E shtune, 27.04.2024, 04:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXV)

E marte, 12.04.2011, 07:58 PM


Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXIV)

 

Nga Mejdi Asllani

 

Të nesërmen në ora 7.00, shkova në shtëpinë e Murat Ajvazit. Sepse ashtu ishim marrë vesh. Më ftoi në dhomën pritëse dhe i tha të shoqes të ma pjek një kafe. Ndërkohë arritën edhe mjeshtrit si ia ndërtonin shtëpinë e re.

Pasi i udhëzoi mjeshtrit dhe punëtorët u kthye në dhomë. Në ndërkohë unë e kisha pirë kafen dhe isha duke bisedua me bashkëshorten e tij të cilën e kisha njohur edhe para martesës, sepse në gjini ishte fqinje e gruas time.

Murati më tha të nisemi për në Gjilan, ku ai kishte një shok me ma shumë kompetenca, në sistemin Millosheviqjan. U nisëm për rrugë me veturën e Muratit. Gjatë rrugës e pyeta se cili është ai shok i tij dhe nga është. Më tregoi se ai na qenka vet Faik Jashari nga fsh. Zhegër të Gjilanit por paska jetuar dhe martuar në Serbi.  Tani e paskan pruar e vendosur në detyrë në Gjilan, si shef të entit për punë Sociale. E pyeta nëse ai Faiku për të cilin nuk kisha dëgjuar më parë, e ka një vëlla në kuvendin komunal të Gjilanit në detyrë vozitësi, me emrin Emrush Jashari. Më tha se po. me që Emrushin e kisha pasur vozitës kur kam punuar në drejtorin për urbanizëm, propozova ta marrim me vete që edhe ai të intervenoj për mua. Murati ra dakord.

Tani Murati unë dhe Emrush Jashari shkuam drejt në banesën e Faikut I ramë ziles dhe dikush na tha të hyjmë. Mua më dhanë përparësi të hyjë i pari. Po sa e hapa derën e korridorit të drejtë për në sallon. Pash se në mes të sallonit ishte e ulur një vajzë me flokë të gjata, e moshës rreth 13-14 vjeçare. Ishte e ulur në mes të sallonit me shpinë kah hyrja në sallon dhe shikonte televizorin përball. Po sa kaluam korridorin dhe arritëm në hyrje të sallonit, vajza me një lëvizje të çuditshme a kthye kah ne, për të na shikuar. Unë u shtanga në vend, sepse ajo kishte qenë me sëmundje psikofizike, e gjymtuar ashtu keq, sa që unë nuk kisha parë as nëpër maskenballe. Isha në dilemë ta bëjë edhe një hapë para apo të kthehem mbrapsht?. Emrushi si ishte prapa meje, e vërejti dilemën time dhe më shtyu në shpinë për të ecë para. Kalova rreth vajzës dhe u ula në kauç. Të njëjtë e bënë edhe Murati dhe Emrushi. Dikush i telefonoi Faikut dhe ai shpejt erdh në shtëpi. Na përshëndeti me mirëseardhje. Gruaja e tij kishte qenë Serbe dhe nuk ndodhej në shtëpi, prandaj edhe nuk kish kush të na ofroj kafe. Filluam me një her bisedën rreth problemit tim. Edhe ai si edhe Murati më parë. Më premtonte se nuk ka me më gjet gjë, as mua po as djalin. Thoshte se ai do të bisedonte me policinë e Prishtinës. Pos kësaj, agjitonte të më përvetësoj në politikën e tyre. Duke më premtuar edhe punësim të mirë etj. Unë atë politikë e kisha shijuar me gjoks e me shpinë edhe shumë vite më parë. E konsideroja si gjënë më të fëlliqur që e bënë njerëzia. Por asnjë herë nuk më kishte shkuar ndërmend se edhe Zoti e gjykon dhe dënon aq ashpër qasjen antikombëtare të individit, ndaj kombit të vet, në favor të armikut të njerëzimit. Si që ishte Slobodan Millosheviqi dhe gruaja e tij.

Gjerë sa Faiku apo Murati flisnin unë e shikoja vajzën e ulur në tepih në mes të dhomës dhe zhytesha në kujtime. Eh se si i merë në qafë fëmijët e vet, një baba gjakprishur. (për ata si nuk e dinë kush është Faik Jashari; Faik Jashari ishte pjesëmarrës në Rambuje në grupin e delegacionit Serb,)

Pas një ndeje prej afro një ore, kërkuam të na liroi të ikim. Duke ju falënderuar për mikpritje. U ngritëm dhe dolëm nga banesa e tij në katin e pestë në qendër të qytetit. Murati më paralajmëroi, se dëshiron ta vizitoj një motër apo kushërirë të afërt, në komunën e Dardanës, në një fshat afër Strezofcit. Po sa u futëm në makinë dhe u nisëm më tha:

-                           Atje ku po shkojmë, ata ty nuk të njohin, prandaj unë po të prezantoj si ministër i punëve të brendshme të Serbisë. Ti mos fol fare.

-                           Ahiiii bre.

-                           Çka u bë? Çka të ra ndërmend?

-                           Pasi ardhëm këtu, duhet të shkoj gjer në Vrajë, aty e kam një kushëri, do ti a kërkoj do pare, se ku ta ditsh se si më bëhet puna e të ua lë te shtëpia.

Vet me veti mendoja, eh sa poshtë kam ra, të kërkoj mëshirë nga njerëzit më të fëlliqur të kombit Shqiptar.

Mirë, më tha, këtu e ke më afër. Sigurisht se e kishte vërejtur se jam nxirë në fytyrë nga mërzia.

Në dalje të Gjilanit ma ndali Veturën dhe më tha; ja këtu ndalën autobusët për Vrajë, dhe shkoj.

Nuk vonoj shumë dhe mërini autobusi si shkonte për Vrajë, hyra në të dhe pak para mbrëmjes arrita në Vrajë. Gjer sa shkoja te furra e kushëririt, shihja rreshta të gjatë qytetarësh para shitoreve dhe furrave të bukës. Tani në Kosovë nuk ishte ashtu. Sepse Kosova ishte shëndru në një magazinë rezervë për Serbinë, kishte miell dhe gjëra ushqimore sa të duash, të cilin Serbia do të ua merrte kur të doja. Por tani i nevojiteshin devizat e Kosovës, që i merrte nga tregtarët tonë.

Kur arrita te fura e Gjemajl Shëgjeqit kushëririt tim, Gjema u gëzua shumë me që kishte gjashtë muaj si nuk kishte qenë në shtëpi të vetë në Planejë.

-                           Gjemajl, unë kamë një hall, kam ardhur me ti kërkua do pare sepse, donë me më burgosë bashkë me Bekimin, prandaj po më duhen që së paku bekimin ta dërgoj për në Shqipëri dhe ta shpëtoj nga kthetrat e milicisë.

-                           S’ka problem, sa të duhen?

-                           Mendoj se nja 600 marka më dalin mjaft.

Nxori kuletën dhe pa fjalë mi dha 600 marka gjermane.

-                           Gjemë unë tani duhet të shkoj për Prishtinë,

-                           Jo tani është vonë kurrsesi nuk do mërish në Prishtinë sepse nuk ka autobusë, sonte do të bujshëm tek unë e nesër në mëngjes shkon.

Ashtu edhe u bë, në mbrëmje dolëm ne një kafe të rakisë. Porositëm nga një gotë raki dhe filluam të pimë, por nuk na linin rahat serbët si ishin aty. Një nga një vinin dhe ia kërkonin Gjemës nga një cigare si Gabel. Ata që vinin më vonë, po sa hynin në derë të kafes. Ia shanin nënën Milosheviqit, duke thënë shih se çfarë na bëri. Dikur e pyeta Gjemën, çka kanë këta? Mbase po e shohin të shkruar diku në murin ballor, të gjithë të sharat e njëjta. Jo ebo, por u ka ardhur puna me cofë për bukë edhe te unë në furrë marinë bukë veresie e kur nuk mi paguajnë. Po si po ke llogari ashtu? Shteti na e ka dhënë miellin pa pagesë e nga ajo po nxjerrim diçka.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora