E merkure, 09.10.2024, 10:26 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Në kërkim të trafikantit turk

E merkure, 06.07.2011, 06:50 PM


Gjykata e Lartë shtyu për në shtator kërkesën e prokurorisë për të kthyer në burg shtetasin turk Abduselam Turgut, adresa e të cilit nuk dihet edhe pse ai u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit, që në muajin mars.

Procesi i vleresimit te mases se sigurimit u shty serish per mungese te avokatit mbrojtes. Turku Abduselam Turgut u arrestua ne Shqiperi ne shkurt te ketij viti, si i shume kerkuar per trafikimin e nje toni heroine ne Gjermani. Por ndersa Gjykata e Shkalles se Pare e la arrest me burg deri ne perfundim te procedures se ekstradimit drejt Gjermanise, Gjykata e Apelit ne menyre te befte e ndryshon kete mase me arrest shtepie, ne nje kohe qe turku nuk kishte shtepi ne Shqiperi. Sipas apelit, prokuroria nuk kishte paraqitur provat e nevojshme dhe pse organi i akuzes nga ana e tij deklaroi se kishte depozituar procesverbale qe referojne vepren per te cilen turku kerkohet ne Gjermani.

 

Gjykata vleresoi gjithashtu se flete-arresti ishte derguar me e-mail dhe jo ne menyre ligjore, ndersa nje rrethane lehtesuese qe gjykata e cmoi te tille ishte edhe gjendja shenetesore e turkut.

 

Shtetasi turk ndersa kerkoi arrestin e shtepise si mase me te lehte sigurie, kishte deklaruar se banonte ne nje shtepi e cila ndodhej thjeshte tek Kthesa e Kamzes ne Tirane, pa asnje te dhene tjeter. Pas vendimit turku u zhduk dhe asnje apartament tek Kthesa e Kamzës nuk u identifikua si vendi ku ai qendron ne arrest shtepie. Edhe pse Keshilli i Larte i Drejtesise, sapo Top Channel beri publik skandalin njoftoi se kishte nisur Inspektimet ne Gjykaten e Apelit, deri tani nuk ka  nje rezultat se cfare u konkuludua nga keto kontrolle. Ajo qe dihet eshte se ne pritje te vjeshtes kur Gjykata e Larte te shqyrtoje kerkesen e prokurorise, ne adresen e dhene nga Abduselam Turgut nuk jeton askush. Dyshohet qe ai eshte arratisur nga Shqiperia. Por kete zyrtarisht se pranon askush.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora