E premte, 26.04.2024, 06:16 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: Kremtim modern, më i miri gjerë me tani në Austri

E enjte, 01.03.2012, 09:02 PM


Në EBENSEE u kremtua 17 Shkurti - dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

 

Antarë dhe nxënës të shoqatës”Iliria” dhe “Bashkimi”

 

Kremtim modern, më i miri gjerë me tani në Austri

 

Nga Ramiz Selimi

 

Për herë të parë sponzorim nga disa kompani austriake, program modern dhe i shkëlqyer, startim dhe përfundim sipas orarit, sa që të gjithë mysafirët shprehnin kënaqësinë që ishin prezent në ketë manifestim, dëshironin që programe të tilla të ketë për ?do javë.

Komuniteti shqiptar nga Ebensee, Bad Ischl , Gmunden, dhe rrethinat e tyre, kishte ardhur në numër shumë të madh në sallën e rezervuar për këtë manifestim në Rathaus të Ebensee-s. Organizimin e kishte marrë në dorë një këshill kremtues i kryesuar nga aktivistet Arif Veseli, Lulzim Fejzullahi dhe Avni Kuleta, ku ishin përfshirë edhe shoqata e porsaformuar “Bashkimi” si dhe ajo „Iliria“nga Vöcklermarkt me nxënësit e tyre të mrekullueshëm dhe të përgatitur jashtëzakonisht mirë për ketë mbrëmje.

 

Në këtë mbrëmje festive ishin të pranishëm edhe ztr. Herwart Loidl- Kryetar i qytetit të Ebensee-s, pastaj Steinbichler Alfred, Leitner Fritz, drejtor i post-telekomit nga ky regjion, prezent ishte edhe gazetari, fotografi dhe drejtori, ztr. Hermann Dinger, i cili ngjarjen do ta paraqesë në gazetat lokale austriake, nga Styer-i mysafirë ishte aktivisti i njohur ztr.Miftar Zagragja, i ftuar tjetër ishte nënkryetari i agjensionit për zhvillimin e ballaknit” BADEA” ztr. Ramiz Selimi, drejtorë e përfaqësues të kompanive sponzoruese, si dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare që veprojnë në këto anë.

Organizatorët e manifestimit: Lulzim Fejzullahi, Arif Veseli, Ani Kuleta

Pas intonimit të Himnit të Flamurit nga kori i nxënësve, kryetari i këtij këshilli ztr. Arif Veseli, i përshëndeti dhe uroj të pranishmit, bëri një vështrim të shkurtër për rëndësinë e shumëfishtë të 17 Shkurtit, si datë e veçantë në historinë me të re të popullit shqiptar. Z.Veseli nuk ka harruar të falënderojë edhe shtetin e Austrisë për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep shtetit të ri të Kosovës.

 

Grupi i nxënësve të shoqatës”Bashkimi”dhe “Iliria”

 

Ajo që më bëri përshtypje në këtë mbrëmje është se organizatori kishte bërë një organizim fenomenal dhe shumë të sakt, manifestim tepër i lezetshëm për mysafirin, pa teprime që jemi mësuar ti shohim në organizimet tjera kudo në Austri. Duke ju falënderuar organizatorëve dhe integrimit të shëndetëshem të tyre në shoqërinë austriake, organizatorët kanë arritur të bindin disa sponzorues austriak për manifestimin e tyre si: “Austohaus Dorfner”, “SP.TV Partner”, “ Steinbichler GmbH” dhe “Fural Metaldecker”. Manifestimin e ndihmuan edhe kompani shqiptare si: “ Pizeria Don Pasquale”, “Malerei Beqir Mustafa”, “THT Thaqi Trockenbau”, “ SFR Alt&Neubau”  si dhe “Taxi Ferdinand Guri”

Madhështinë kësaj mbrëmje festive ia shtuan anëtarët e Sh.K.A. “Bashkimi” dhe“ Iliria”, të cilët duke lartësuar vlerat e kulturës shqiptare, janë bërë gurrë e normave morale që po ndikojnë në ruajtjen e krenarisë sonë si komb. Ata, duke shkrirë talentet e tyre po lartësojnë vlerat shqiptare. Duke e kuptuar qëllimin e shpirtit të mërgimtarit, nevojën e tyre shpirtërore, po harmonizojnë bukurinë morale me bukurinë fizike.

 

Valltaret e grupit „Iliria“ në skenë

 

Mu si shqiponjat kur fluturojnë në ajër, fluturonin të rinjtë dhe të rejat e këtyre shoqërive kulturore e artistike. Ata, duke vallëzuar valle nga trevat e ndryshme të atdheut, që ishin përgatitur aq bukur ,ngritnin pesh shpirtrat e të pranishmëve.

Në këtë mbrëmje festive pati recitime dhe valle të bukura, për luftëtarët e lirisë dhe trimëritë e tyre, për heronjtë e atdheut, duke bërë që të pranishmit të ndjeheshin krenar. Kjo paraqitje e programit të nxënësve ishte edhe një ftesë drejtuar prindërve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe.

Spektaklin festiv e ngritën në këmbë këngëtarët të ardhur enkas për ketë manifestim nga Gjermania, Latif Miftari, Ibrahim Osaj dhe Burim Kasumi, me disa këngë burimore patriotike, të cilët i mahniten të pranishmit.

Kur programit po i ofrohej fundi, të anëtarët e kryesisë vërehej buzëqeshja për këtë organizim të shkëlqyeshëm të cilin nuk e kisha hasur më parë. “Të them të drejtën u kënaqa. Ka kohë që nuk kam parë një program të tillë kaq të suksesshëm, të përpiktë që nga fillimi e deri në mbarim. Ju lumtë! Urime!” Ishte i mendimit edhe Shaban Ahmetit i pensionuar nga Bad Ischl-i. Plisi i bardhë që mbante në kokë e dallonte nga të tjerët, i cili vazhdoi me tutje se:” Kamë marr pjesë në shumë manifestime duke filluar nga Vjena, Linz-i dhe Graz-i, kanë qenë organizime të stërzgjatura dhe monotone, por ky ishte di?ka i ve?ant, edhe njëherë po them, ju lumtë”. Organizatori meriton përgëzim për angazhim dhe punë të suksesshme!

 

Organizatorët me grupin e fëmijëve

 

Afër meje ishin edhe anëtarët e këshillit organizativ, të cilët për të gjithë donatorët dhe aktivistët e dalluar kishin përgatitur mirënjohje. “Ky ishte edhe qëllimi ynë që me një program kësisoj ta nderojmë festën tonë”. Thanë ata njëzëri, duke mu drejtuar mua.”Ne i falënderuam sponzoruesit këtu, por ju lutem falënderoni edhe ju njëherë të gjithë përmes gazetës suaj Bota Sot”, thanë kryesia e këtij këshilli, duke filluar numërimin e tyre nga: “Austohaus Dorfner”, “SP.TV Partner”, “ Steinbichler GmbH” dhe “Fural Metaldecker”. Manifestimin e ndihmuan edhe kompani shqiptare si: “ Pizeria Don Pasquale”, “Malerei Beqir Mustafa”, “THT Thaqi Trockenbau”, “ SFR Alt&Neubau”  si dhe “Taxi Ferdinand Guri”.

Për këta njerëz të zellshëm kam kujtime të këndshme. Në të vërtet jam plot mirënjohje për këtë ditë të veçantë që përjetova. Admiroj forcën e karakterit të tyre. Ju lumtë për këtë organizim modern dhe të shkelqyeshëm.

 

Mysafirët gjatë kremtës së festës

 

 

Mysafirët gjatë kremtës së festës



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Engjëll Koliqi: Jehoi deri në Alpe kënga dardane e lirisë dhe e dashurisë së mirëfilltë arbërore SHKSH "Nëna Terezë" në Ängelholm: Festohet katër vjetori i Pavarsisë së Kosovës Qaush Krasniqi: Në Kirchheim-Teck suksesshëm u manifestua Pavarësia Ramiz Selimi: Tri qytete në Suedi shembull i mirë me mësimin plotësues, për të gjithë diasporën shqiptare Vladimir Shyti: Bukuri e trishtuar Muhamet N. Mulliqi: Përvjetorët kombëtarë bashkojnë shqiptarët kudo që janë Albana Mëlyshi Lifschin: Rezervat vlerash kombëtare e fetare Ramiz Selimi: Kremtë shembullore dhe prezantim dinjitoz i Shtetit të Kosovës Lavdrim Lita: “Unë jam pilot i bazës ajrore Farkë” Lavdrim Lita: Në komunën Shalë, në zemër të Alpeve shteti ndihmon banorët Pëllumb Gorica: Në papiruse kujtimesh Nue Oroshi: Shoqata, Jetullah Islami, një shkëndijë e ndezur që mban gjallë një guri dheu largë Arbdheut Abas Fejzullahi: Rugova edhe pas vdekjes bashkon shqiptarët Muharrem Sfarqa: Dega e LDK-së në Gjemani përkujtoi Presidentin Rugova dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij Beqir Sina: Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane nisi pergatitjet e saj per 100 vjetorin e pavaresise Pëllumb Gorica: Ka gjithmonë dritë në fund të tunelit Rejhane Brahimi: Një "Faleminderit" e fuqishme për Gjermaninë Hajdar Sadrija: Akademi përkujtimore kushtuar Dr. Rugovës në Interlaken Tahir Bezhani: Një përurim dinjitoz Ukshin Zajmi: Liridon Sadriu më i miri në “Fest Flaka 2012”

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora