Kulturë
Neki Lulaj: Çka po ruajmë ne nga tradita
E diele, 17.04.2011, 07:43 PM
Neki Lulaj
ÇKA PO RUAJMË NE NGA TRADITA
Po e thërras kujtesën t´ma kethej melodin e vjetër
dhe këngët kreshnike që u kënduan,me Lahutë
Kullat e gurit me frangjija,e istikame,
e odat ding me burra shtërngue…!
Metaforat rrjedhin si lumi n`gurgullim,
kur nënat i thurnin,pranë djepit,prej drurit,
duke i kënduar këngët nëpër rima,
dhe dëshirat që qunat të behën të ditur dhe trima.
Si relikte do ti ruaj Tirq Shokë e Jatagan,
e ti kujtoi tingujt e sharkisë shpresëdhënëse,
ku në orët e vona të natës në odat e burrave,
në Kullat e Gurit këndohëshin këngët e thureshin Balada.
Përpiqëm ti kthej fjalët e Besën e burrave,
të cilët kur u zotuan i mbajtën me xhelozi,
sa do të doja që disa Bestyni të Dardaneve,
te jenë prezente dhe ti zbatojm edhe tani..?
Do të doja që çdo gjë të ngelët e traditës,
se kështu me thellë do ti ngulim themelët,
e dijë se po fryejnë erërat e Euro -modernizimit
nuk e di vallë ndonjë gjë kombëtare a po na ngelët..?
Të tjerët traditë e kulturë,ruajnë me fanatizëm,
kurse ne i rrënojmë e groposim si „Cynami“Japoninë,
as Heroit e kombit nuk i ndërojmë një soj,
kur e dim se u martirizuan të gjithë për lirinë e popullit.
Flamur e Himn neve na u imponuan,
duke ju plotësuar dëshira kryeparlamentarit,
i cili kur ishte Dr. Ibrahim Rugova, në jetë
sejment e tij përdhosën Famurin e Dardanit.