)-Bashoviq(B)-Bashiq(B)
Gusija-Gusinac(B)
Rugova-Rugovac(B)
Nikqi-Nikqeviq(SM)-Nikiq(SM)
Shkreli-Shkriel(B)
Brala-Braliq(B)
nje pjes jeton ne Peje tjetra ne Rozhaj e para Shqiptare keta te dytit Boshnjak
kan hyrje dalje edhe sod dmth ndiqen ne dasma e dek.
Daci -Daciq
keto i njohe personalisht pasi gjyshen e kam nga kjo familje ‘jetojne ne Peje
nje pjes ne Rozhaj dhe nje ne Turqi e Maqedoni perveqe ketyre ne Pej te tjeret
mbahen si Boshnjak edhe pse gati te gjith e din shqipen ende.
Kelmendi-Kelmenta(B)
Kola-Koliq(B)-Kojiq(B)
Peja-Pejanoviq(SM)
Bardhi-Bardiq(SM)
Nura-Nurkoviq(B)
e njoh nje Uka nurkoviq ai ithot vetit boshnjak po un se kuptoj si kur edhe
emri i tregon se eshte Shqipetar se ne SLLAVISHTE ujki(uka) eshte VUK e jo UK.
Kapedani-Kapetanoviq(B)
jan dajat e nje shokut tim thon vet qe kan qen Shqipetar.
Pela-Peleviq(SM)
Preni-Preniq(B)
Feri-Feroviq(B)
Seferi-Seferoviq(B)
Kryeziu-kryeziu(T)-Crnoglaviq(SM)
e kan perkthy mbiemrin njejte si Palabardhet ne bjellopavliq.
Bajrami-Bajramoviq(B)
Lajqi-Laiq(B)
Rasim Laiq minister i minoriteteve ne qeverin serbe sod,kusheri i afert i
dajeve te mi e mban veten si boshnjak edhe pse e din prejardhjen e vet
Shqiptare.
Kuku-kukiq(SM)-Kukal(SM)
ket familje e kam njoft personalisht se kan punu bashk m\ne ni ndermarje baba
ime me kryefamiljarin ,dhe aj thoshte vet se jan me prejardhje shqiptare dhe se
kusherinjet i ka nga ana e Deqanit Kukalaj thiren.
Cucaj-Cucinjanin(B)
jan dajet e nje shokut tim nena e tij tregon qe pleqet ne familje kan fol shqip
ndersa tashi keta te rite nuk dine.
Myezini-Muezinoviq(B)
nga kjo familje eshte gjyshja e ni shokut tim(naser berlajolli) ajo thot se jav
shqipetar,kam pes rastin ti shoh ca foto te tyre te gjith ishin me teshe
kombtare tonat dhe njeri kishte emrin Macan dmth shqip.
Dreka -Drekalloviq(SM)
Babaj-Baboviq(SM)-Babiq(SM)
Jashari-Jasharoviq(B)
Damjani-Damjanoviq(SM)
Shahmani-Shahmanoviq(B)
Dashi-Dashiq
këto te dy parët kanë jetuar ne Pejë . “
Une
vendosa ti fus në shkrimin timë këto foto të marra në portale shqiptare, ku vërehet
se vërtet mbrojtjen e kishave e bënë edhe vet shqiptarët ngase me ketë ruajten
të kaluaren tonë, ndersa për qështjen e ndërrimit të emrave përzgjodha pjesë nga
studimet e Z. S. Riza studiues i njohur shqiptarë, ndersa përshkrimet dhe të dhënat
tjera pas emrave dhe mbiemrave janë të një
shqiptari me emrin A. Alijaj.
Të nderuar
lexues nuk bëra tentim të marr detyren e historianit, por vërtet mendova të qespak
të dhëna të dëshmuara nga njerëz të profesionit, për të treguar deri dikund të kaluaren
dhe qështjen e kishave dhe xhamijave që edhe sot po na perballin me identitetin
tonë, duke u frugua nga njëra e duke përqafuar tjetren, e që mjerishte është gabim
ngase që të dyjat kishat dhe xhamijat tanë më janë pjesë e historisë sonë edhe
pse njëra ishte me shekuj këtu në trojet shqiptare ndersa tjetra na erdhi nga
pushtuesi osmanlinjë…
Të mbesim shqiptarë e fenë ta praktiokojnë me maturi dhe menquri ata që duan, por gjithmonë të mendohet për identitetin dhe kombin…