E premte, 26.04.2024, 11:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Halil Gashi: Kullat e Dukagjinit - krenari e jonë kombëtare

E marte, 24.01.2012, 08:57 PM


Kullat  tona janë simbol i lashtësisë , trimërisë, burrërisë dhe mënqurisë , mikpritjës tradicionale shqiptare , e pse jo edhe i kryeneqësisë dhe rrebelimit tonë të vazhdueshëm  ndër shekuj kundër armiqve tonë .

 

KULLAT E DUKAGJINIT KRENARI E JONË KOMBËTARE

 

Shkruan: Halil Gashi

 

Nder shekuj ato ishin fortifikata  të luftës kundër armikut , ishin deshmi  e forcës dhe autoktonisë tonë të lashtë  Iliro-Dardane e nga shekulli i  tetë  Shqiptare . Ato  ishin qëndresa të pa mposhtura nga të cilat jo rrallë u dha kushtrimi kur e kerkonte atdheu. Odat në këto Kulla ishin  log i Kuvëndeve të burravë me më nam të Shqiptarisë , ishin Univerzitete tona popullore , aty kultivohej menquria dhe  filozofia e thelle e popullit, si   dhe atdhedashuria brez pas brezi, ato ishin sinonim I lirisë dhe kryeneqësisë tonë ndaj armiqve shekullor . Pikrisht për ketë ,ato gjithëhere  ishin  në shnjestër  dhe  u sulmuan nga pushtuesit tanë barbarë, shumë nga to u rrënuan nga armiqët, por u ngritën serish si feniksi. Vetëm në luftën e fundit në komunën e Pejës nga 92 kulla që ishin të evidenuara ,71  sosh u dogjën dhe rrenuan nga barbarët sllav . Kullat e Dukagjinit , ashtu sikurse edhe popullata e kësaj treve  ju rezistuan të gjitha furtunave dhe sotë ngrenë kokën lartë më krenari në Kosovën e lirë.. Disa nga to janë rinovuar dhe se bashku më kullat tjera  që i mbijetuan këtë dhunë i bejnë hjeshi  Lirisë se Kosovës, deshmojnë për autoktoninë tonë të vejtër aq sa ëshë edhe guri i vjetër në këto treva..

 

Ashtu sikurse edhe në trevat e tjera shqiptare edhe në Dukagjin Kullat  zënë rrënjë  nga ndertimet e lashta të fortifikatave  nga fiset Iliro-Dardane e nga shekulli i VIII nga shqiptaret deri në fund të shekullit të XIX. Ashtu sikurse edhe shumë qka që pësoi metamorfozë edhe Arqitektura e këtyre Kullave nder shekuj pësoi ndryshime të dukshme . Thënë me një fjalë, madje në kuptimin më të thellë të kontekstit të sipër thënë, kulla e tipit të Rrafshit të Dukagjinit është një monument i mirëfilltë dhe i veçantë, të cilin kultura tradicionale shqiptare ia la në trashëgimi thesarit të kulturës materiale gjithëbotërore. Themi të veçant, ngase me kompleksitetin e tipareve të saj dalluese urbano-arkitektonike, në këtë gjini ndërtimesh tradicionale, kulla karakterizohet si autoktone dhe e papërsëritshme gjetkë, jo vetëm në rajonin ballkanik por edhe gjithë evropian.

Origjinaliteti dhe vlera kombëtare e ketij tipi të ndertimit arkitektonik-Kulla si banesë  ekzstencionale e fortifikuar , nder të tjera ka luajtur rolin dhe ishte objekt i fuqishëm mbrojtje gjatë historisë,  thotë  më një rat historiani i jonë dr. Fejaz Drançolli. Ai shton se Kulla është një simbol i forcës  dhe traditës  matrejale autoktone  shqiptare.

Kullat  e Dukagjinit  nder shekuj  ishin fortifikata  të luftës kundër armikut , ishin deshmi  e forcës dhe autoktonisë tonë të lashtë  Iliro-Dardane e nga shekulli i  tetë  Shqiptare . Ato  ishin qëndresa të pa mposhtura nga të cilat jo rrallë u dha kushtrimi kur e kerkonte atdheu. Odat në këto Kulla ishin  log i Kuvëndeve të burravë me më nam të Shqiptarisë ,në një nga to Në Kullën e Haxhi Zekës u Lidhe „Besa -Besë „në „ Lidhjën e Pejës“ Kullat e kësaj treve   ishin Univerzitete tona popullore , aty kultivohej menquria dhe  filozofia e thelle e popullit, Odat e ketyre Kullave ishin edhe gjykata ku ndahej drejtësia dhe mbrohej nderi i familjës dhe i kombit , sikurse që ishte Oda e Junikut , ajo e  Agajve të Rashkocit e e Demukajve të Deçanit  dhe shumë të tjera . Kulla dhe Odat e tyre ishin  vënde ku kultivohej  atdhedashuria brez pas brezi, ato ishin sinonim I lirisë dhe kryeneqësisë tonë ndaj armiqve shekullor .Kullat e Dukagjinit ishin simbol i mikpritjës bujarisë dhe  fisnikrisë shqiptare ,që beri popullin shqiptar të veqantë nga sojet e jera të Ballkanit.

 

Kullat  shqiptare ishin gjithmonë simbol i qëndresës gjatë levizjës tonë kombëtare , simbol i rezistencës në luftën tonë. Kullat tona ishin shprehje e  e vetëdijës se lartë  kombëtare për rujatjën  dhe për kultivimin e trashigimisë  dhe të traditave shqiptare disa shekullore. Sa më shumë sosh që ngritëshin , aq më shumë bëhëeshin halë në sy për armiqëta tanë . Ato , pënguan  jo rrallë edhe Portën e lartë në Stamboll e cila në  në vitin 1909 dergo Xhavit Pashën më ekspeditën e tijë për të shkatrruar Kullat e Dukagjinit, ku dëmë më të mëdh pësuan ato në fshatin Isniq të Deçanit dhe Kullat në Pejë  më preteks se ato I paskan afruar konak Isa Boletinit, poashtu më kte rast përpos tjerash u rrënua edhe Kulla e Avni rrustemit në Strellc të epërm të komunës se Deçanit., ngase aty paska bërë konak Isa Boletini. Përmëndet edhe sot e kësaj dite kur një Isniqas , kusheri i Isa Boletinit ja kishte rrenuar më topa Kullën Xhavit Pasha , kishte pasë thënë   „Se mirë beri Pasha që e rrenoi kete Kullë ngase  ka qenë vjetruar dhe tani do e ngris një kullë tjetër më të mirë, dhë më të lartë se ajo që kisha deri tani „ Kjo fletë shumë për krenarinë lartë që kishin trimat e asaj kohe . Fat jo më të mirë patën edhe kullate  Gjakovës  dhe fshatrave për rreth e lartë që kishin trimat e asaj kohe . Fat jo më të mirë patën edhe kullate  Gjakovës  dhe fshatrave për rreth .

 

Edhe në luftat e tjera çlirimtare të kësaj treve  shumë kulla u rrënuan për tu ngitur më pas edhe më të larta .Nderkaq, vetëm në luftën e fundit në komunën e Pejës nga 92 kulla që ishin të evidenuara ,71  sosh u dogjën dhe rrenuan nga barbarët sllav . Kullat e Dukagjinit , ashtu sikurse edhe popullata e kësaj treve  ju rezistuan të gjitha furtunave dhe sotë ngrenë kokën lartë më krenari në Kosovën e lirë .Disa nga to janë rinovuar ashtu sikurse që ngritët nga hiri i tijë Feniksi  edhe ato  se bashku më kullat tjera  që i mbijetuan kësaj dhunë i bejnë hjeshi  Lirisë se Kosovës, deshmojnë për autoktoninë tonë të vejtër aq sa ëshë edhe guri i vjetr në këto treva..

Mungesa e fondeve të institucioneve të trashigimisë kulturore  ka bërë që të jetë shumë simbolik numëri i kullave të rindertuara pas lufte , thotë drejtori i Institutit Rajonal të trashigimise Kulturore mr. Avdyl Hoxha pasarrdhes i familjës Hoxhaj të Odës se Junikut. Ai thotë se nga viti 2000 e deri më sot në komunën e Pejës më ndihmën e donatorve te huaj  janë restuaruar vetëm gjashtë Kulla dhe atë : Kulla e Goskajve në Pejë, Kulla  e Zenel Beut Pejë, Kulla e Jashar Pashës Pejë, Kulla e Haxhi Zekës  në Leshan , Kulla e Ali Bajraktarit në Vranoc  të Pejës , Kulla e Sylërexhve  poashtu  në Vranoc  si dhe disa sosh në komunëne Deçanit sikurse  Kulla e Osdautve në Isniq, E Mazrrekajve në Drenoc , Kulla e Brahim Hoxhës –Oda Junikut në Junik,  dhe Kulla Hoxhajve në Junik si dhe disa të tjera që janë në fazën e restaurimit..

Për fat të keq kanë ngel edhe shumë sosh pa u rindertuar, për të qenë edhe me keq shumë nga Kullat e dëmtuara më kurre nuk do të ringritën sepse pronarët e tyre nuk  shofin ndonjë interes për ti restauruar. Pas lufte pa nam e nishan u zhduk Kulla e Gorajve në Pejë , aty është ndertuar një godinë e re shumë katëshë .Nderkaq, flitët se edhe muri mesjetar I  Patrikanës se Pejës  ndertuar vite me parë e shumë I kontestuar nga pushteti local , është ndertuar nga gurët e Kullave të rrenuara të Dukagjinit, gurë këta  të blerë nga nje kompani shqiptare që pat fituar tenderin për ndertimin e ketij muri . Nese kjo është e vertëtë,e ka gjasa shumë të mëdha te jetë ashtu,  atëhërë nuk ka patur se si të Ironizohën dhe të ofëndohën më rëndë ndjenjat e krenarisë se atyre fortesave që ju rezistuan nder shekuj shumë furtunave e tani te qëndrojnë në rrethojën mesjetare të Patriaknës …..

 

Nderkaq, në Gllogjan ndodhi e kundërta,për të kujtuar gjithmonë krenarinë e ketyre trevave  luftën e berë për keto troje , për të respektuar vlerat e ketij nënqielli , trimërinë  nder shekuj , respektin për lavdinë e kullave të Dukagjinit si dhe trimerin e deshmuar në luftën e fundit,  në fshatin Gllogjan  të  Deçanit, aty përbri kompleksit të varrezave të deshmorve të kombit të Dukagjinit që rane për lirinë e ketyre trojeve ,  ngrenë kokën lartë  Kullat e reja të Hradinajve  që u  ndertuan pas lufte . Janë këto edhe një deshmi e jona e  respektit për thesarin e pa qmuar të vlerave të këtyre fortifikatve të kombit ndër shekuj që nga Iliro- Dardanët e deri të ditët e sotit . Respekti ndajë të kaluarës tënde fisnike , është garncë për një të arrdhmë më të ndritur dhe më të sigurt thojnë të Urtit e Dukagjinit.



(Vota: 6 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora