Kulturë
Çerkin Bytyçi: Ansambli ''Emin Duraku'' nga Zhuri qëndron në Gjermani
E shtune, 09.04.2011, 07:55 PM
Nga një program i artistëve të Zhurit
Nga data 16 deri më 23 prill
ANSAMBLI ”EMIN DURAKU” NGA ZHURI QËNDRON NË GJERMANI
Nga Çerkin Bytyçi
Kjo turne organizohet nën patronatin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në
Ansambli “Emin Duraku” nga Zhuri, gëzon epitetin e njërit nga ansamblet më aktive dhe më të suksesshme në Kosovë, ndaj me plotë arsye, mirëpritet kudo dhe kahdo që prezantohet. Në turnen në Gjermani, ky ansambël, arrin me një program solid, karakteristik përkah përmbajtja, me valle dhe këngë që ndiqen me ëndje dhe impresionojnë, e që publiku i këtushëm, rrallëherë ka rastin ti ndjek nga afër. Akoma janë të freskëta kujtimet e artdashësve nga koncertet e shumta që artistët nga Zhuri, në Gjermani, i shfaqën në vitin 2004, kur poashtu, në turnen e organizuar, u prezantuan dhjetra paraqitje mbresëlënëse. Kështu do të jet edhe kësaj here, mbase, zhurjanët, për këtë vizitë janë përgatitur një kohë të gjatë. Qëllimi është që mërgimtarëve tanë dhe publikut gjerman, ti mundësohet ndjekja
nga afër e vlerave të mirëfillta kulturore, para së gjithash folklorike nga Kosova, që përshkohen nga veshjet karakteristike autoktone, ritmet e muzikës tradicionale, vallet dhe këngët që shquhen me melosin që kultivohet me përkushtim.
Emblema e Ansamblit “Emin Duraku” të Zhurit
Një nismë e tillë e prezantimit të kulturës sonë para publikut jashtë Atdheut, gjithësesi se është për tu lavdëruar dhe se me këtë organizim, Ambasada e Republikës së Kosovës në
Turnenë e tyre në Gjermani, zhurjanet të cilët i janë mirënjohës Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë që iu mundësoi qëndrimin në këtë vend mik të shqiptarëve, do ta fillojnë me koncertin që do të shfaqet më 16 prill në Singen, për të vazhduar pastaj edhe në disa qytete tjera si në Ludwigsburg, Düsseldorf, Berlin etj. Kështu, me programet e veta, ky ansambël, do të sjell freski në jetën kulturore dhe përditshmërinë e diasporës shqiptare, e cila, kaherë nuk ka shijuar vlerat e mirëfillta të thesarit të pasur folklorik të trevave tona.
Anëtarët e Ansamblit nga Zhuri nga një vizitë në Shqipëri, me presidentin Bamir Topi