E shtune, 24.09.2022, 11:10 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

SHBA: Goditet rrjeti i drogës i drejtuar nga shqiptarët

E merkure, 13.07.2011, 06:59 PM


Një gjykatë federale e Bruklinit në Nju Jork ngriti akuza kundër 37 pjesëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të një rrjeti ndërkombëtar të drogës, që sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, drejtohej nga shqiptarë me banim në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Evropë.

 

Sipas autoriteteve amerikane, shumica e të pandehurve u arrestuan sot në Nju Jork, Nju Xhersi, Kolorado dhe Florida. Agjentët federalë bënë sot bastisje në shtatë banesa të kontrolluara nga ky rrjet trafikimi, duke kapur 18 armë zjarri dhe qindra fishekë.

 

Nga hetimet e deritanishme të qeverisë amerikane rezulton se grupi në fjalë shfrytëzonte pastrimin e parave përmes një organizatë kanadeze e cila ndodhet momentalisht nën akuzë për pastrimin e mbi 15 milionë dollarëve.

 

Ky rrjet, i cili vepronte prej më shumë se një dekade, thuhet në një njoftim të Departamentit të Drejtësisë, mendohet se është përgjegjës për importimin dhe shpërndarjen e dhjetëra mijëra kilogramëve mariuanë nga Kanadaja dhe Meksika, sasi të konsiderueshme të MDMA-së nga Holanda e Kanadaja, qindra kilogramëve kokainë nga Meksika, Kolumbia, Venezuela dhe Peruja, si dhe sasi të mëdha pilulash, si oksikodonë.

 

Krerët e rrjetit, Xhavit Thaçi, Arif Kurti dhe Gjovalin Berisha rrezikojnë të përballen me një dënim prej 25 vitesh dëri në atë të përjetshëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora