E enjte, 22.10.2020, 10:49 AM (GMT+1)

Aktualitet

U festua 20 maji, Dita Kombëtare e Fëmijëve Jetimë

E hene, 23.05.2011, 07:57 PM


“Dhe e Nesërmja të jetë MAJ”

 

Nga Albert ZHOLI

 

Më datë 20 maj në Ditën Kombëtare të Fëmijëve Jetimë, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve shqiptarë me Drejtor Ekzekutiv z.Ilir Çumani, organizoi veprimtarinë sensibilizuese  dhe  drekën festive e humanitare, me sloganin: “ ….Dhe e Nesërmja të jetë MAJ…..”

 

Në këtë veprimtari sensibilizuese dhe humanitare,  morën pjesë 300 fëmijë jetimë, pa kujdes prindëror nga qendra të ndryshme rezidenciale, qeveritare dhe joqeveritare, fëmijë jetimë në komunitet,  fëmijë jetimë rom, të policëve të rënë në detyrë, fëmijë të mbetur jetimë nga tragjedia e Gërdecit, të gjakmarrjes, nga Fshati “SOS”,  qendra “TAG”, Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, etj. Fëmijët ishin të veshur më uniformën e tyre tradicionale, bluza dhe kapele të bardha, ku u evidentua qartë edhe slogani shumë domethënës  i veprimtarisë së këtij viti: “….Dhe e Nesërmja të jetë MAJ…”, ku këta fëmijë, Apeluan që çdo ditë e vitit, të jetë si kjo e djeshmja; ditë e vëmendjes, e dashurisë dhe  e përkushtimit ndaj tyre.

 

- Në ora 11:00, të paradites,  të datës 20 Maj, këta fëmijë u mblodhën përpara Teatrit Kombëtar,  në Kryeqytet, të cilët u shoqëruan si përherë  nga shumë personalitete të njohura të Artit dhe Kinemasë Shqiptare,  Akademikë, personalitete të botës intelektuale,  përfaqësues nga Shoqëria Civile,  përfaqësues të Trupit Diplomatik, (Ambasadorë shtetesh të akredituar në Tiranë), Ambasadorët e Paqes nga “Federata e Paqes Universale”, personalitetet fetare dhe   personalitetet e sportit shqiptar, etj.

 

- Në një marshim simbolik gjatë gjithë aksit rrugor, që nisi përgjatë rrugës së re me kalldrëm  në krah të Galerisë së Arteve,  me destinacion në mjediset e njohura, të  Lulishte “1 Majit”, këta fëmijë të shoqëruar nga gjithë  këta personalitete, Apeluan paqësisht duke na sjellë në vëmendje të gjithëve ne, se shoqëria shqiptare ka nevojë për një klimë më të shëndetshme të  një bashkëjetese dhe të një Paqeje të gjerë Sociale.

 

Me mbërritjen në mjediset e këndshme të Lulishte “1 Maji”, në mes të një atmosfere të gëzueshme dhe festive, të zbukuruar  për një mikpritje të veçantë, të gjithë të ftuarit që i shoqëruan këta fëmijë, u ulen në tryezat e shtruara kaluan  çaste të gëzueshme dhe argëtuese në një Drekë të madhe Festive, nën atmosferën e tingujve të bukur nga këngëtarë të njohur,  pjesëmarrës në këtë veprimtari dhe me shumë surpriza të organizuar nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë,  me rastin e 20 Majit,  “Dita Kombëtare në Ndihmë të Fëmijëve Jetimë”.

 

Me këtë rast ekskluzivisht për “Telegraf” ne morëm këto prononcime:

 

Teuta Topi

 

Znj. Teuta ç’është për ty kjo ditë?

 

Kjo ditë është një ditë e veçantë, një ditë që të mbush me emocion, një ditë që çdo njeri sheh se krahas familjes së vetë ka dhe një detyrim tjetër. Është një ditë Apeli njerëzor, qytetar emancipimi. Sot e ndjej se dhe unë kam detyrimin tim si nënë si qytetare ndaj kësaj pjese paksa të nënvleftësuar të shoqërisë shqiptare. Bashkëpunimi im me Institutin që drejton Z. Çumani ka disa vjet dhe unë ndihem mirë që mund të jap një ndihmë sado modeste në këtë ditë. Por duke parë sloganin e kësaj dite feste gjykoj se jemi larg atij slogani, jemi shumë ëndrrave dhe dëshirave të kësaj kategorie fëmijësh. Kam disa vjet që punoj me këtë Institut dhe them se pak kam bërë.

 

Mendoni se politika shqiptare ka bërë ç’është e mundur për këtë kategori fëmijësh?

 

Mund të them se megjithë përpjekjet e bëra. Megjithë rritjen e interesit nga viti në vit, megjithë përpjekjet dhe oragnizimet e festive me këtë kategori fëmijësh e them me bindje se dëshirat e politikës pretendohet se janë të mëdha, por në fakt nuk janë aq sa pretendohet. Për këta fëmijë duhet punuar në mënyrë të vazhdueshme, të pandërprerë, me strategji, me kërkesa me bashkëpunim. Dihet që politika shqiptare është me probleme të shumta, por kjo nuk do të thotë se të largohet vëmendja nga fëmijët jetimë. Çdo largim prej tyre do të jetë të nesërmen një shqetësim për shoqërinë shqiptare. Kjo kategori e fëmijëve është e rrezikuar ndaj fenomeneve negative të ditëve të sotëm si prostitucioni, droga, kriminaliteti. Mos edukimi i tyre, heqja nga vëmendja, detyrimisht rrit premisat për të hyrë në rrugë të gabuar.

 

Luftar Paja

 

Thuajse jam çdo 20 Maj pranë këtyre fëmijëve. Sa herë vij dhe ri mes tyre ndjej një boshllëk në shpirt, ndjej një dridhje në zemër. Sot ata ndihen kaq të qeshur, kaq të gëzuar, por kur ikin nga kjo festë ata ndihen të vetmuar, pa përkrahjen mes problemesh dhe dhimbjes. Dhe një shpirt artisti e di se çdo të thotë të rritesh jetimë. Në ditët që jetojmë jeta është bërë e vështirë dhe për fëmijët me prindër dhe jo më për fëmijët jetimë. Ata sot janë mes shumë  njerëzish, janë në qendër të vëmendjes, ndërsa sapo të mbaroj kjo festë ata do të ndihen të braktisur, do të ndihen ashtu jetimë me sytë e mjegulluar, me dëshira pa realizime, me shpresa të këputura, me uri dhe besim të dërrmuar. Ata pas kësaj ditë s’do të ndjejnë përkëdhelinë e nënës, qortimin miqësor të babait, vatrën e ngrohtë familjare. Ata do jenë rrugëve të jetës të dyzuar. Politika shqiptare thuajse nuk bën asgjë për ata. Sot në këtë ditë feste duhej të ishte shteti ai që do mblidhte Institutet apo Shoqatat e Fëmijëve Jetimë që të bënte një organizim më të bukur dhe të jepeshin mesazhe më shpresëdhënëse për këtë kategori fëmijësh. Do ndihesha mirë që shteti të shohë më shumë në këtë pjesë të shoqërisë shqiptare. Ti lërë zënkat, ti lënë mëritë mes partive të jenë më panë shqetësimeve të fëmijëve jetimë. Këta fëmijë duhet të gëzojnë dhe jetojnë si gjithë fëmijët me prindër. Edhe ata janë fëmijë.

 

Jorgo Papingji

 

Kam shkruar shumë poezi dhe tekste këngësh për fëmijët jetimë. Kam marrë pjesë në të gjitha Festivalet e Fëmijëve në Shkodër. Për mua të gjithë fëmijët me dhe pa prindër duhet të kenë të njëjtin kujdes nga shteti. N.q.s fëmijët tanë ndjejnë dorën e ngrohtë të ne prindërve , ata fëmijët jetimë duhet të ndjejnë dorën e ngrohtë të shtetit të gjithë shoqërisë. Ja, të flasim qetë. Kur dëgjojmë një këngë për fëmijët çdo njeri bëhet më i ndjeshëm, më sensibël. Më i vëmendshëm. Fëmijët janë qenia më e pafajshme, ata janë filiza të njomë që do të rriten si ajo bima, që nëse nuk kanë kujdesin e duhur do të rrëzohen apo do të shtrembërohen. Sot në këtë shoqëri që jetojnë fëmijët jetimë janë të privuar nga shumë të drejta si kujdesi familjar, por edhe ai shtetëror, nga ushqimi i kujdesshëm, nga pakujdesia për t’u arsimuar. Pa kujdesin me këto elementë jetësorë ata do të jenë një kontigjent problematik për shoqërinë shqiptare. Kjo ditë e sotme plot diell duket se dhe natyra buzëqesh me këta fëmijë pas atij shiu disa ditor. Kështu duhet të jetë çdo ditë jeta e tyre plot diell, plot gëzime. Por…ja që jeta nuk po u buzëqesh. Kujdesi ndaj tyre është i papërfillshëm. Artistët nuk kanë më shumë se çfarë t’u japin, përveç një këngë, një përkëdheljeje, një interesim, pasi vetë artistët sot janë pjesa më e varfër e shoqërisë shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora