E shtune, 27.04.2024, 07:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Petraq J. Pali: Një lindje e vështirë!

E marte, 12.04.2011, 07:24 PM


Petraq J. PALI

 

Një lindje e vështirë !

 

Shtatëmëdhjetë vjeçe ishte ahere Luiza dhe ishte në vitin e tretë të shkollës së Mesme në një nga Teknikumet më në zë të asaja kohe në Tiranë.

Ajo, vinte nga shtëpia e fëmijës dhe për të tria po thuaj vitet ishim bashkë në të njëjtën klasë.

Ka qënë viti 196... pikërisht në prag të vitit ri kur ndodhi edhe ngjarja.

Luiza, ishte vajza më e bukur e klasës sime e pse jo edhe e gjithë shkollës,ajo, ishte konviktore si edhe unë.

Desha të përshkruaja sadopak hiret e saj,ato hire që sa të jem gjallë në jetë të jetëve do ta kujtoj,dhe do ta mbaj e do ta ruaj në shpirtin tim si një vajzë etalon, e kompletuar e plot sqimë, e bukur, e zgjuar dhe plot vyrtyte, shkëlqente në mësime në sjellje dhe me plot gojën desha që historinë e saj ta them ashtu siç edhe ka ndodhur, mbasi dua ta rrëfej atë të vertetë qe ka me se 50 vjet që e mbaj në gji gjithmonë.

Me pak fjalë më mundon në ndërgjegje ajo ngjarje e trishtueshme ku edhe unë pa dashur u bëra personazh i saj !

Luiza, u dashurua me mikun dhe shokun tim të fëminisë CK(sot nuk Jeton) qysh në vitin e dytë, ai, ishte po nga qyteti im.

Natyrisht,më mirë se unë asnjë nuk mund të dinte mbi historinë dhe dashurinë e tyre, dashuri kjo, që kur nuk pati fatin e të gjitha dashurive, kjo dashuri dështoi që në embrion.

Luizën, e paskishte lindur e ema si rezultat i një dashurie ne adoleshencë të saj, kur ajo s’ishte as gjashtëmëdhjetë vjeçe,dhe si e tillë, ajo e kishte braktisur qysh dy ditshe duke e lenë para maternitetit të Tiranës aty nga mesnata me një letër të shoqëruar në pelenat e fëmijës...Fëmija u gjënd me një gërvishje gjaku në mollëzën e djathtë të faqes, e cila ju bë më vonë si një shënjë e bukur në formën e një zëmre më pas, sa aqë më tepër e hijeshonte..

Foshnja u gjënd gati e ngrirë në mëngjes nga personeli shërbimit mjeksor dhe falë kujdesit të madh të vetë shtetit dhe fatit të saj ajo,mbijetoi.

Shteti si gjithmonë në kësi rastesh i dha Luizës dashurinë prindërore, e mori e rriti e edukoi nëpër qëndrat e edukimit të shtëpisë fëmijës si në Vlorë, Sarandë, Durrës e gjetkë deri sa sërish erdhi në Tiranë me bursë shteti në Teknikumin tonë.

Ajo, kurrë nuk mësoi dicka të re për nënën e saj, me gjithë që plagën e kishte të madhe në zëmër dhe si e tillë krejt shoqëria miqësia ku u rit ndjente për të nostalgji, duke i dhënë të gjitha simpatitë dhe dashuritë njerëzore.

Luiza, ngeli shtatëzanë me CK,qysh në vitin e dytë dhe si e tillë pati shumë probleme shoqërore, mirpo të qënurit si vajzë nga shtëpia e fëmijës, shteti do të merej domosdo me mbrojtjen dhe sigurinë e saj.

Gjat gjithë verës ajo ndënji ne iternat me disa shokë e shoqe të të njëjtit hall, ata që nuk kishin strehë tjatër veç se me mbështetjen e shtetin e kalonin verën aty ose nëpër kampe verorë ose gjetkë, por edhe në pushimet e dimrit në kampe dimërore.

Ndërkohë që Luiza, këmbënguli dhe me gjithë presionet e njerëzve të shtetit që mbronin të drejtat e grave dhe vajzave sipas ligjeve ne fuqi, që pyesnin me forcë për atësinë e fëmijës,presione këto sa po thuaj e çmëndën fare, ajo nuk pranoi të nxirte autorin ose më mirë të themi babanë e fëmijës që kishte në bark.

Kjo, për shumë arsye. Arsye që më vonë i quajtëm pa baza ?

U bë problem i madh, u akuzuan dhe u shtrënguan apo u morën në pyetje shumë njerëz për të,qofshin këta edhe mësuesa apo...hetuesa që e thërisnin vajzën në pyetje për të mësuar të vërtetën, ndoshta edhe para shtatëzanësisë,kur për të dëgjoheshin aty këtu fjalë jo të mira,natyrisht në pyetje morën edhe CK,enë e pse jo edhe mua, mikun e tyre..!

Ne ishim që të gjithë adoleshentë në atë kohë dhe gjykimi jonë natyrisht për kësi punësh ishte minimal. Si CKja, por dhe unë thonim të friksuar gjithmonë kur na pyesnin se nuk dinim gjë rreth kësaj ngjarje,gjë kjo, që u jepte mundësinë operativëve apo hetuesve të na kërcënonin akoma më shumë, bile duke na rrahuar mbarazi e sistematikisht sa herë ishim në hetim të tyre.

Ndërsa unë dija gjithcka mbi lidhjet e tyre intime po kurrë nuk e hapa gojën,deri sa më përjashtuan edhe nga shkolla.

Ku takoheshin si takoheshin dhe kur takoheshin unë dija çdo gjë me përgjegjesi..! Bile, isha njeriu që i ndihmoja dhe u krijoja kushte të favorshme për takimet e tyre të shpeshta, falë një kushuriut tim që kishte një dhomë beqarësh në Komb Stalin...!

Mirpo, Luiza, nga ana tjatër duke marë parasysh jetën e të ëmës që e kishte braktisur në kushedi se çfarë rrethanash,rrëzonte çdo version dhe nuk donte ti jepte kërkujt llogari, për ç’ka i kishte ndodhur, qoftë edhe shtetit vetë që e kishte rritur ,fundi fundit ishte një zgjidhje e saj dhe një problem privat,ishte një tip interesant dhe shume e vendosur,ajo i pat thënë CK, që të mos tronditej për ç’ka kishte ndodhur, i ishte lutur atij që të ndiqte shkollën pa as më të voglin shqetësim dhe duke kaluar koha le të gjykonte për më pas.

Unë thoshte ajo, do ti dal për zot fëmijës tim sikur edhe të vdes në çast !

Detyrimisht, Luiza e nderperu shkollën, bëri nja dy muaj në vitin e tretë dhe shteti e hoqi për s’di se ku.

Na u desh shume kohë, mua dhe mikut tim CK, të mësonim vëndin ku e kishin çuar po thuaj të izoluar shoqen tonë Luiza K., e cila, nën rregjimin e egër Policor nuk kishte të drejtë të komunikonte me kërkënd.

 

2- Vendimi për përjashtimin tim dhe të mikut dhe shokut tim të fëminisë CK,nga shkolla na tronditi kaqë fort sa na u deshën vite e vite të mernim veten, unë, se miku im ndëroi jetë në lulen e rinisë, pikërisht në një kohë që dha dhimbje të pa parë gjithëkujt që u bë pjesë e kësaj drame apo histori njerëzore..!

Ne u përjashtuam, me një ceremoni si shëmbull, na nxorën para shkollës në një reshtim po thuaj ushtarak, ku nuk mungonin as disa civila të veshur me “peliçe” meshini pilotësh*(*kaleca) e ndër ta edhe nja dy policë të veshur me uniformë.

Me pak fjalë u bë si një gjyq shëmbullor ku “viktimat’ ishte CK, ja dhe unë.

Foli, sekretari i partisë shkollës, foli drejtori, foli kujdesatari i konviktit, foli një vajzë maturante që ishte sekretare e shkollës, foli në atë “miting” edhe nje nga seks. i arsimit, e më pas foli edhe një nga ata me peliçe meshini....!

U akuzuam, si prishës të regullit dhe të “dmokracisë”në shkollë, u akuzuam si mbartës të ideologjisë borgjeze dhe mbi të gjitha u akuzuam si shkakëtarë të një mikrodegjenerimi moral....?

Përse nuk e morëm vesh kurrë ?

Kërkova fjalën para atij auditori “policoro_ushtarak” po s’ma vari njeri, bile kishte edhe nxanësa që na urryen pa asnjë fakt, u bë pak zallamahi dhe sekretari i byrosë Partisë doli aty për aty me një propozim të dytë që të përjashtoheshim nga të gjitha shkollat e republikës, mendim ky që më pas u kthye ne VENDIM !

Deshëm s’deshëm që atë mbrëmje u larguam për në familjet tona.

CKja u prek shumë, bile më tha me plot ndergjegje dhe dhimbje se për fajin tim u ndëshkove edhe ti....gjëra që ndodhën i thashë.

Pa mbritur mirë në qytetin tonë doli komunikata e Ministrisë Arsimit, ku bënte fjalë ndodhinë në teknikumin tonë, shtatzanësinë e LK, si edhe për përjashtimin tonë duke shkruar emrat me iniciale....të meret shëmbull thoshte komunikata nga filan Teknikum ku njëzëri përjashtuan nga shkolla njëherë e gjithmonë disa rrugaçë që prishën rregullat....!

Ku të veja unë i ziu, pa hëngër kumbulla më ishin mpirë dhëmballët.

Më tepër kisha frikë nga familja dhe me vinte keq që mërzita prindërit, por e ndieja vetn pa faj dhe thashë të dalë ku të dalë.

I vura një gur zëmrës dhe prisja çdo të ndodhte, për ndonjë punë nuk bëhej fjalë, e kush mund të merte ne punë dy djem të përjashtuar nga shkolla, e aqë me keq për “qëndrime” morale të dobët, shoqëria jonë “socialiste” nuk i pranonte të tilla gjëra, por me keqja ishte se edhe në lagje do të shikonin vëngër, bile edhe mund të të provokonin dhe më pas të të syrgjynosnin burgjeve apo internimeve....na ruajtë zoti.

Ditët vazhdonin mbas njëra tjatrës, bile u rralluan edhe takimet me CK, ai kishte jetën e tij dhe unë timen.

Ai, kishte pësuar një farë shoku, dhe ishte bërë si i hutuar, besoj se e mundonte miqësia dhe mungesa e saj me Luizën dhe kishte të drejtë e besoja deri sa duheshin pse të përfundonin kështu, më dhimbte në zëmër për ta .

Ndërsa unë nga ana tajter i kisha thënë mendjes ikë pirdhu, të dilte ku të dilte...vetëm ëndëroja çdo ditë që sa më parë të më mernin ushtar.

Endesha rrugëve të qytetit, dhe s’ma mbante të bëja edhe ndonjë propozim ndonjë vajze, se gjithmonë kujtoja ata me “peliçe lëkure”.

Po afrohej viti i ri, me sa kuptonim ahere unë dhe CKja kur takoheshim bënim llogaritë e ditëve dhe muajve se kur do të lindte Luiza, gjë për të cilën as kishim dijeni ku ishte si ishte dhe ç’farë kishte ndodhur me të.

Por si i thonë fjalës nga njëherë fati të del para pa e kërkuar. Dhe ja si ndodhi :

Para vitit të ri, takova rastësisht një ish nxanëse në klasën tonë e cila kishte ardhur me pushime nga Teknikumi.

Më pa sy më sy dhe nguroi të më fliste. Isha mirë e bukur veshur, i qetë në mendim dhe aty për aty më hipi një inat i madh, e ndjeva veten të përbuzur...kthehem nga mbrapa dhe e kap nga krahu....Donika...pse nuk më flet....a më njef mua....deri dje ishim shokë....kaqë u kanë friksuar...më vjen keq që të katandiseni kështu....!

Ajo, ndaloi, me hodhi dorën në qafë dhe me plot kulturë e mirësjellje më thotë duke me folur në emër....më fal mendova se ishit Ju, që nuk donit të më takonit mua....!

Më la dopjogjashtën në dorë, Donika ishte bijë e një të madhi në qytetin tonë, ishte vajzë e bukur dhe ishte më e shkëlqyera nxanëse në mësime.

Më pyeti, për CKënë, për të cilin foli me shumë konsiderata dhe duke më thënë dhe shprehuar keqardhjen që na kishin përjashtuar si mua edhe atë.

Ne më tha ajo, sinqerisht si shokë e ndiejmë mungesën tuaj, ai, ishte një veprim i nxituar dhe pa asnjë bazë...!

Ke të drejtë i thashë...kështu e kanë “revolucionet”.!

Më pyeti, me shumë mirësjellje dhe buzagaze...se a dinim gjë për Luizën, dhe donte të dinte nga unë mendimin e CKësë, për të.

Unë i thashë se CKja po e vuan mungesën e saj !

Ajo, për ato pak minuta më tha dhe më shprehu mua gjitha konsideratat e gjithë klasës, keqardhjen që ata ndien dhe më uroi të kemi fat.

Ndënja i hutuar dhe i zgjata dorën për ta përshëndetur....ajo,mu afrua dhe më tha në vesh me zë të ulët....Luizën, e keni të izoluar në konviktin e shkollës bujqësore në Bulqizë ku punon si pjata larëse dhe është në vëzhgim të DPMB.... mundohuni ta takoni para se ajo të lindë....!

Nga unë Ju nuk dini gjë dhe nuk kemi biseduar kurrë....mirupafshim.

U përshndeta me të dhe ndënja si i hutuar....bile pa e falenderuar fare.

Ajo, më pa turbullimin tim dhe u ktheu kokën nga mbrapa duke ma bërë me dorë e përshndetur nga larg me një buzëqeshje miqësore por edhe të ëmbël.

Diçka më lëvriu në shpirt, një zjarrm dhe një zë nga brënda sikur më thoshte...vëre veten në pozicjonin e CKësë...shiko sa dhimbje do të ndiesh...nxitova për tek satacioni i autobuzave të shkoja sa më parë të jepja sihariqin mikut tim, i cili e shikoja se çdo ditë që kalonte vuante me shumë.

Hypa në autobuz dhe mijra mendime më erdhën rrotull në trurin tim të lodhur e të munduar dhe plot stresse....hedh sytë nga xhamat, deti ishte me nje suprinë të bujtë të qetë, dhe aty këtu disa lelekë dhe çafka tureshin për ndonjë sardele.

Dielli po perëndonte dhe horizonti kishte marë një ngjyrë të artë...qyteti po zbukurohej se priste vitin e ri.

Zbërtheva jakën e palltos dhe zbrita një stacion para se të veja në Ujë të Ftotë tek shtëpia e mikut tim ti thonja sihariqin, atë sihariq që atë po e dërmonte shpirtërisht dhe fizikisht. Erën e detit dhe të ftotin nuk e ndieja fare, vazhdova të ecja mbi rërën e lagur aty ku valët shushurinin njëra pas tjatrës deri sa mu lagën edhe këpucët...mëndja flutoronte gjetiu !

Shpesh miku im CK,më thoshte....po çmëndem, më vjen të vras veten, nuk e di se çfarë e shtyu Luizën që të mos thoshte të vërtetën...mirë ajo po pse nuk dola unë dhe t’u bërtisja shkollës nxanësave drejtorisë, kalecave se unë jam babai i fëmijës që ka në bark Luiza K...pse u friksova nga kush...dhe pse...?Pse kalova në heshtje dhe miratova porosinë e saj ...nga frika nga enesërmja nga se “ thuajmë...?

Përpiqesha herë mbas here sa e takoja ti thonja të qetsohej por ishte e pa mundur....ai, mendonte për Luizën që s’kishte njeri në këtë botë, mendonte gjëndjen psikologjike dhe të mjerushme të saj....nëna e kishte tradhëtuar....jeta po njësoj...tani edhe i dashuri...nga do ajo, ndjehej e tradhëtuar...bile edhe nga vetë shteti që i kishte si nënë edhe si babë...po po edhe nga vetë shteti ?

Ksaj pyetje i përgjigjej qetë....

JO ! JO ! JO ! Me sa kam kuptuar:

Ajo, nuk deshi të ekspozonte mua, që unë të mbaroja shkollën ajo, të ndëshkohej dhe më pas.....”lumturoheshin”, ndërsa shteti..... ç’kërkon shteti xhanëm ?

E gjeta diku në një klub të lagjes, mbasi e ëma më tha që kishte dalë, bile ajo më tha e më porositi për gjëndjen e tij të trazuar dhe të turbulluar, të lutem më tha ndihmoje, është bërë i pa durueshëm, gjthë ditën lexon, ankohet, grindet, qan....e shikoj që do të më sëmuret...!

U mundova ta qëtësoja mamanë e tij, e cila kishte pasë qënë edhe mesuesja ime e respektuar....por ajo e vuante gjëndjen depresive të të birit.

Kishte para një kafe dhe një konjak....u ngrit më këmbë duke zgjatur duart sa u futa në lokal...më rrëmbeu në krah me të puthuara e me sytë e lotuar dhe gati sa nuk qante....po ku je o ...derëzi e punëzi...na harove fare, u bëmë për të puthur...!

U ula duke qeshur e duke e përqafuar fort, por edhe e nuhata se s’ishte kërkund dhe ishte shume i shpërqëndruar.

S’dija nga të zija muhabetin, t’ja thonja troç, pata frikë se do pësonte ndonjë të pa pritur, e dija se po vuante prej kohësh të merte lajm prej saj...!

Gjeta fillin e i them do të të them diçka por kurrë mos më kërko burimin ku dhe si, e qysh e mësova.

U ngre më këmbë....më psikologjisi...aman më thuaj ku ndodhet Lizi....!

Premtomë që kurrë nuk do të më pyesësh si e mësova...!

Qeshi sa kishte në kokë. ktheu me ex konjakun dhe bërtiti kamarjerit....na sill edhe dy dopjo këtu.

I thashë se shteti Lizin, e ka çuar për të lindur në Bulqizë, e ka punësuar aty dhe pret sa të lindë, burimi është i sigurtë kaqë.

U ngrit më këmbë duke kthyer dopjon të cilën unë ende nuk e kisha vënë në buzë....më puthi sërish duke më thënë...shpenzimet janë të miat....nesër mëngjes do të nisemi sikur edhe të na bëjnë mishin copa....më ke shok merëm mbrapa, do më lehtësosh shpirtin.

Aty, për aty vendosa e i them as mos e vurë në diskutim, ne jemi të lirë dhe shkojmë ku të duam dhe sa herë të duam....!

Kështu e lamë, të nesërmen u nsimëm me autobuzat e Rrogozhinës qysh më pesë të mëngjezit...!

 

 

EPILOG

 

Rruga për të mbritur në Bulqizë për të takuar Lizin fatkeqësisht nuk na eci ashtu siç edhe parashikuam une dhe miku im CK.

Në tentativë për të hypur në tren ai, u aksidentu dhe vdiq në vënd në sytë e mi.....!

Akoma në gji e kam dhimbjen për të, më iku para syve dhe nuk di si edhe qysh rrëshqiti...pikërisht kur treni ende nuk kishte ndaluar. A mos vallë bëri vet-vrasje ?

Shpesh kam pyetur Zotin për këtë....por fatkeqësisht përgjigje ende nuk kam marë.

Ai, iku nga kjo botë me merak të madh në zëmër.

Ju përgjigja Policisë dhe Prokurorisë duke dhënë identitetin tim dhe të viktimës....ndënja gjithë natën aty, lajmërova “mandaten” tek të afermit e tij me anë të shoferave të autobuzave.

Dhe prita sa e sollën nga morgu i Durresit mbas ekspertizmes, ku së bashku me familjarët të nesërmen, u bë edhe varrimi i tij, një varim ky që ka ngele në mëndje të gjithë qytetit.(mbasi u mesua edhe historia e... dashurise tij)

Kaloi java dhe unë duhet të mbaroja domosdo një amanet që më mundonte në zëmër...duhet urgjentisht dhe me çdo kusht të lajmëroja Lizin, e cila shpresonte se do ta shifte të dashurin e zëmrës një ditë, atë të dashur që iku pa mbushur ende tetemedhjetë vjeç.

Shkova e takova pa problem dhe pa më thënë kush asgjë....ajo ishte në ditët e lindjes së saj.

Tronditja e saj “kur mori lajmin”për të ishte e pa kufishme....ajo, qysh atë moment u trasferua urgjent me elikopter për në Tiranë.

Gjëndja e saj bëri jehonë....ishte gati duke vdekur...ajo lindi me operacion mbas shtatë ditësh nga ditët e saj.

Unë më pas ika ushtar.

Jeta na ndau dhe nuk isha në gjëndje të mësoja më shumë për të.

Mbas me shume se pesëdhjetë vjetësh mësova rastesisht dhe për fatin tim të mirë, nga emisioni Njerez te Humbur, se nëna e saj e kërkoi dhe e gjeti LIZIN, ajo e dalloi dhe e gjeti...vetëm nga shënja në formën e zëmrës që kishte në mollëzën e faqes....këtë, shënjë ja kishte bërë vetë dhe me qëllim e ema duke e kafshuar në momentin që e la para maternitetit për ta dalluar dikur..

Liza e fali nënën e saj, e cila ishte martuar dy here dhe kishte femije me te dy burat, ndersa ajo nuk u martua kurrë dhe sot gezon djalin e vetëm, emri i te cilit eshte pikërisht CK...!

 

Amin !

 

pjp

Janar 2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora