E diele, 28.04.2024, 03:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Nimfa Hakani: Ty të falem Bacë!

E premte, 15.04.2011, 07:57 PM


Ty të falem  Bacë!

                       

(Kushtuar Adem Demacit)

                                                 

Nga Nimfa Hakani

 

Hej, Ti zani i vjetër,

që din,  mirë me u përmbajt!

që din,  ulërimën në grykë ta mbytish,

që din, dhimën në shpirt me e ndalë,

që din, plumbin për vllaun, në elegji ta kthesh!

 

Hej Ti Bacë,

 Piskama e motit!

Hej ti Bacë,

Zani i shpirtit!

që tallazin e fortë, ma qetove,

më sy të përlotun, t’i ndigjoj fjalët hyjnore,

që në eter,

dridhshëm u shpërndanë,

e shpirtrave tanë,

shpresën ja rikthyn,

se zani i shqipes,

kurrë s’do me rreshtë. . .

 

I mjeri ai,

n’vend tij, s’do desha me kenë,

kur  vaji yt mori dhenë,

ma mirë, i  dekun  unë  t’isha

diku pa emën a nishan,

  baltën e ashpër të tokës Nanë,

Se sa kaq hidhur,

t’më vajtojshin të gjallë,

e  për katakomb,

t’kisha shkëlqimin e randë.

 

Në gjunj ty t’përkulem,

E të bardhat flokë të shoh,

që vitet e  randa,

e të pakënduemet kangë,

boll  ti fisnikëruen,

Shoh shpirtin tand të çimentuem,

që diti, dhimën e teskajshme të humbjes,

në kangë elegjike, të fortë ta nxjerri.

Shoh kokën tandë martire,

kur në kryq u munduen me e mbërthue,

 qafën s’e përkuli, e si nji shenjtor ,

  fjalë mëshiret asnji s’lishoi,

për të përligjur  njata që  rand e fyen!

 

Shoh sytë e tu, që në mes të dhimës,

ndricojnë tan zjarr,

natës i japin dritë

e të verbnit, ja bajnë udhën vaj!

 

Në gjunjë,

Ty të falem Bacë !

Ty, të lutem!

Kangët e paknueme te zemrës,

të na i falish,

Prej shpirtit tand,

krejt ti ti nxjerrish,

  flatrat  e Shqipes,

me gjithë prangat e randa ,

në të brishtat kambë,

Në qiellin tonë të dlirë,

përsëri, krenarisht të rrahin 

  të naltën majë, të malit Korab!

Për Ne,

në ty dyja anët,

 përditë fluturimin  me ja u pa!

 

Note : Kjo poezi është shkruar më Nendor 1990,

pas letrës  të hapur të Adem Demacit drejtuar Kadaresë



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora