E premte, 26.04.2024, 01:14 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: T´i duam prindërit shqip duke e mësuar dhe folur gjuhën e nënës

E enjte, 10.11.2011, 08:58 PM


 

 

T´i duam prindërit shqip duke e mësuar dhe folur gjuhën e nënës

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Kjo ishte motoja, me të cilën  mësuesja Sofije Sopa zhvilloi orën e parë të mësimit plotësues në Zuffenhausen afër qytetit Stuttgart.

 

Edhe zilja e shkollës në Rosenschule sot cingërroi shqip.

 

Gëzimi dhe atdhedashuria u shfaqen në sytë dhe fjalët e fëmijëve tanë, të cilët për herë të parë, porsa u hap dera e klasës, përshëndetën mësuesen e tyre shqip, me gjuhën më të ëmbël në botë.

 

S’ishte më i vogël as gëzimi i mësueses, e përcjellur nga emocionet kur cicëronin përshëndetjet e tyre në gjuhën shqipe….

 

"Ah, sa herë e kam ëndërruar këtë ditë, që fëmijët tanë të shkruajnë 36 shkronjat e arta të gjuhës së bukur shqipe, dhe të numërojnë në gjuhën shqipe, ashtu siç bëjnë në gjuhën gjermane.

 

Ndonëse një numër solid nxënësish, megjithëate ata/ato sollën një atmosferë të këndshme pune të përcjellur me humor tepër të mirë për ato dy orë sa ishim së bashku.

 

Kush me ndonjë vjershë e kush me ndonjë këngë, treguan se e duan shumë shkollën shqipe, atdheun dhe familjet e tyre.

 

Nxënësi Leonit Zenaj duke lexuar para mësueses, poezin kushtuar mësueses

 

Fëmijët ishin të moshave të ndryshme, që nga parashkollorët e deri në klasën e gjashtë, shumë prej tyre për shkak të orarit të pasditës nuk kanë mund të marrin pjesë atë ditë.

 

Pasi që ishte dita e parë e shkollës shqipe, mësimi u organizua në prani të prindërve, të cilët patën mundësi të informohen rreth materialit mësimor i cili do të përdoret.

 

Shpresoj që numri i nxënësve që do të ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe në të ardhmën e afërt në Zuffenhausen të shumëfishohet.

 

Për këtë evenimet shumë të rëndësishëm, ju jemi mirënjohës organeve gjermane që na mundësuan klasen për mbajtjen e mësimit, e në veqanti Konsullatën e Kosovës në Stuttgat me zv. Konsullin- Ymer Lladrovci që jan duke dhënë kontribut të veqant për mbajtjen e mësimit plotësues në Landin e Baden-Württenberg.

 

U përshëndetën në përfundim të kësaj dite të shenjët e cila nisi ngrohtë, mësuesja Sofie, nxënësit dhe prindërit duke fluturuar të gjithë së bashku me hartën kombëtare dhe shkronjat shqipe udhës për në familjet e tyre.

 

Me këto pak fjalë të mësueses që flasin shumë, i dëshirojmë kësaj vatre të shkollës shqipe fillim të mbarë dhe shumë suksese, ndërsa i bashkohem gëzimit të përsonelit të Konsullatës së Kosovës në Stuttgart drejt rritjes në vazhdimësi të numrit të shkollave shqipe në Gjermani.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Vjollca Tytyni: Një kafe letraro- miqësore tek “Dy palmat” Pilo Zyba: Një takim i rastësishëm Hajro Hajra: Nënë Tereza na Bashkon Miradije Gash & Asllan Dibrani: Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës Kastriot Frashëri: Shënime Udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar - në vendin ku takon historinë… Xhevat Ukshini: Popullsia do paqe dhe prosperitet, kurse kriminelët në veri mungesë të ligjit, kaos dhe ndarje Xhevat Ukshini: Nëna Terezë e ka bërë emrin shqiptar të famshëm në mbarë botën Xhafer Leci: Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet Neki Lulaj: Vallë deri kur kështu të ndarë! Dibran Demaku: Kruja e Skënderbeut Asllan Dibrani: Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës së Papës në Freiburg Engjëll Koliqi: Takimet e Dom Mikelit në Stubëll, por rikthehen te fama dhe vlerat e pashlyeshme historike Sali Bollati: Me mendje dhe zemër gjithmonë pranë Kalosh Çeliku: Nata e madhe dhe dita e nesërme nën Rrap në Shkup Asllan Dibrani: Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit... Burhanedin Xhemaili: Kthimi te rrënjët e trungut kombëtar Dibran Demaku: Qyteti me njëmijë e një dritare Miradije Gashi: Shembull jo i mirë i organizatorëve Ramiz Selimi: Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli, viziton bashkëatdhetarët në Austri të Epërme

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora