E hene, 29.04.2024, 11:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Petraq J. Pali: Gra me “bikutina”

E diele, 10.04.2011, 07:39 PM


Petraq J. PALI

 

Gra me “bikutina”

 

Natalen, me “bikutina” e pashë për të fundit herë, futur në Ambasadën Gjermane në ato ditë tmeri për Shqipërinë, ku dyert e shtetit përfundimisht po shqyheshin .

 

Ndalova këmbët në trotuarin para ambasadës dhe nëpërmes kangjellave te larta prej hekuri dhe asaja turme të irrituar dhe zhurmës së madhe që bënin “tradhëtarët”që u arratisën nga atdheu munda të dalloja pranë saj edhe të ëmën z. Rozalinja, një grua ruse shumë të bukur e ngelur pa burrë gjat ngatëresave me ata, (rusët) buri i së cilës pat qënë ushtark i lartë para se të ndodhte prishja e madhe. Ai, vdiq aksidentalisht pa mësuar se ç’farë i ndodhi të shoqes, vajzës dhe popullit tonë më pas.

 

Për çudi edhe në oborin zhurmues të asaja ambasade si Rozalinja edhe Natalia, kishin një dëng me “bikutina” në kokë, thua se po shkonin në ndonjë koncert apo ballo, kjo ishte edhe e veçanta e tyre që unë edhe i dallova nga larg.

 

Z. Rozalinjë, ishte e veçantë në atë qytet, kur pësoi edhe humbjen e madhe me vdekjen e të shoqit, gjithsesi veshur e tëra në të zeza e ngrysi si e ngrisi jetën. Pushteti me thënë të drejtën nuk e trajtoi « ruskën » e veçantë si të përndjekur mbas vdekjes së të shoqit, për vetë arsyen se atij, të ndjerit, nuk i nxorën ndonjë kleçkë a gjë më pas.

 

Ishim mësuar që si ruskën dhe të bijën që ishin si dy pika uji, ti shikonim  çdo mbas dite mbas pune kryesisht në periudhën e ngrohtë në xhiron e vogël buzë detit . Kjo periudhe e ngrohtë në qytetin tonë, ishte e gjatë se qyteti kishte afersisht 300 ditë me diell, kështu që ato, dilnin po thuaj për natë.

 

Natyrisht, prezenca e tyre mëmë e bijë binte në sy në tërë qytetin, qoftë pse dalloheshin se ishin të huaja, qoftë nga bukuria që verbonte dynjanë, por edhe nga veshja e tyre e cila ishte ndryshe, ose komplet ndryshe nga e pergjithshmja. Gjithmonë, ato mbanin si në dimër edhe në verë veshje provokuese, ose të paktën kështu na dukej neve në atë kohë mbasi të gjitha grate e vajzat e qytetit kryesisht visheshin më rendë, pa ekspozuar llërë e kofshë, ndërsa Rozalinja edhe Natalia e kishin veshjen e tyre të ‘’ëmbel’’ pa ju a bërë tër veshi.

 

Ti shikoje gjysma e gjokseve jashtë, e expozuar edhe në dimër të ftohtë dhe acar, pa le fustanat e çara deri në rëzë të kofsheve,të dukej sikur e bënin kastile të çmëndnin njerëzinë. Nuk kuxonte dot kush tu thoshte mashalla, se ato kishin gjithmonë miqësi me njërëz që vinin në pushtet më cdo kohë, qofshin këta sekretarë të parë, kryetarë komitetesh, drejtora, shefa apo edhe kryetarë degash…të gjithë këta madhorë, ndienin për to një farë ‘’respekti’, pavarësisht situatave politike,ata, kishin në dorë gjithcka, kur të donin të të urrenin nxirnin të vdekurin nga vari e të gjenin njëmijë kleçka në biografi, kur donin të të mbanin afër edhe armik të ishe, i zbutnin gjërat si të deshnin vetë..

 

Tjeter e vecantë e tyre, ishte se ato të dyja mëmë e bija Rozalinja, dhe Natalia, para se të delnin në këtë xhiro do ti shikoje ne ballkonin e tyre ne katin e tretë gjithmonë me ‘’bikutina’’ në kokë të cilat i mbanin cdo mbrëmje para se të dilnin në xhiro me orë të tëra .

 

Ato, natyrisht kishin edhe punëra të mira, Rozalinja ishte llogaritare e lartë ne qëndrën e Arkave të Kursimit në qytet ndërsa Natalia, ishte msuese fiskulture në gjimnazin e qytetit, me pak fjalë ishin kuadro .

 

Me thënë të drejtën u kishte zili i gjithë qyteti,ndoshta edhe fjalët e këqia që mernin dhenë njëherë për njërën a njëherë për tjatrën, mund ti quaja edhe shpifje. Unë i kisha komshie rinim në pallate karshi njëri tjatrit edhe në të njëjtin kat, na ndante vetëm një rrugicë, i shikoja nga ballkoni im  çdo lëvizje të tyre po thuaj më cdo kohë.

 

Ato, kishin miqësi me të vërtetë me kuadro të rrethit gjë që nuk e mohonte kush, se atje për vizitë shkonin ata të medhenjtë edhe me familjet e tyre dhe kjo ‘’zbuste’’ sadopak ato thashethëmet që në këto raste hamëndësohet sipas qejfit të gjthsecilit.

 

U përpoqa dhe nëpërmjet kangjellash atë ditë u dhashë të njohur duke i përshndetur me dorë, menjehrë sa më dalloi u afrua Natalia matanë atyre kangjellave, e më foli në emër…Petrit, Petrit…pse mendohesh përpiqu e futu edh ti me ne…nuk shikon se ç’po bëhet po ikën e gjithë Shqipëria…ja këtu me ne është edhe Iliri, djali i sekretarit të parë…e shikon ja ai atje, me atë shaminë me ngjyrashumë e lidhur në kokë,i thamë edhe të atit të vinte po ai nguroi…këtu ke të gjithë ajkën, mos e diskuto…s’ka më Shqipëri, nuk shikon o zi, ke këtu brënda doktorë, inxhinjerë, profesorë, oficerë e komunista…ç’prêt…. ? Futu sa nuk është vonë….do na përcjellin s’kanë ç’bëjnë duan apo s’duan, u plasi bomba në dorë…futu të lutem do jemi bashkë…në këtë kohë me vështirësi të madhe nëpër turmë u afrua edhe e ëma e saj…Z Rozalinjë…e cila më foli me zë….futu ç’pret akoma tallonin….o Petrit, hajde ngjitu,mos vono… !

 

Jo faleminderit u thashë, unë do përpiqem të mar vizë…nuk mundem. Juve ju uroj fat dhe mbarësi….U largova nga to me mbresa shumë të mira, dhe e mora me mënd ose e mendova më pas se Iliri, djali i të parit, që ishte inxhinjer elektrik e moshatar me Natalien, do të martoheshin bashkë ose do kenë pasë lidhje shpejt...!

 

U dhashë lamtumirën dhe mëndja më rinte tek ato gra të qytetit tim që edhe në atë rëmujë dhe ankth mbarëpopullor‘’bikutinat’’ nuk i kishin hequr nga koka… !

 

Ej thashë me vete si është kjo jetë….disa krihen e disa digjen, mijra të tjerë shqiptarë e shqiptarka më pas nuk panë nga ikën me det e me tokë si të tërbuar drejt ‘’Lirisë’’së adhuruar të Perëndimit..

 

2—U deshën plot njezet vjet më pas të mësoja historinë e tyre.

 

Krejt rastësisht po kthehesah me pushime nga mëmëdheu ku kisha ndënjur në qytetin tim plot katër muaj.

 

Ndodhesha në aeroportin e Frankfurtit, ku do të rija për të pritur me shumë se katër orë. . avjonin për të kaluar Antllantikun .

 

E mora me nge se ishin mjaft orë për të pritur.

 

Me çantën në krah përpiqesha të zija një nga kariket luksoze të sallës së pritjes të kaloja nja dy a tre orë me të lexuar ndonjë libër që mar gjithmonë me vete.        

 

Neise, u sistemova disi, nxora librin nga çanta e lashë atë mënjanë, hoqa këpucët dhe thashë të lexoja por më parë hodha sytë rreth e rotull se mos shikoja ndonjë bashkëkombas të kaloja ato orë, si nuk më zuri syri njeri fillova të çfletoj, kur aty për aty para meje duke më thirur në emer u paraqit Natalia, ajo, siç duket kishte kohë që më vërente por unë kurrë nuk e mendoja të shikoja atë kategorikisht që jo, hapa sytë dhe nuk doja ta besoja...dhe kur ajo e tëra ndodhej para meje sinqerisht u befasova...po po ishte Natalia gjitonia ime, këtë radhë pa bikutina në kokë, ajo,ishte krah per krah me Romeon...burgaxhiun dhe djalin më arakat e më të rezikshëm që kishte qyteti im...në atë kohë ! Ishte i tmershem këmbë e urës si thotë populli.

 

Sinqerisht, ndjeva keqardhje që e pashë të lidhur dorë më dorë me të. Nuk e dhashë veten, u përpoqa të beja aktorin, Romeon e kisha pasur në punë dikur, por atë e futën në burg për vjedhje qysh në adoleshencë, kishte dalë nga burgu dhe sërish e kishin dënuar për grupazhe a për spiunllëk, me pak fjalë ishte nje njeri tejet i neveritshëm...e problematik, më prishi komplet humorin, gjithsesi isha i detyruar t’i respektoja deri sa vetë më folën....!

 

I takova me përzëmërsi, bile Romi, ishte plotësisht i sjellur në fillim dhe i respektuar...filloi të tregonte Natalies, kohën kur unë isha dikur përgjegjes i tij, kur ai kishte dalë nga burgu i parë...më keni ndihmuar më tha dhe si i tillë unë u jam shumë mirënjohës, ti je mik i mirë dhe çapajev, ç’kujton ti zoteri, ta haron Romi të mirën...jo, jo, janë të tjerë ata b....q... që bëjnë sikur nuk të njohin kur zënë ca para, por Romeo Limaj, se haron kurrë të mirën.

 

Sa me tha Natalia, që atë zotërinë që ri në atë stolin aty dhe lexon atje, e kam pasë gjiton...ç’qeva menjherë sytë dhe thashë mos ka qënë ndonjë dashnor i saj dhe u bëra kurjoz se s’ja hedh dot Romit as, kjo, e as e ama, apo ai b..q...burri i saj.

 

Le ta kruajë po deshi....këtu është Romeo Limaj....ja hedh trutë në erë kujtdo...Natalia më njef mirë mua, se të mos ishte Romi, nuk do ta shikoje këtu do ta kishin hedhur poshtë urave si një leckë...do ja kishin këputur qafën si të zogut....hë foli, Natale, ....thuaji të vërtetën kush tu gjënd pranë kur ishe në hall, pa mua....do kishe vajtë për dhjame qëni ! Petrit, mësoje njëherë e gjithmonë...të mos isha unë nuk do ta shikoje me gjitonen...ohuuu ti e mba mënd kur ishte atje...me bikutina në kokë që s’pirdhte nga njeri....ku vajtën ç’u bënë miqtë e saj....hë folë ?

 

Nuk u besoja veshëve për çfarë dëgjoja ,Natalia mu dhimbs...!.Thashë me vete ku ka rënë e mjera !

 

Qetë dhe me mirësjellje i them : Romi,…Ju faleminderit që më folët…më bëhet zëmra mal që jeni mirë dhe jeni në krah të Natalisë, e cila ka lënë një emer të mirë në qytet së bashku me zonjën Rozalinë, ato kanë qëndruar plot dinjotet dhe karakter të lartë dhe si të tilla i respektonte një qytet.....!

 

Ohu...përgjegjes, do të flas kështu nga kofidenca....me sa shikoj ora juaj ka ngeluar ne tetëdhjetë e pesën...kur vdiq Enveri...kanë ndryshuar kohët i dashur.

 

Hajde, më tha me ton urdhërues,vish këpucët mere atë çantë fute atë libër qe se ke ndarë gjithë jetën nga dora dhe hajde me ne, ke kohë boll do hamë drekë bashkë...drekë edhe drekë prifti bile të mbahet mënd...mos e çaj bythën...sa të kesh Romin , këtë fjalë vure në vesh...herë tjatër të qëndrosh këtu disa ditë me ne....ne do Ju presim, jo pse kemi nevojë, po dimë të nderojmë ata që na kanë nderuar, e ata që na kanë berë keq...do ju aq....p....e sëmes...se nja dy i kam regulluar me këto duar....!

 

Romi, aman të keqen akoma me atë fjalorin e qytetit tonë...aman të keqen mos përdor fjalë të tilla të lutem se kemi edhe Natalien këtu....ohooooo haaaa haa na bën moral përgjegjsi....po pse o të martë e mira Natalia, nuk i di këto gjëra...ohuuu, Gjermania i ka mësuar çdo kolpo....edhe fshatarëve e jo neve që jemi rahur me vaj e uthulll ou ç’na the haaaa ,të mos ishte e mësuar do ta kishte marë dreqi sic e mori, po të mos ishte ndodhur Romeo në ditët e vështira të saj .

 

            Natalia, që s’kishte ndryshuar po thuaj nga bukuria ishte si një shpirt, rinte pa folur dhe më dukej dhe si e frikuar, dhe si e menduar apo e matur....ishte shume serioze...ja lexova shpirtin ishte e vrarë...gjithsesi bëra të pa diturin dhe pranova kërkesën dhe respektin e tyre. Shkova të drekoja me ta.

 

            Thashë me vete, sikur të humbas edhe avjonin jam kureshtar të di se ç’farë ka ndodhur për këto njezet vjet me këto të “bikutinave” të cilat verbonin qytetin në atë kohë.

 

            Romi, si zot vëndi çante turmën e pasagjerve duke u përplasur me krahë e me gjoks pa i bërë përshtypje sjellja jo e hijshme, më duket se bënte të fortin që ta shikoja unë, mbasi Natalia e shkretë ja dinte huqet...! Morëm trenin ekspres njëshinësh të aeroportit dhe u nisëm tek gejti ku unë do të nisesha, të ishim  sa më afër kontrollit.

 

            U ulëm  e zumë vënd në një restorant të klasit parë. Si sitemuam çantën në kariken e katërt i them Romit , ku e falenderoj me gjithë zëmër për bujarinë e tij që drekën sado që të kushtonte ta paguaj unë....!

 

            Ai, si me sustë ngrihet nga tavolina e bërtet sa kishte në kokë duke i rënë trapezit me pëllëmbë me gjithë fuqinë e tij prej varvati....dëgjo këtu Petrit Kokali, nuk kanë lindur ata burra as do të lindin të turpërojne Romeo Limën, hiqe nga mëndja,prandaj të lutem shumë ulu atje dhe nderoma trapezin, po qe ai Petrit që kam njohur unë ne rininë time, hë te lutem shumë di nga zakonet apo të ka tërbuar edhe ty Amerika...ha mer e ikë....!

 

            Natalia, më shkeli syrin dhe më orientoi të mos ndiehesha më dhe të mos e zgjatja muhabetin...kur ai  si një skifter në moment e kapi nga turinjte....moj...kuçkë...mos ja bën me sy e me këmbë...se unë të mbys me këto duar nuk kam vdekur une...e nderoj mikun si janë zakonet...ti je mesuar ndryshe po Romeo Limaj ështe lab gjysëm opingësh..!

 

            E mora me të qeshur dhe u përpoqa ta zbusja sadopak “kafshën’ e tërbuar...! Faleminderit i them për nderin që më bëni po kështu si veproni ju nuk është as drekë as darkë....po e bëni si drekë vakie që duhet ta hamë domosdo...për nder të të vdekurit....haaaaa haaa më kënaqe përgjegjes bëj shaka, mos e çaj bythën pi vere e dëndu, ke frike se s’kam Euro....po ku e çaj bythën une sa të jenë këto Nataliet....që u punon bytha....ku të lënë këto pa para.....thuaji Natalia, thuaji të lutem sa kam si Ty, unë jam Ali Pashai...po kjo pikerisht  eshtë Vasiliqia, me këtë ri, Romi, këtë e dua e kam shpirt për besnikërinë e saj, pa të tjerave u q...tëmën në b... u mar paret e ikë pirdhu !

 

Ç’kujton ti, ja u mar ato lekët pa ma bërë tërr veshi dhe ato,s’ndihen fare....ndërsa kjo ma ka rrëbyer zëmrën dhe e dua shumë...E kap nga flokët dhe i jep një të puthur Natalisë sa i zyri frymën...ajo qeshi dhe mezi u shkëput nga venduzet e tij ndër kohë që mbriti kamarjeri.

 

            Hëëë ore gjerman të q... deri nënën, se kur erdhe ti me ‘44, s’kisha lerë as unë e as Zani, pa do ta lëroja të tëmë....hë çdo merni JU, na drejtohet ne,ndër kohë i foli Romi  kamarjerit me një gjemanishte të kulluar prit edhe një minutë.

 

            Unë duke parë situatën që mund të kofrotoheshim nuk u mendova fare dhe porosita...një bërxollë viçi të skuqur shumë me garniturë patate dhe nje sallatë jeshile.... thashë në anglisht...,Ç’thua përgjegjes...ku jemi këtu tek restorant “gëlbaza’ në qytetin tonë...këtu, i thonë Doiçland a derëzi,...meret e para e dyta e treta deri tek e gjashta....OK, i them unë do mar ç’farë do marë Natalia.....haaaaaa po Natalia mase dëshëron....ndonjë gjë tjatër atë do marësh edhe ty....o i shkretë....mu shkreh gazi e pashë dhe mallëkova veten që pranova drekën e tij dhe u pleksa,  por sinqerisht m’u dhimbs ajo,“manarja” që kishte mbrapa ajo bishë me emrin njeri...!

 

Romi,na çave kokën, na solle për drekë mos na çaj bythën...porosit dhe mos na bën cubin...i thashë me inat...duke bërë të mërziturin, se edhe unë kur isha i ri “fryhesha’ si gjel...  !

 

            Më fal, më fal nuk e thashë me qëllim të keq po ja bëra shaka....!

 

            Gjithsesi u shtrua muhabeti, porositëm dhe pimë verë shumë, unë me karar, ata të dy si të limaksur kush të pinte me shumë aqë shumë piu Romi sa thashë me vete o zot kur të shkëptem prej tij, ndërsa me “manaren’ kisha qejf te rija dhe ta kisha pranë...dhe për inerci cdo sekondë shikoja orën....! Mos e shiko atë të shkretë, me thoshte Romi, duke rrokullyer shishet me vere Bordoje një nga një...një jetë ka njeriu...ja unë e kam jetën në dorë të Natalies, ajo ose më humb ose me zgjat jetën...po ama po bëri ndryshe të më hajë ne besë...ja heq kokën si të zogut...!

 

            E ula temperamentin e tij dhe u përpoqa të dija më shumë reth jetës së tyre, pavarësisht se e mora me mënd “punën’ e tij krijuese.

 

            Më tha, dhe me llafosi  u zbërthye siç duket edhe nga  euforia por edhe nga vera apo se me njifte për njeri të mirë dhe donte të çfrynte zëmerimin e shpirtit të tij.

 

Sa kisha dalë nga burgu më tha: desha të behesha njeri i mirë dhe të punoja me nder, nëna më pat vdekur kur unë isha në burgun e dytë, im atë pa dalë nga viti i nënës u nxitua dhe u martua sërish, ishte i ri dhe nuk i vë faj...po të duronte edhe pak do ishte më mirë, gjithsesi ngelëm unë edhe një motër më e vogël, nja gjashtëmëdhjetë vjeçe, u betova para saj se do ta mbaja afër dhe me nder, do përpiqesha të mos i mungonte gjë,por u zhgënjeva s’isha i zoti, ma rrëmbyen disa djem nga një fshat afër nesh dhe ma bënë prostitutë...m’u dhims për të dhe m’u deshën disa vjet që ti gjëja dhe mora hak....ata ishin në Londër, aty vajta dhe i rregullova që të dy...kjo kohë më mori pesë vjet....shpëtova dhe nuk më kapën, kisha dokumente të reme, motrën se gjeta kurrë, më më thanë disa të tjerë se ma kishin mbytur, nuk i gjeta dot as eshtrat...! U çmënda dhe shkallova fare, thashë me vete sot e tutje të dalë ku të dalë.

 

            Erdha këtu, natyrisht që kisha frikë nga gjithçka, nuk i besoja askujt në botë,po të dinin misterin e krimit tim,  mua do më zhduknin njëherë e gjithmonë, ata, njerëzit e atyre djemve që regullova unë më kërkojnë.

 

Hallall ja u kam bërë...o do ma q...nënën ose do jua a bëj si të parëve.

 

            Këtu sa erdha thashë të futem në ndonjë punë dhe të mos më marë vesh njeri se jam gjallë...janë plot njezet vjet që vuaj “fatin” si në Shqiperi edhe kendej....roj kot dhe jetoj kot jam kot dhe do vdes kot...!

 

            Punova në një tavernë disa muaj si ndihmës kamarjer...për ibret të zotit as lekët për cigare nuk më dilnin, desha të rija më vete ne ndonjë shtëpi, ishte e pa mundur të paguaja detyrimet e qirasë....u zura ngushtë desha të mbi jetoja....por.....,

 

ahere, Romit, fillonin ti binin lotët curk....!

 

            Natalia, e përqafoi dhe ju lut të mos vazhdonte më....i fola edhe unë...Romi, po ti je burrë, mbaje veten, i ka jeta këto, përpiqu të kthesh drejtim, së bashku me Natalien të ndërtoni jetën....!

 

            Ah...Petrit Petrit Kokali, të dija për burrë të mençur..e kupton që jetojmë në një shekull të eger ku njeriu ha njerinë....si jeta ime edhe e Natalies ka marë fund....!

 

 

            Duhen natë ditë muaj të them se ç’farë i ka ndodhur edhe kësaj të shkretës, që e detyruar qëndron me mua...vrasësin, të koruptuarin....të gjithë e braktisën....!

 

            Desha ta pyesja për të ëmën....për Ilirin, po e quaj të pa vënd pyetjen në këto çaste, e anullova, nuk e pyeta !

 

            Nesie, nuk mund të zgjatja muhabetin më me ta, i thashë dhe e porosita miqësisht dhe sinqerisht që të gjente rrugën e ndershme...!

 

            Nuk bëhet ndryshe me tha me plot gojën..që të jetosh këtu të duhet të jesh si shokët...i koruptuar, unë atë desha të beja...nuk e bëra dot, disa miq të mi nga fshati....u bënë parallinj, ndërtuan hotele vila, me pare të pista....edhe une të pista i kam po të pyesish Natalen sot kam plot, dhe nesër asnje pare në xhep....e di që do të më vrasin e di që kot jetoj.

 

 

            I falenderova dhe u perpoqa të shkëmbenim adresat...Natalia e mirëpriti, dhe me dha nr. e celualarit, natyrisht me pëlqimin e Romit që ishte edhe padroni saj...! Ai, më tha që mua duhet të më harosh se zor se do të takohemi më...unë jam bir i vdekjes..!

 

Ju Luta Natalisë që të më rëfente historinë e saj ose me mirë të ma shkruante....me leter duke i thënë se qyeti donte te mësonte më shumë për to.

 

Ajo, më tha në asnjë mënyrë...!

 

U përpoqa ta bindja që të më kuptonte kërkesën por koha ishte e shkurtër... nuk premtonte, më duhet të ikja...!

 

            Ata më përcollën me shumë përzëmërsi dhe respekt dhe jo pa qëllim më bënë surprizë që gati nuk më ra tavani i hekurt dhe i varur i Aeroportit....biletën time e çekingu e ëma  e Natalisë.... zonja Rozalinë, ....e cila siç më tha e bija, pak para se ti qasesha sportelit të saj se ajo... i kishte marë para pesë vjetesh burin e atë, djalin e sekretarit Ilirin,....atë, që pat dashuruar që në të ri...atë që e pashë që e shoqëronte në ambasadë ai, me shaminë shumëngjyrëshe mbi kokë....njëzet vjet me parë dhe për fat të keq ai, më thanë ata, se kishte edhe një vajzë me të...!

 

Sinqerisht, u trondita shumë dhe mendja më ktheu mbrapa, shumë vite kur ato të dyja “gra të bukura me bikutina”si dy yje kishin rënë e zbritur  mbi qytetin tonë për t’i dhënë më shumë dritë.

 

Zonja Rozalinjë, më pa më përshndeti me përzëmërsi pak si kokë ulur e vjedhurazi vuri buzën në gaz dhe më Uroi rrugë të mbarë ne Shqip ?  Unë nuk e falenderova .

 

Ajo,mu neverit..!

 

Mu mbushën sytë me lot....dhe ktheva edhe njëherë kokën të shikoja Romin, i cili ndër kohë më dha të kuptoja me shënjë se do ta therte edhe Rozalinjën...për pabesi ndaj të dashurës së tij.

 

Natalja më dha një të puthur me dorë në distancë...atë gjë bëri edhe Romi më pas.

 

Mendueshëm më pas e lashë aeroportin e Frankurtit dhe për gjithë kohës së flutrimit para syve kisha edhe Romeon edhe ato nënë e bija me “bikutina” !

 

  

pJp

 

dhjetor

 

2010.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora