E diele, 28.04.2024, 01:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shabani: Para Portretit të Nënës Terezë...

E shtune, 16.04.2011, 07:58 PM


Para Portretit të Nënës Terezë...

 

Nga Agron Shabani,  Gjermani

 

1. Është një natë e këndshme pranverore dikund në Gjermani...Muaji prill...Viti 2O11.Përjashta mban një mot i prajshëm me klimë të butë që i përkëdhel dhe ledhaton  madje edhe ato "ëndërralla të vogla" vegimtare dhe vezullimtare të kalamajve(femijëve) të mi në gjumë.Qielli mbi Gjermani kësaj radhe duket i kthjellët dhe tepër i thellë në horizontin e madh që fillon nga aty e nuk i duket fundi.Ndërkaq,  hëna e plotë ne mes dhe yjet(yjtë) e shumtë si një "zgjebë e madhe" vezulluese në qiellin e pafund .Duke lidhur "ura" dhe formuar "harqe" të ndryshme yjore ose galaktike ...Si dhe duke dërguar mesazhe dhe porosi të vazhdueshme hyjnore ose profetike nga qielli madhërishëm i Zotit:Sikur iu bëjnë "roje" lutjve, soditjeve, emocionëve, imprersionëve dhe meditimëve të mia gjatë kësaj nate të këndshme pranverore dikund në Gjermani. Para vetës e kam Portertin e shkëlqyer të  Misionares dhe Humanistës së njohur shqiptare-Nënës Terezë.Kësaj ´Mbretëreshe të Madhe´të paqes, dashurisë, mirëkuptimit, harmonisë, humanizmit dhe bëmirësisë së njohur globale ose universale.Kësaj shënjtëreshe të beatifikuar dhe "ortakeje të pakurorëezuar" profetësh të ndryshëm dhe perëndishë.Duke qëndruar gatitur dhe i përkulur para portretit të saj hyjni:I kam bëerë duart kryq në gjoks ku lutem dhe falem gjithë përkushtim dhe devocion për vetën, femijët, familjen, farefisin dhe popullin(kombin) tim shqiptar gjithandej.Lutjet e mia kësaj radhe me duket se bëjnë kryq në qiell.Aty (këtu..) janë edhe përsiatjet e ndryshme, tundimet, reflektimet e thella dhe përkushtimet..."Pellgu i madh" i gjakut të njohur arbëror.Palca e tij dhe limfa.Impresionet dhe emocionet e castit.Mburrja  dhe krenaria e njohur e të qenurit shqiptar. Perjetimet e thella, emocionet, impresionet dhe plazmimet e brëndshme së bashku me kushtrimet e njohura skeletore dhe gjenetike. Në anën tjertër ndëerkaq, duke e shikuar dhe soditur dikund thellë Figurën dhe Portretin e shkëlqyer të Nënës Terezë:Me ngjanë në portretin e famshëm të Maria Magdalenes.Të Juditës, Esterës dhe Anës së bukur-profeteshë.Me ngjanë madje edhe në Mona Lizen e bukur të Leonadrdo da Vincit të Madh që është gjithmonë e bukur,  e dashur, aktuale, koherente, vokale, eksplorative, impulsive, lukrative, ekselente, sensuale, sakramantale,  e hyjnishme dhe meditative në kuptimin e asaj që me mesazhin, karakterin, hyjninë dhe profecinë e saj sublime dhe tepër ekselente:Vazhdimisht i përmirëson , eksploron dhe korigjon njerëzit, jetën, botën, kohën dhe ambientin e përgjithshëm njerëzor.Nëna jonë Terezë...Arketipi, simboli dhe sinonimi me i shkëlqyer dhe më kuptimlotë(emblematik) i paqes, humanizmit dhe dashurisë së lartë(hyjnore ose profetike) në kohën dhe botën tonë.

 

2. Ditë me parë bukurive dhe atraksionëve të njohura njerëzore, natyrore, sakramentale, kulturore, arkitektonike dhe historike të qytetit të njohur të Augsburgut në Gjermani me tërë mesazhin,  shkëlqimin  dhe impresionin e saj global ose universal iu shtua edhe shtatorja e bukur e Nënës Terezë në qënder të qytetit të lartëpërmendur gjerman.Haleluja!...Se këndejmi,  " kudo që të shkojmë dhe shetisim ... rreth e përqark vendëve ose meridianëve të ndryshme të botës...Mund të hasim dhe takojmë qytete apo vendbanime të ndryshme pa ura,  pa kala, pa lumenj,  pa faontana , pa bedene ose kështjella të ndryshme dhe fortifikata...Ama, askund në botë nuk mund të hasim qytete ose vendbanime të ndryshme pa Zot,  pa tempuj,  pa faltore, pa fli,  pa lutje, celebrime  të ndryshme ose pa urata." Thoshte dikur Plutarku.Dhe..qyteti i njohur i Augsburgut në Gjermani fal Zotit i ka të gjithat.Urat, tempujt, kështjellat dhe pallatët e shkëlqyera.Kishat dhe shtëpitë tjera të Zotit pa dallim.I ka fontanat, parqet, biblotekat, universitetin, studentët, profesorët, akademikët, libraritë dhe fabrikat e shumëta...Por tashti e ka edhe shtatoren e shkëlqyer të Nënë Terezës.Respektivisht,  bukurinë,  dashurinë, hyjninë dhe profecinë e njohur të Nënës Terezë qe e prekin dhe arrijnë të Lartën.Në fund të fundit:Në dashuri, mirëkuptim dhe harmoni kemi lindur dhe jemi krijuar dhe në mirëkuptim, paqe, harmoni dhe dashuri do të rritemi dhe shkëlqejmë.Dotë thoshte atëbotë Shileri i Madh nga Gjermania.



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora