Shtesë » Lajme
Vritet edhe një fshatar në Komunën e Gjilanit, kësaj radhe nga policia duke bartur dru për kafshatën e gojës
E diele, 10.07.2011, 01:33 PM
E mërkurë, 06 Korrik 2011
Gjilan – (2LONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë konfirmuar të mërkurën vrasjen e një qytetari nga një pjesëtar i policisë së Kosovës. Sipas tyre vrasja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme kur policia ishte vënë në ndjekje të prerësve ilegal të pyjeve me këtë rast, një i dyshuar thuhet të ketë sulmuar me sopat njërin prej policëve, i cili në vetëmbrojtje shkrep armën e tij zyrtare, plumbi i të cilës, ka qenë vdekjeprurës për viktimën.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, nuk ka bërë të ditur identitetin e të vrarit por vetëm ka thënë se viktima është qytetar i lindur më 1971, nga fshati Capar.
Zëdhënësi Hashani duke sqaruar rastin për Portalin e Lajmeve Lokale “2lonline” ka thënë se fillimisht rreth orës 04 e 20 minuta, stacioni policor i Novobërdës e ka pranuar një thirrje nga autoriteti pyjor se disa persona janë duke prerë dru ilegalisht në rrethinat e fshatit Kosaqë.
Sipas tij, njësiti policor i Novobërdës iu është përgjigjur rastit duke dal në vendin e ngjarjes, ku ka takuar dy zyrtarët e autoritetit pyjor, e më pas edhe kanë lokalizuar katër të dyshuar, dy prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë, bashkë me mjetin e tyre (traktor), kanë ikur në drejtim të panjohur.
Hashani tha se njësiti patrullues i policisë ka kërkuar asistencë nga stacioni policor i Gjilanit, me këtë rast dy patrulla shtesë kanë dal në ndihmë dhe janë vënë në kërkim të dy të dyshimtëve tjerë, ku kanë arritur ta gjejnë traktorin e tyre, por që dy të dyshimtit kanë filluar të rezistojnë dhe tu kundërvihen policëve duke hedh dru në rrugë për ti mos i lënë të afrohen.
Zëdhësi Hashani tha se njëri nga ata është vu në kontroll dhe është arrestua nga policia, gjersa tjetri me mjet të ftohtë, sopat, ka filluar ta sulmojë njërin nga policët dhe polici në mbrojtje të domosdoshme ka shkrep armën e tij zyrtare. Një plumb ka qenë fatal për viktimën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar edhe mjeku që më pas kishte dal në vendin e ngjarjes ku kishte konstatuar se vdekja është pasojë e kësaj të shtëne dhe se viktima kishte ndërruar jetë në vendngjarje.
Përndryshe, në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori i qarkut, njësitet e hetimeve rajonale, njësitet e forenzikës, njësitit e inspektoratit policor si dhe njësitet e EULEX-it.
Hashani tha se janë ndërmarrë të gjitha masat që ky rast i rëndë të sqarohet dhe të zbardhet deri në fund. Ai tha se tre të dyshimtët e tjerë, të cilit ishin ndal nga policia, do t’u shkruhet kallëzim penal për pengim dhe kundërvënie të policisë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ndërsa sa i përket zyrtarit policor, procedurat janë në vazhdim dhe ai është duke u marrë për momentin në pyetje nga prokurori.
Zëdhënësi Hashani thotë se për momentin procedurat janë në zhvillim e sipër dhe pritet më vonë të dihen më saktësisë të dhëna tjera më të detajuar pasi edhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në qendrën e mjekësisë ligjore në Prishtinë dhe pritet raporti detal i mjekut e që do jep më shumë të dhëna mbi këtë vepër të rëndë.
2lonline